E premte, 26.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Poetika e Agollit, madhështia tronditëse e thjeshtësisë

E premte, 27.07.2012, 06:58 PM


Poetika e Agollit, madhështia tronditëse e thjeshtësisë

Nga Hyqmet Hasko

Dritëro Agolli është një nga poetët më origjinalë dhe më të rëndëishëm të letrave poetike shqipe. Poet, prozator, eseist, njeri eruidt dhe me shije të holla estetike, idealist dhe progresist me kontribute të fuqishme letrare e jashtëletrare, Agolli është një zë unik, i papërsëritshëm në letrësinë e botës shqiptare. Agolli mbetet një ikonë e mendimit shqiptar, një moderator i madh që prodhon vlera, në një shoqëri që ka aq shumë nevojë për këto vlera, për kualittete kulturologjike, etike dhe morale të përmsave të tij.

Që kur erdhi në letrat shqipe, këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë e gjer më tani, kur ende vazhdon të shkrujaë poezi dhe të krijojë vlera të kualitetve të larta artistike, Agolli ka qenë dhe mbetet një krijues i dashur për shtresat më të gjëra të shoqërisë shqiptare, një bard i këngëve të vendit të tij, të cilin e ka mbartuar me vete, kudo ku i ka shkelur këmba, si peng dashurie dhe malli të pa cak.

Njësimi i poetit me etninë, si pjesë e vektorit psiko-gjeo-historik të një etniteti të caktuar, është dimensioni më i epërm i sprovave të tij estetike dhe jashtëestetike, në tentativën për t’u identifikuar në horizontalitetin dhe vertikalitetin e botës së letrave poetike. Ajo që me të drejtë studiuesi i mirënjohur Sabri Hamiti e quan “poezi e etnisë”, mund t’i shlkonte ndoshta më shumë për shtat se gjithëkujt në botën e letrave shqipe, Dritëro Agollit, këtij apostolli të poezisë që i ka rrënjët në tokën e tij, mes njerëzve të vendit të tij.

Në këtë dimension të poetikës së Agollit është tentativa e tij për t’u bërë pjesë e rrënjëve të gjenezës historike, pjesë e traditës dhe modernitetit, pjesa e fatit dhe fatalitetit historik, në kërkim të gjurmëve të etnisë, si esencë e vetë artit të poezisë që ai shkruan.

Agolli ndërton paralele figurative në kohë dhe hapësirë, me anë të të cilëve ravijëzon burimin autokton të mitit dhe historisë, me finesën, bukurinë, fuqinë dhe qashtërsinë e simboleve më autentike të botës shqiptare.

Agolli u identifikua me dheun e vendit të tij, me plisat dhe baltën e arave, me ugaret, grunajat, pyjet dhe ahishtet e tokës së tij, me sharmin dhe bukurinë virgjine të një bote, që vetëm ai dinte ta sillte në filtrin e një poezie elitare, me shijen dhe ngjyrat e gjalla të tokës dhe dashurisë njerëzore.

Duke deklaruar se po sillte baltën e arave në Lidhjen e Shkrimtarëve, Agolli, në fakt, pohonte kredon e tij poetike, lidhjen pazgjidhshmërisht me fatet e kohës dhe të tokës së tij, me rrënjët e vendlindjes, me vetëdijen e plotë të dashurisë për njerëzit e thjeshtë dhe gjërat e thjeshta të kësaj bote.

I shkrirë në një botë të thjeshtë e të hyjnizuar, me aromën e tokës, të bimëve, me aromën e barit të kositur, me lulet e pemëve, me erën e maleve, me idilin baritor të blegërimave të deleve, me sharmin e odës shqiptare, me kënaqësinë e të shijuarit të rakisë, të ujit dhe bisedave me bashkëfshatarët dhe bashkatdhetarë e tjerë, me sakrificat dhe kënaqësinë e jetës kudo në atdhe, poezia e tij është një testament i gjallë, ku ai na porosit që dashuria ndaj Atdheut dhe njerëzimit t`i tejkalojë dhe t’iu jap kuptim e vlerë të gjitha dashurive.

Për shkak të kësaj afërsie deri në shkrirje me këto gjëra kaq të thjeshta dhe kaq të prekshme, ai është një poet i thjeshtësisë së madhërishme, dehëse dhe trallisëse, i asaj thjeshtësie që mban gjallë dhe në këmbë të gjitha ndjesitë e bukura njerëzore të kësaj bote, idilin dhe delikatesën, mallin, erotizmin, finesën etj. Vargjet e tij poetike janë shprehur me kthjelltësinë e thjeshtësisë e mprehtësisë së mençurisë shqiptare, me një logjikë të shëndoshë ndërthurjesh artistike, ku me një bukuri të këndshme përthithet, përvetësohet, shijohet si uji i krojeve që buron nga rrënjët e ahut gjithë fuqia sugjestive dhe creative e artit të tij poetik.

Poetika agolliane është plot humor, plot dashuri, plot tipare njerëzore, plot thyerje dhe oshëtima që vijnë sa nga realiteti I gjallë, I ngritur madhërishëm në art poetic, aq dshe nga fiksioni, përfytyrimi dhe fantasia e pasur ilumniste e këtij bardi të madh. Kushdo që ka që ka lexuar e shijuar vargjet e Dritëroit, ka mësuar nga vepra e tij, ka marrë nektarin e luleve të pyllit e fushës, ushqimin më të shëndetshëm shqiptar, që është dashuria për natyrën dhe shpirtin e bukur kolktiv kombëtar e mbarënjerëzor.

Dritëro Agolli duke shkruar për nënë Shqipërinë ka shprehur në mënyrën më të natyrshme dashurinë për të. “Mendimet e mia më mblidhen si bletët rreth nënës/ Nënë Shqipëri, nënë Shqipëri!” Duke   evokuar historinë, luftërat, përpjekjet e popullit shqiptar, të Shqipërisë dhe te kombit tonë për të mbijetuar, për të gjallëruar, për të trashëguar bijtë e saj e  duke i identifikuar dëshmorët e heronjtë dhe njerëzit e devotshëm shqiptarë me Shqipërinë, shpërthejnë vargjet e fuqishme artistike që kanë simbolikën e veçantë letrare dhe na thotë:

“Duart tua që u regjën nga puna Dhe gishtërinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve, Dhe mesi që u hollua nga gjerdanët e fishekëve, Dhe ballin që u rrudh dhe u lërua nga mendimi, Dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra, Dhe këmbët që u zmadhuan nga ecja e mundimi, Dhe qerpikët që dogjën nga baruti në shkrepa.”

Vetëm nga këto vargje mund të dalë një studim i mirë letrar, edhe pse fjalët na duken të thjeshta, ato janë brumë, i tëri artistik dhe fuqi e thellë patriotike. Janë një pasqyrë e një vetëdije të lartë njerëzore dhe estetike, një hymn madhështor dhe konkret i thjeshtësisë tronditëse, që të përfshin e gjitha, më vorbullat përpirëse të saj, në kredon dhe kreativitetin e një pene aq të gjallë dhe dinamike, sa të duket sikur poeti nuk është vetëm shkrues dhe kumtues i një arti të madh poetik, por dhe protagonist I madh historic I fateve të kombit të tij.

Kur poeti e gdhend mirë fjalën, kur ajo buron nga zemra dhe shkon drejt  zemrave, siç e ka thënë Dritëroi, ajo bëhet aq e afërt, aq shpirtërore sa nuk ka asgjë që mund ta shqitë lexuesin nga një krijmtari e tillë.

Prandaj lirisht mund të thuhet se në tërësi vepra e tij është pasuria më madhe e letërsisë së sotme shqipe, që e ka bërë lexuesin e ndërgjegjshëm shqiptar të mos shqitet nga krijimtaria e këtij shkrimtari që i mbushi plot tetëdhjetë vite dhe vazhdon të jetojë për hir të artit poetik, për hir të artit të shkrimit estetik në përgjithësi, për hir të atyre mijëra e mijëra lexuesive nga Shqipëria, Kosova, Shqipëria Lindore nën Maqedoni, Mali i Zi, Çamëria. diaspora, gjithë hapësira etnike dhe shpirtërore e botës shqiptare, që e ka bërë poezinë e këtij vigani të latrave tona pjesë e identitetit dhe shpalimeve të veta artistike dhe kulturoologjike.  Dritëro Agolli na ka dhuruar pasurinë letrare- artistike të mendjes së tij të ndritur dhe na ka frymëzuar për një Shqipëri të bashkuar, për ta zhvilluar e përparuar dhe për t`ju përkushtuar asaj tërësisht, për të sakrifikuar e mbrojtur me të gjithë qenien tonë për të ruajtur në zemër dashurinë për  atë, të freskët dhe mbi të gjitha dashuritë të tjera.

Për misionin e shenjtë që kanë, të gjitha poezitë e Agollit, pa përjashtim, janë të mira dhe shumë prej tyre të shkëlqyera, ato  janë poezi të drejtpërdrejta, të pastra dhe të depërtueshme, me një kolorit të fortë gjuhësor, strukturor, të pasur në figura dhe në emocione. Ajo që të tërheq vëmendjen është thollësia e detajeve, seleksionimi i kujtesave, pastërtia e imazheve, një botë që lëviz në harmoni me natyrën dhe shpirtin njerëzor, me vogëlisrat, në dukje, të jetës, por që në fakt janë sharmi dhe bukuria e saj.

Letërsia shqipe, posaçërisht poezia, sidomos në këtë gjysëmshekullin e fundit, me aq shumë kthesa dhe përplasje historike, me aq shumë fitore dhe humbje të pariparueshme, qoftë në kohën, qoftë në imazhin e botës shqiptare, duhet të jetë fatlume që pati në gjirin e saj një poet dhe një shkrimtar të përmasave të Dritëro Agollit, i cili është një ikonë e gjallë e një arti poetik elitar, një shkollë poetike, ku mund të mësojnë të gjithë brezat e krijuesve të poezisë, e cila, siç thotë një tjetër simbol i madh poetic, mjeshtriDe Radë, ka lindur në këto brigje dhe në këto brigje do të kthehet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora