| E premte, 27.07.2012, 06:58 PM |
Poetika e
Agollit, madhështia tronditëse e thjeshtësisë
Nga Hyqmet Hasko
Dritëro
Agolli është një nga poetët më origjinalë dhe më të rëndëishëm të letrave
poetike shqipe. Poet, prozator, eseist, njeri eruidt dhe me shije të holla
estetike, idealist dhe progresist me kontribute të fuqishme letrare e jashtëletrare,
Agolli është një zë unik, i papërsëritshëm në letrësinë e botës shqiptare. Agolli
mbetet një ikonë e mendimit shqiptar, një moderator i madh që prodhon vlera, në
një shoqëri që ka aq shumë nevojë për këto vlera, për kualittete
kulturologjike, etike dhe morale të përmsave të tij.
Që kur
erdhi në letrat shqipe, këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë e gjer më tani, kur
ende vazhdon të shkrujaë poezi dhe të krijojë vlera të kualitetve të larta
artistike, Agolli ka qenë dhe mbetet një krijues i dashur për shtresat më të gjëra
të shoqërisë shqiptare, një bard i këngëve të vendit të tij, të cilin e ka
mbartuar me vete, kudo ku i ka shkelur këmba, si peng dashurie dhe malli të pa
cak.
Njësimi i
poetit me etninë, si pjesë e vektorit psiko-gjeo-historik të një etniteti të caktuar,
është dimensioni më i epërm i sprovave të tij estetike dhe jashtëestetike, në tentativën
për t’u identifikuar në horizontalitetin dhe vertikalitetin e botës së letrave
poetike. Ajo që me të drejtë studiuesi i mirënjohur Sabri Hamiti e quan “poezi
e etnisë”, mund t’i shlkonte ndoshta më shumë për shtat se gjithëkujt në botën
e letrave shqipe, Dritëro Agollit, këtij apostolli të poezisë që i ka rrënjët në
tokën e tij, mes njerëzve të vendit të tij.
Në këtë dimension
të poetikës së Agollit është tentativa e tij për t’u bërë pjesë e rrënjëve të gjenezës
historike, pjesë e traditës dhe modernitetit, pjesa e fatit dhe fatalitetit
historik, në kërkim të gjurmëve të etnisë, si esencë e vetë artit të poezisë që
ai shkruan.
Agolli ndërton
paralele figurative në kohë dhe hapësirë, me anë të të cilëve ravijëzon burimin
autokton të mitit dhe historisë, me finesën, bukurinë, fuqinë dhe qashtërsinë e
simboleve më autentike të botës shqiptare.
Agolli u
identifikua me dheun e vendit të tij, me plisat dhe baltën e arave, me ugaret,
grunajat, pyjet dhe ahishtet e tokës së tij, me sharmin dhe bukurinë virgjine të
një bote, që vetëm ai dinte ta sillte në filtrin e një poezie elitare, me
shijen dhe ngjyrat e gjalla të tokës dhe dashurisë njerëzore.
Duke
deklaruar se po sillte baltën e arave në Lidhjen e Shkrimtarëve, Agolli, në fakt,
pohonte kredon e tij poetike, lidhjen pazgjidhshmërisht me fatet e kohës dhe të
tokës së tij, me rrënjët e vendlindjes, me vetëdijen e plotë të dashurisë për
njerëzit e thjeshtë dhe gjërat e thjeshta të kësaj bote.
I shkrirë
në një botë të thjeshtë e të hyjnizuar, me aromën e tokës, të bimëve, me aromën
e barit të kositur, me lulet e pemëve, me erën e maleve, me idilin baritor të blegërimave
të deleve, me sharmin e odës shqiptare, me kënaqësinë e të shijuarit të rakisë,
të ujit dhe bisedave me bashkëfshatarët dhe bashkatdhetarë e tjerë, me
sakrificat dhe kënaqësinë e jetës kudo në atdhe, poezia e tij është një testament
i gjallë, ku ai na porosit që dashuria ndaj Atdheut dhe njerëzimit t`i tejkalojë
dhe t’iu jap kuptim e vlerë të gjitha dashurive.
Për shkak
të kësaj afërsie deri në shkrirje me këto gjëra kaq të thjeshta dhe kaq të prekshme,
ai është një poet i thjeshtësisë së madhërishme, dehëse dhe trallisëse, i asaj
thjeshtësie që mban gjallë dhe në këmbë të gjitha ndjesitë e bukura njerëzore të
kësaj bote, idilin dhe delikatesën, mallin, erotizmin, finesën etj. Vargjet e
tij poetike janë shprehur me kthjelltësinë e thjeshtësisë e mprehtësisë së mençurisë
shqiptare, me një logjikë të shëndoshë ndërthurjesh artistike, ku me një bukuri
të këndshme përthithet, përvetësohet, shijohet si uji i krojeve që buron nga rrënjët
e ahut gjithë fuqia sugjestive dhe creative e artit të tij poetik.
Poetika
agolliane është plot humor, plot dashuri, plot tipare njerëzore, plot thyerje
dhe oshëtima që vijnë sa nga realiteti I gjallë, I ngritur madhërishëm në art
poetic, aq dshe nga fiksioni, përfytyrimi dhe fantasia e pasur ilumniste e këtij
bardi të madh. Kushdo që ka që ka lexuar e shijuar vargjet e Dritëroit, ka mësuar
nga vepra e tij, ka marrë nektarin e luleve të pyllit e fushës, ushqimin më të shëndetshëm
shqiptar, që është dashuria për natyrën dhe shpirtin e bukur kolktiv kombëtar e
mbarënjerëzor.
Dritëro
Agolli duke shkruar për nënë Shqipërinë ka shprehur në mënyrën më të natyrshme
dashurinë për të. “Mendimet e mia më mblidhen si bletët rreth nënës/ Nënë Shqipëri,
nënë Shqipëri!” Duke evokuar historinë,
luftërat, përpjekjet e popullit shqiptar, të Shqipërisë dhe te kombit tonë për
të mbijetuar, për të gjallëruar, për të trashëguar bijtë e saj e duke i identifikuar dëshmorët e heronjtë dhe
njerëzit e devotshëm shqiptarë me Shqipërinë, shpërthejnë vargjet e fuqishme
artistike që kanë simbolikën e veçantë letrare dhe na thotë:
“Duart
tua që u regjën nga puna Dhe gishtërinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve,
Dhe mesi që u hollua nga gjerdanët e fishekëve, Dhe ballin që u rrudh dhe u lërua
nga mendimi, Dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra, Dhe këmbët që u
zmadhuan nga ecja e mundimi, Dhe qerpikët që dogjën nga baruti në shkrepa.”
Vetëm nga
këto vargje mund të dalë një studim i mirë letrar, edhe pse fjalët na duken të thjeshta,
ato janë brumë, i tëri artistik dhe fuqi e thellë patriotike. Janë një pasqyrë e
një vetëdije të lartë njerëzore dhe estetike, një hymn madhështor dhe konkret i
thjeshtësisë tronditëse, që të përfshin e gjitha, më vorbullat përpirëse të saj,
në kredon dhe kreativitetin e një pene aq të gjallë dhe dinamike, sa të duket
sikur poeti nuk është vetëm shkrues dhe kumtues i një arti të madh poetik, por
dhe protagonist I madh historic I fateve të kombit të tij.
Kur poeti
e gdhend mirë fjalën, kur ajo buron nga zemra dhe shkon drejt zemrave, siç e ka thënë Dritëroi, ajo bëhet
aq e afërt, aq shpirtërore sa nuk ka asgjë që mund ta shqitë lexuesin nga një krijmtari
e tillë.
Prandaj
lirisht mund të thuhet se në tërësi vepra e tij është pasuria më madhe e letërsisë
së sotme shqipe, që e ka bërë lexuesin e ndërgjegjshëm shqiptar të mos shqitet
nga krijimtaria e këtij shkrimtari që i mbushi plot tetëdhjetë vite dhe vazhdon
të jetojë për hir të artit poetik, për hir të artit të shkrimit estetik në përgjithësi,
për hir të atyre mijëra e mijëra lexuesive nga Shqipëria, Kosova, Shqipëria
Lindore nën Maqedoni, Mali i Zi, Çamëria. diaspora, gjithë hapësira etnike dhe
shpirtërore e botës shqiptare, që e ka bërë poezinë e këtij vigani të latrave
tona pjesë e identitetit dhe shpalimeve të veta artistike dhe kulturoologjike. Dritëro Agolli na ka dhuruar pasurinë letrare-
artistike të mendjes së tij të ndritur dhe na ka frymëzuar për një Shqipëri të bashkuar,
për ta zhvilluar e përparuar dhe për t`ju përkushtuar asaj tërësisht, për të sakrifikuar
e mbrojtur me të gjithë qenien tonë për të ruajtur në zemër dashurinë për atë, të freskët dhe mbi të gjitha dashuritë të
tjera.
Për
misionin e shenjtë që kanë, të gjitha poezitë e Agollit, pa përjashtim, janë të
mira dhe shumë prej tyre të shkëlqyera, ato
janë poezi të drejtpërdrejta, të pastra dhe të depërtueshme, me një kolorit
të fortë gjuhësor, strukturor, të pasur në figura dhe në emocione. Ajo që të tërheq
vëmendjen është thollësia e detajeve, seleksionimi i kujtesave, pastërtia e
imazheve, një botë që lëviz në harmoni me natyrën dhe shpirtin njerëzor, me vogëlisrat,
në dukje, të jetës, por që në fakt janë sharmi dhe bukuria e saj.
Letërsia
shqipe, posaçërisht poezia, sidomos në këtë gjysëmshekullin e fundit, me aq
shumë kthesa dhe përplasje historike, me aq shumë fitore dhe humbje të pariparueshme,
qoftë në kohën, qoftë në imazhin e botës shqiptare, duhet të jetë fatlume që pati
në gjirin e saj një poet dhe një shkrimtar të përmasave të Dritëro Agollit, i
cili është një ikonë e gjallë e një arti poetik elitar, një shkollë poetike, ku
mund të mësojnë të gjithë brezat e krijuesve të poezisë, e cila, siç thotë një tjetër
simbol i madh poetic, mjeshtriDe Radë, ka lindur në këto brigje dhe në këto
brigje do të kthehet.