E premte, 26.04.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Arti i veshur në tre pamje

E shtune, 28.07.2012, 06:15 PM


ARTI I VESHUR NË TRE PAMJE

Tablotë pikturale të Jona Dividit, sikur flasin me gjuhën e konfiguracioneve të virgjëra natyrale nga begatitë e hapësira të ndryshme gjeografike, të derdhura mbi kanavacë në forma dhe pamje të lakmueshme artistike, për të na dhuruar gjithë tërësinë kreative që flet për guximin e shprehjes ekspresive të kësaj artiste guximtare.

Nga Remzi Limani

Artistja Tiranase, Jona Dividi (1983) me kreacionet e saja të shumta nga fusha e pikturës, grafikës dhe skulpturës, bën sintetizimin e së bukurës artistike, duke u sprovuar në të tri fushat e artit figurativ. Për veprat e saja artistike, kësaj radhe do të flasim për çasjen dhe frymën e shprehjes figurative ndaj pikturës dhe grafikës. Nëse e shohim në krijimet pikturale, do t`i vërejmë ngjyrimet e ngjashme edhe në kreacionet e fletëgrafikave figurative. Pra, që në fillim të pamjes së parë, në pikturat e artistes respektive, vërejmë ngjyrimet e një koloriti të këndshëm shpërthyes, i cili bartet edhe në grafikat e realizuara.

Piktura tre dimensionale

Piktura e saj vishet me ngjyrat e jetës dhe të bukurës artistike, nëpër të cilën na vjen drita nga qielli prajsor dhe shpresa për një frymëmarrje të bollshme... këtu dominon e Kuqja. e Kaltra, e Verdha dhe të tjerat me paletën e pasur të nuancave të përpunuara dhe të ekzekutuara në tablotë e krijueses sonë. Pra, tablotë pikturale sikur flasin me gjuhën e konfiguracioneve të virgjëra natyrale nga hapësira të ndryshme gjeografike, të derdhura mbi kanavacë në forma dhe pamje të lakmueshme artistike, për të na dhuruar gjithë tërësinë kreative që flet për guximin e shprehjes ekspresive të kësaj artiste guximtare, ngase, vetëm shprehjet e guximshme na japin pasqyrimin e një karakteri të paluhatshëm në punën krijuese dhe kreacionet që flasin me një gjuhë shprehëse. Së këndejmi, në prezantimet e saja pikturale, shohim realizime të shumta nga fusha e peizazhit modern me gjithë strukturimet në sipërfaqe, të silat nxjerrin në pah konfiguracionin tokësor duke i dhënë edhe dimension të begatë figurativ. Në kët kuptim, Jona Dividi, me sukses e ndërton strukturën pikturale duke e veshur edhe me dimensionin e tretë piktural. Në shtjellimet artistike, pa vështirësi, nga peizazhet e realizuara, vërejmë shtrirjet dhe ngritjet e bukurive natyrore. Aty shohim majat e bjeshkëve, kanjonet, misteriet e qiellit plot shpërthime rrufesh ngjyrash së bashku me derdhjen e këndshme të nuancave, të cilat na përvetësojnë mendjen e hutuar nga bukuritë dhe format që na bëjnë për vete.

Grafika figurative

Edhe këtu, në fushën e grafikës figurative, Artistje jonë, me seriozitet dhe çasje studioze bën matarializimin artistik, duke e ruajtur baraspeshën estetike - figurative në kuptimin e teorisë së hapësirës mbi vlerat kompozicionale. Andaj, formulimet grafike kanë një kompozicion figurativ të qëndryeshëm dhe të pranueshëm në kuptimin e realizimit artistik. Strukturimet e sipërfaqeve dhe palisja e ngjyrave dhe formave ndër më të ndryshmet, grafikën e Jonës e bëjnë të begatë dhe të arrirë me të gjitha përmasat dhe vlerat e një arti modern. Prandaj, grafikat e realizuara nga dora e sigurt e artistës sonë të talentuar, na bën ta kuptojmë mëndesinë e saj krijuese, pasionin dhe gjakimin e saj për ta krijuar të bukurën e veshur me gjithë normat me të cilat legjitimohet arti dhe artisti i mirëfilltë...

 

Pikturë e realizuar nga, Jona Dividi

Grafikë e realizuar nga, Jona Dividi



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora