E premte, 26.04.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Mendime

Shpëtim Alimeta: Gjuha Shqipe dhe politikat e organizuara institucionale

E diele, 06.04.2008, 11:40 AM


Gjuha Shqipe dhe politikat e organizuara institucionale - kohe të reja - probleme të vjetra në lëmin gjuhësor dhe identitetin tonë kombetar.

Nga Shpëtim Alimeta

Në familjen e popujve te Europes jane te rralle popujt qe kane paguar kaq shtrenjte te drejten per te jetuar i lire e me dinjitet ne sy te qytetrimit Europian, sa populli shqiptar. Akoma me te rralle jane popujt qe kane patur nje gjuhe kaq te lashte sa shqipja dhe ne te njejtin kohe nje kristalizim dhe vetedije shtetformuese kaq te vone sa populli shqiptar pas ideve shtetformuese te Revolucionit Frances.
Por mund te thuhet me bindje se faktori i perbashket gjuhesor luajti rol te padiskutueshem ne shpetimin dhe ruajtjen e elementit shqiptar ne procesin e rilindjes sone kombetare.
Mundet te thuhet gjithashtu se gjuha per shqiptaret eshte po aq paresore sa c’eshte vet fluturimi per shpendin me te cilin ata jane identifikuar-shqiponjen.

Kjo paradigme u kuptua mjaft mire nga rilindasit tane atehere kur fatet e nje populli te percare ne gjashte njesi administrative (vilajete e sanxhaqe); te ngujuar nga pese lloje ligjesh te pashkruara / kanuneve te pa ndricuara nga arsyeja; me nje tradite shkrimi ne me shume se kater alfabete; krejt te verbuar gjer në marri ne tri fe, ndare ne dy nengrupe Tosk e Geg, si shqiponja dykrenare ne flamurin e tyre – e tera kjo mbyllur ne nje hapsire te thyer malore dhe shkembore me mungesa te theksuar komunikimi me krahinat e tjera ndervedi dhe me lidhje te nëmura me Kontinentin Meme-Europen.

Flamuri i Kastriotajve dhe gjuha e folur shqipe ne hapsiren shqiptare ne fund te shekullit 19te qene pothuajse te vetmit element qe i bashkonin shqiptaret me gjithe e dasite e barrierat e mesiperme. Ndaj dhe ata qe ishin udheheqesit e pare te formimit te shtetit Shqiptar, apo te Derguarit e pare ne Oboret dhe Kancelarite e Fuqive Europiane te atehershme per te kerkuar njohjen e mevehtesise se trojeve shqipe qene ne te njejten kohe: mesonjes, etnografe, shkrimtare, hartues alfabetesh, gjuhetare dhe studiues te ndritur te shqipes dhe vizionare largpames.

Kohet e fundit, kur po mbushet pothuaj nje shekull nga hedhja e themelet te shtetit modern Shqiptar dhe kur shqipja ka hyre ne mijevjecarin e saj te katert, si gjuhe e folur, duket se ka dale ne pah nje e keqe te cilen shqipja e ka pas pritur me pak nga ajo ane. Shqipja sot duket sikur therret me lemeri dhe kuje te thelle prej skutave pellazge “Zot me rruaj nga shqiptaret, se nga te tjeret rruhem vet”

Duket si kundershti dhe rrezik nga ato qe shqiptaret jo pak ja kane lejuar vetvetes shpesh ne te kaluaren, por qe kesaj here ka te bej me dicka me themeltare dicka qe lejon te dalloje shpirtin dhe karakterin e tyre kombetar te skalitur permes nje historie mijravjecare, te tretet sikur te kish ekzistuar, vetem ne kujtesen e qytetrimeve te Kontinentit Europian.
E pra, shqipja per te cilen jane flijuar apo tretur si qiriri mendjet me te ndritura per te cilen qen derdhur tere pasurite e fituara me gjak per te shtypur abetaret e para, per te cilen qene djeguar fshatra dhe krahina nga Otomanet dhe Patriakana e Ekumenike e Stambollit, qene mallkuar dhe helmuar njerez nga Patriakana Greke, qene burgosur mesonjes tek u mesonin vocerrakeve gjuhen e Ilireve; qene vene ne rrezik fshirje nga faqja e dheut fise te tera ne kohen e pushtimit Serb, tash po ndotej dhe baltosej nga vete shqiptaret.

Jane te njohura huazimet e gjuheve te ndryshme nga njera tjetra. Sidomos mes fqinjeve, marjet dhe dheniet, jane gjera te zakonte midis gjuhesh. Por dicka merret hua vetem atehere kur nuk e ke. Kopjimet dhe imitimet pa kriter e origjinalitet jane shenja te nje renie dhe kalbezim qe s’ka te bej me gjuhen sesa me arsye te tjera qe shpjegohen vetem po te marim ne hulmutim shberjen e krenarise morale te shqiptareve; shprishjen e vetëdijes se tyre, mohimin e vetvetes per nevoja tokesore qe te gjitha cojne ne zbehjen e shqipes si gjuhe qe i ka rrenjet tek origjina burimore e Qytetrimit Europian.
Kur nje gjuhe nuk mundet te eci me kohen, ne menyre qe te jetoj ajo ka tre rruge ose te rigjenerohet / zhdervillet, ose të marë hua, ose te zhduket nga faqja e dheut dhe te mbetet arkivave, skedave te hulmutimit apo varroset tok me njerezit qe e flisnin atë.

Cilen rruge po zgjedhin Shqiptaret per veten dhe gjuhën e tyre?
Duket sikur shqiptaret kane bere perzgjedhjen pa u menduar ose sikur akoma s’po kuptojen nga clloj qumshti apo uthulle do thithin.

Shqipja si gjuhe themelore e qytetrimit Europian po ndyhet dhe perlyhet keqas nga pushtetaret e po atij shteti qe i ka borxh edhe vet ekzistencen e vet kesaj pasurie.
Mjafton vetëm te degjosh te folmen e disa politikberesve, qe udhëheqin Shtetin tek cfaqen perpara kamerave gjithe ngrefosje dhe te kujtosh sikur shqipja paskesh humbur ate mekanizem hyjnor tremijevjecar per të shprehur mjaft mirë mendimin dhe shpirtin . Shqipja qe zotron celesin e shpegimit te mistereve ne Perendite e Olimpit dhe Dodone qenkesh leckosur nga ca që s’kan asnje ideal perpos synimeve te uleta materialiste dhe nje intelekt qe lën mjaft per të dëshiruar.
Nje pjese e Politikeberesve shqiptar duke vuajtur ne pjesen me te madhe te tyre, nje kompleks inferioriteti ndaj kultures perendimore kujtojne se mundet te behen pjese fizike e kesaj kulture politike nese belbezojne vend e pa vend, shpesh pa kuptim dhe shije, fjale dhe frazollogji ne anglisht, frengjisht, apo italisht.

Nderkohe qe veprimet dhe veprat tregojne thelbin e tyre Bizanto-bolshevik ata kujtojne se na ngazellejne dhe hedhin magji kur percartur ‘ngjyejnë’ nje gjuhe corbe me fjale te kopjuara majmunce nga regjistrat e “kolegeve” te tyre prej Oksidenti, nga Brukseli gjer në Uashington.
Ata kujtojne se, me te veshur nje xhakete ‘orale’ prej oksidenti munden me qenë fund e krye perendimore.

Për të kuptuar sa serioze eshte kjo ndotje nga majmuneria e ketyre polituceve mjafton t’i degjosh kur ligjerojne fjale pa lidhje sikur s’i thone per njerezit e popullit te tyre ne shqip, por sikur i thonë per perdorim (“konsum”) te jashtem, per t’u shitur dhe dukur, se sa perëndimore na qenkëshin dhe kush, ata qe ceshtjen e ceshtjeve (nenkupto; gurregulene e gurreguleve) kane akoma gjithë këto 12 vjet ‘listen e zgjedhesve’ dhe ‘KQZ-ne’.
Edhe sikur te kishin dalë nga filtrat e Kembrixhit apo auditoret e Harvardit, prapë se prapë, ndotja e gjuhës së pjeses më të madhe te Politkeberesve shqiptar nuk do të qe kaq rrumpalle dhe e cartur me fraza qe vetem shqip nuk jane.

Krekosja arrin kulmin dhe shenderohet ne marri kur me kopjimet e tyre shablloneske ata edhe fyejne ndergjegjen e shqiptarit.
Kujtoni si u thone “te ikurve” ose “ te arratisurve” ose “mergimtareve” me nje fjale italisht “Klandestinet” qe ka nota dhe ngjyra negative. Kjo jo vetem qe nuk eshte shqip por qe dhe shtremberon te verteten dhe realitetin per te kriminalizuar refugjatet dhe te ikurit shqiptar qe duke mos patur mundesi te emigrojne ne menyre te rregullt dhe te ligjshme perpiqen me rruge dhe mjete fatkeqe per te lene Atdheun dhe qe pastaj te fyen dhe keqinterpretohen nga foleset e TVSH-s (ose ne gjuhen e Televizionit Publik Shqiptar; “anocueset” apo “spikeret” ;-) “ (?!) apo ndonje nga shtetaret tane. Te ikurit gjate dhe pas eksodit te 90-tes sjellin ne shqiperi me shume se nje e treta të valutes, por kjo nuk mjafton per ndergjegjen e Politikeberesve te tanishem shqipetar qe ata te mos futen ne nje thes dhe te fyhen ne kete fare feje.Mjafton qe leksiku i tyre te jete njesh me Oksidentin e qytetruar dhe që pudra e hedhur në maskat e tyre të mos bjeri,pa te tjerat s’kanë rëndesi. Kështu?.

Te tilla lajthitje gjuhësore mundet të hasësh sa të të dhembi koka vetëm po te degjosh dhjetë minuta të lajmeve televizive shqiptare.
Duket sikur pasuria e mbledhur me mundim mbinjerezor dhe krijuar nga shpirti e popullit me te lashte te europes per mijera vjet, tani mundet te keqperdoret njesoj sikur te qe pa zot dhe te mos kish piken e vleres nga ca driteshkurter.
Besoj se ne gjirin e politikeberesve ne shqiperi ka individe shume te mire, atdhetarë te mirë nga parti te ndyshme, qe do te dijne te ndikojne per mire ne kete ceshtje madhore qe ka te beje me rruajtjen e pasurise me te njëmendët kobëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Por, le te sjellim disa shembuj qe s’kane te bejne vetem me fjalorin dhe te folmen e siperfaqshme por edhe me idete dhe veprimet ne thelb te nje pjese te majme te politikberesve shqiptar keto dy –tre dekadat e fundit te cilat kane dhe po sjellin nje erozion ne thesarin gjuhesor e ne kulture.

Kur Shqiperia po dilte nga nata 4 dekadeshe diktatoriale dhe kur u rilejuan ushtrimet e besimeve ne shqiperi ne fillim te viteve 90-te ndodhi nje nga gabimet e pafaleshme dhe tipike per “bujarine shqiptare” qe solli ne krye te Klerit Ortodoks Shqiptar, nje joshqiptar e nje i zgjedhur nga Patriakana Ekumenike e Stambollit, njefar Anastasi (2 Gusht 1992) vetem pak muaj nga zgjedhja e Berishes si President i Shqiperise. Kjo pakujdesi trashanike e Demokrateve qe qene ende ne eufori per fitoren e tyre pak muaj me pare ne Shqiperi, tashme ka filluar te shfaqet me permasat e verteta te demit ndaj interesava tona kombetare.

Tashme fjalori kishtar ortodoks po greqizohet; Prifterinjt dhe kleriket me preardhje shqiptare jane ne numer te vogel edhe pse ka shume te qe kane studiuar teologji ortodokse pa ndihmesen e KAOSH-it; perkthime dhe pasurime ne shqip te literatures Ortodokse kane ngelur ne nivelin qe kish ngritur Kristoforidhi me Nolin, dmth ne nivelin e gjysmes se pare te shekullit XX; Meshat shpesh, ne disa kisha dhe manastire, mbahen ne Greqisht edhe pse ne toke shqiptare dhe ne tufen ku flitet shqip. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise (KOASH) qe ndertuar dhe krijuar me po aq mund, gjak dhe veshtiresi (si gjuha shqipe nder shekuj) dhe ja tani lihej ne krye te saj nje klerik qe nuk eshte e etnise shqiptare dhe qe shume here ka treguar qe bene punera te qarqeve shoviniste Greke dhe eshte duke keqpërdorur besimin e gjithe tufës Ortodokse Shqiptare, pa folur pastaj, per zhvleftesimin e gjithe mundit te Kristoforidhit, Fan Nolit e gjithe Klerit Ortodoks Shqiptar te pasluftes.
Ligjet e cuditshme, qe pasuan gjate presidences se Berishes e Mejdanit, ne lidhje me nenshtetesine/qytetarine bënë që Anastas Janullatosi te pajiset edhe me pashaporte shqiptare duke u bere dhe shtetas shqiptar per te anashkaluar dhe statutin e KAOSH-it dhe kushtetuten e zbutur te shqiperise. Imagjinoni si do te qe situata per nje klerik shqiptar te fese Ortodokse sikur te krijoheshin rrethanat (nese kurre ndonjehere…) per t’u vendos ne krye te kishes Ortodokse Greke apo Serbe. Imagjinoni cfare reagimesh do te kishte, cfare fushatash dhe mekaizmash do te viheshin ne levizje. Cfarë bejne Shqiptaret tani? “Hanë fiq” do të thoshte At Gjergj Fishta.

Ne fillim te viteve 90-te dhe sidomos pas 97-s ka patur njëaneshmeri gati ‘vetmohuese’ nga ana e shtetit shqiptar duke lejuar te hapen shkolla Greke dhe Turke. Pervec shkollave Greke ne nivelin 8-vjecar e te Mesem (te hapura gjate periudhes se Enverit) edhe te nivelit Universitar dhe Turke ne nivelin 8-te vjecar dhe Arsimi te Mesem, ne qytete ku nuk ka edhe pakica perkatese te mjaftueshme edhe per nje ‘kuartet harqesh’, duke thyer dhe injoruar parimin e reciprocitetit ne marëdheniet ndërkombetare. Dua te qartesoj se nuk asgje te keqe qe minoriteti Grek te shkollohet ne gjuhen e tyre ne shqiperi. Ne fak kjo eshte kuptuar dhe lejuar me kohe në Shqiperi.
Por nderkohe, asnje shkolle shqipe nuk eshte hapur ne Stamboll, Izmir, Athine, Janine, ku ka dhe sasira numerike teper te konsiderueshme te shqiptareve Arvanitas autoktone, te shqiptareve musliman ne Turqi qe erdhen/shkuan si rezultat i te parit pastrim etnik ne Europë, qe përfundoi me marveshjen Turko-Greke të Lausanës, brezit te trete te ikur ne Turqi ne kohen e gjenocidit të Rankovicit ne vitet 60-te dhe atyre qe kane emigruar keto 15 vitet e fundit ne Greqi. Autoritetet Greke javen e kaluar, per te paren here pohuan qe ka, te pakten gjysem milioni mergimtar shqiptar ne Greqi, si rezultat i ikjeve keto 15 vitet e fundit.

Ne Turqi ku jetojne gati njemilion shqiptar, i pari minister Arsimi qe e ngriti zerin per kete problem, per ishqytetaret e perkatesise shqiptare te Maqedonise, qe Zoti Pollozhani (Ministri i Arsimit te Maqedonise) veten 6-7 jave me pare. Pergjigjia e kolegut te tij Turk qe; “Nuk eshte paraqitur qofte edhe nje kerkese zyrtare per kete problem”(?!)

Mungesa e shkollave shqipe ne Turqi dhe Greqi eshte po aq fatkeqsi kombetare sa c’ishte dhe moslejimi i studimit te shqipes ne kohen e Milloshevicit ne Kosove, Luginen Metvegjes dhe Presheve dhe Mal te Zi.
Po keshtu, edhe Kryepeshkopi une ‘i ndritur’ Janullatos, ne viziten e tij ne Athine me 1999, kur u takua me ne Ministrine e Jashteme te Greqise nuk e ngriti fare problemin e Hapjes se nje Kishe Ortodokse Shqipe ne Athine apo ne Janine ne menyre qe tufa ortodokse shqiptare atje te pakten te shkoje ne nje mesh ku flitet dhe lutet shqip. Ka te dhena se Anastasi , ne fakt pengoi, edhe nje nisme te disa emigranteve dhe teologeve shqiptar ortodoks atje ne ate kohe, kur keta te fundit paten mare uraten dhe bekimin e vete Kryepeshkopit te Patriakanes Greke (?!)

A e shqeteson ky fakt, mospasja e një kishe ortodokse Shqipe në Greqi per shqitarë ortodoks, që kapin shifra qindramijera, të përndriturin Kryepeshkop të Kishes Autoqefale te Shqiperise, kur nuk ka lene gje pa bere dhe gure pa levizur, per një grusht minoritaresh Grek në Shqiperi qe te falen dhe sherbehen ne gjuhen e tyre? Ne fak kjo, më shumë se gjithëcka, eshte fryt i tolerances se mirnjohur fetare qe kane vete shqiptaret sesa është arritje e Kryepeshkopit, sic paraqitet nga shpurra e Anastasit sot. Ky vetem sa ndez dhe ndersen urat në dëm të ortodokseve shqiptar që vertet besojnë dhe ne dëm të përdorimit të shqipes kurdoherë ne shtëpitë e Zotit që flet edhe shqip, pervec gjuhëve te tjera. Sa i hireshem dhe i bekuar nga Zoti do te jete kjo njeanshmeri e Kryepeshkopit te KAOSH-it kete kemi filluar ndjejme, por shume shpejt do te shohim me qarte?
Sot, në hapsirat ku jetojnë shqiptarë, përvec Shqiperise, studiohet ne shqip përseri ne Kosove gjer ne nivelin Universitar, në Maqedoni gjithashtu në nivelin Universitar, sidomos pas Mareveshjes se Ohrit.
Eshte per tu permendur se; te dyja rastet e mesiperme erdhen si rezultat i rezistences se hapur dhe kryengritjes dhe jo si rezultat i Europianizimit te fqinjeve tane. Eshte gjithashtu per t’u permendur se perpara se te lejohej Universiteti i Tetoves, Qeveria Maqedonase kur diplomate dhe gazetare perëndimor i pyesnin se; ‘A jane lejuar shkolla shqipe ne Maqedoni ne nivelin Universitar?’, ata u tregonin Metrezene Universitare te Shkupit ku pergatitej kleri i fese Muslimane, duke i paraqitur shtrember shqiptaret sikur ata vec se kerkojne studime fetare islame dhe se nuk kane kerkesa per studime laike ne gjuhen e tyre. Ne fakt ky prezantim i njeanshem per shqiptaret fatmiresisht nuk u eci pasi shume shpejt u pane vertet endrrat dhe synimet arsimore te shqiptareve ishin vecse iluministe , humane dhe te bazuar fund e krye, në filozofine europiane.

Por nuk me hiqet nga mendja nje detaj qe e vura re herën e fundit kur isha në Strugë, pranë Ohrit. Tek po kaloja nje pasdreke ne rruge, u ndodha përane një rrjeshti qe po percillnin nje shqiptar të varfër që kish nderuar jetë. Te ziun , e kishin mbuluar me nje flamur jeshil qe kish shkrime arabe. E mora me mend dhe pyeta shoqeruesin tim nga Struga. Shqiptar eshte i ndjeri? ‘Po!’. me tha shoqeruesi. Po pse atehere e kane mbuluar arkivolin me flamur arab? E pyeta une.. Atehere shoqeruesi, qe kuptoi reagimin dhe habine time, u hap dhe foli:
“Eh more, Ky i mjeri eshte nga nje familje e keputur, dhe Hoxha i Xhamise se zones pereth per cdo te varosur ne kete menyre, merr ndihma nga misionare prej se largu Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara”.Ai , gjithashtu me tregoi se si nje vit me pare, po i njejti hoxh kishte hequr flamurin shqiptar që familja (gruaja dhe vajzat qe kishte lënë pas i ndjeri ) kishin veshur arkivolin dhe e kishte mbuluar me flamurin jeshil e shkrime te shenjta arabe. Kur i vetmi djale, i cili sapo u kthye nga mergimi, kishte parë ketë ishte terbuar nga kjo dhe kish heq me dorën e vet ate mbulese jeshile qe eshte e huaj per shqiptaret.
Hoxha i zonës qe tranuar dhe kishte lën në mes ‘shërbesen’. Familja vazhdoi mëtej në zi, nderet e fundit sipas zakonit shqiptar.
Ky detaj, ilustron nje te verteteqë duhet ta kemi mire parasysh.

Misionaret jane misionare dhe bejne here punen e Zotit, qe eshte Një e për të gjithë, por here-here edhe punera te tjera te “zotërve” dhe djajeve te tyre. Shteti dhe qytetari i thjesht duhet ta kene mire këtë parasysh dhe te mos t’a nenvleftesojne, si gjer me tash, fenë dhe besimet ne shqiperi. Kur nuk qe shteti, tek fqinjët tanë, ishin institucionet e besimit dhe te fesë, ato qe ruajtën vetëdijen kombëtare.
Nga besimet / fete mund te mesohen gjera te mira ashtu sikunder mundet te perdoren edhe per gjema dhe te zeza botërore. Ne s’kemi perse te qëmtojme larg per të vertetuar këtë sesa pereth nesh ne Ballkan. Ne pergjithesi, ka nje harmoni midis tre feve dhe kater grupeve te medha te besimeve ne shqiperi.
Populli shqiptar dhe kultura shqiptare eshte mjaft tolerante ne pergjithesi por duhet bere kujdes se te tjeret mundet te keqperdorin besen dhe mirebesimin e shqiptareve. Per keto historia jone eshte e mbushur me shembuj, kur fete dhe besimet jane ndikuar nga jashte ne dem te perparimit dhe harmonise kombetare. Kujtoj ketu nderhyrjet e Portes se Larte me zjarr dhe hekur, mbi kryengritesit shqiptar dhe mbi klerin mysliman shqiptar per moslejimin e alfabetit dhe shqipes se shkruar sic eshte tani, gjate dhe pas Lidhjes se Prizerenti. Te njejten gje, por më me ashpërsi dhe shtypje përdoren dhe Turqit e Rinj ndaj rilindasve dhe ideve ndricuese kombetare ne pergjithesi, dhe ne shkollen shqipe ne vecanesi.
Sa per Patriakanen Ortodokse Ekumenikane dhe ate Greke te gjitha dihen tashme, cfarë krimesh dhe helmesh u kryen ndaj rilindasve ortodoks shqiptar per ta greqizuar, mbytur dhe zhdukur nga faqja e dheut. Mendimtaret e kohes se sotme ne shqiperi e dine se dy fete Ortodokse dhe Muslimane ne Shqiperi kane tradite te shkelqyer vellazerimi, paqeruajtese dhe bamirese. Por nuk duhet harruar fakti qe ne nivelin e perbotshem, keto dy fe vuajne nga mungesa e reformimit ne ceshtje kyce te ushtrimit te besimit. Ketu perfshihet dhe thelbi i problemit tone; Perdorimi i gjuhes shqipe dhe shqipezimi i ortodoksismit dhe myslimanismit ne pergjithesi, problem qe eshte i shtruar per zgjithje rilindasve shqiptar te shekullit te 21-te.
Por le t’I kthehemi temes.

Nje nga kryegabimet e Politikeberesve Shqiptare te Arsimit para gati 20 vjetesh ishte heqja e Lëndes se Gjuhes Shqipe nga sistemi is Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm. Ketu e kane burimin dhe cthurja dhe përcatja e gjuhes se gazetareve te sotem, mosha e te cileve nuk i kalon te 30-tat, ne shtypin e shkruar dhe ate televiziv. Pjesa me e madhe e tyre i perkasin atij brezi qe e studioj Gjuhen Shqipe vetem gjer në klasen e 8-të, gjë që s’do shumë mend dhe vemendje te dallohet, në shqipen e tyre të lemeritshme.
E keqja eshte, jo se nuk degjon/lexon dot nje lajm apo program televiziv, ku keta te brezit te shqipes te sistemit 8-te vjecar jane me shumice, por nga fuqia e madhe ndikuese qe ka televizioni dhe shtypi elektronik, ben qe epidemia e sallates së prishur te perhapet ne mase me te gjere, gati pa kthim, tek brezi tjetër i me pasëm.

Janë te pakët ata politikan dhe gazetare që ke qef t’i degjosh për shqipen e tyre te kulluar, per elegancen e tyre të të shprehurit edhe pse mundet të mos jesh ne një mendje me c’ka thuhet.
Pervec mungeses se dinjitetit, atdhedashurise te paperfillshme dhe varferise se mendimeve te atyreve qe s’kan studiuar shkenca filologjike dhe teori politike, ose qe mundet te kene lexuar vetem nje liber ne gjithe jeten e tyre, edukimi i manget ne shkolla ne fushen e Gjuhes Shqipe eshte nje nga arsyhet qe situata eshte kaq e varfer ne fjalimet e ligjbërësve ne Kuvendin Popullor. Nuk ka brengosje me të madhe kur degjon pjesen me të madhe të Kuvendit të flasë dhe arsyetojë sikur të qe ne rrugë.

Mendoj se Ministria e Arsimit duhet ta ketë në krye te listës të detyrave të shtepise rifutjen e Lëndes se Gjuhes Shqipe perseri ne Shkollimin e Mesem njesoj sic eshte ne Pjesen me të madhe te Evropes Perendimore, ne UK dhe USA ne lidhje me studimin e gjuheve perkatese. Kjo eshte mjaft urgjente jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosovë nëse duam që shqipja të flitet sic i ka hije.

Por duhet patur parasysh qe format dhe permbajtja e Lendes se Gjuhes Shqipe nuk duhet te jene si ato te para njezet vjeteve. Ne fakt ketu duhet kapur nje nga arsyet qe na benin ne te studionim Gjuhen me pertese, ngaqë librat ishin tejet te ngurte dhe shpesh te ndotur me ideologji socialiste dhe farepak i kushtohej vlerave te komunikimit ne situata te ndryshme te anes praktike. Po keshtu historia dhe preardhja e gjuhes shqipe dhe albanologjia ishte mjaft e pergjithshme dhe nuk te fuste thellë ne prova historike dhe kjo gjendje ka krijuar ate qe nje pjesë e madhe e shqiptareve kur argumentojne duken qe s’e kane idene kur diskutohet per preardhjen e gjuhes se tyre.
Mësimi i zhdërvjellet dhe i saktë i Gjuhes nuk duhet te kryhet për hir te gjuhës në vetvete, por si nje mjet i fuqishem komunikimi, si dicka qe na ben ne te shprehim qarte mendimet tona (kur shkruajme apo kur flasim apo dhe kur ënderrojmë), si dicka qe na tregon me mire se gjithcka se kush jemi, si dicka qe na jep ate qe quhet perkatesi dhe kujtese historike te bashkesisë sone kudo qe jemi. Une besoj se secili nga ne mund te ndikojë mbi gjuhen po aq sa dhe gjuha mundet te ndikoje tek ne se si mendojme.

Padija e shkrim-këndimit, i cili po dukej sikur, kurre më s’kish për t’u rishfaqur në Shqipëri duket sikur po rifiton perseri terren. Rrëmuja ekonomiko-shoqerore ne periudhen e sterzgjatur te “tranzicionit shqiptar” qe nuk po duket qe qenkësh (dhe nuk po bëhet aspak ) fare kalimtar, ka krijuar perseri kushte te padijes dhe panxenies famekeqe te shqiptareve, ngjashmerisht, kur u krijua shteti i pavarur i tyre. Eshte dështim qytetrues për cdo, nese edhe nje femij nuk shkon ne shkollë fillore të detyruar. Ligji këtu nuk duhet vetem te jete i prere dhe i rrepte por shteti duhet patjeter te krijoje mundesi të padiskutueshme, qe as edhe nje famije te mos mbese jashte mundesive te arsimit te detyruar. Nese do te matesh nje qeveri si duhet, shko dhe shikoji shkollat, hidhu nje shikim policave(rrojeve të rendit); bëj një shëtitje per të parë rruget dhe ne fund ndal per pak kohe(Zot na ruaj,vetem per pak kohe…) në ndonje spital sa per te vrojtuar gjëndjen.
Ne MB, cdo prindi mban përgjegjsi ligjore, nëse femija nuk shkon në shkollë. Edhe shtetet fqinje kane shembuj te mire ne kete drejtim Kroacia, Greqia e Bullgaria bejne te njejten gje.

Nuk duhen haruar pa permendur ketu dhe nje ‘ushtri’ e madhe e femijeve te ngujuar nga gjakmarja ne veri te shqiperise. Shoqeria dhe shteti shqiptar duket se nuk po bën asgjë qe dija dhe arsimi te arrije edhe tek keta femijë. Kjo eshte e pafalshme edhe per shoqerine qytetare shqiptare (OJQ-te perkatese) qe duket se e ‘ka pranuar’ nje gjendje të tillë. Nëse shteti shqiptar nuk po perparon te bëj dicka në aspektin e rendit dhe ate ligjor kundra gjakmarjes te pakten te bej dicka ne aspektin qytetar per keta femijët t’u mesoj atyre shkrim e kendimin, pasi ne te kundert ‘Ligji i pashkruar’ ka per te hedhur rrënje me thelle dhe ka per te marre dhenë nese parimet e qytetrimit nuk lexohen e pervetesohen nga ky brez.

Akademija Shqiptare e Shkencave. C’fare te thuash me pare per te? Mjafton vetem t’i hedhesh nje sy faqes se saj elektronike dhe do te harosh qe je duke soditur AShSh-in dhe si pa kuptim, kujton sikur je duke shkitur ne nje gjithnajë akademish të tjera, të vendeve dhe viseve te tjera. As edhe nje fjal ne shqip, more po edhe një fjale të vetme, ne Faqen Elektronike: http://www.academyofsciences.net/

Shqipja nenlokja do te thoshte: “ Me te tille miq, biro, s’ke c’i do armiqt,”
Cfarë te thuash me tej rreth mos botimit te fjalorit te plote (Gegenisht dhe Toskenisht) dhe te shumë pritur qe nga 1954 kur u botua Fjalori i Gjuhes Shqipe; mos kryerja dhe botimi i plote i Etimologjise se Gjuhes Shqipe; mos botimi i Historise se Albanologjise (në shqip dhe pse jo, në anglisht) mungesa e dhimbeshme e Fjalorit te Antroponomise dhe Toponomise Shqiptare e te tjera boshlleqe te pafalshme te Akademise Shqiptare te Shkencave e cila keto gati 15 viteve te fundit ne demokraci, i ka borxhe kolosale kulturës dhe mendimit shqiptar, ne liri.

Sa do kushtonte më tepër, nese i njejti material, apo dhe nje shkrim i vlefshem i disa akademisteve te ndritur te te mendimit shqiptar, do te botohej shqip ne faqen elektronike te Akademise Shqiptare te Shkencave per te shtuar pakëz dritëz më shumë, ne shumë ceshtje te Kultures ne pergjithesi apo identitetit dhe Gjuhesise ne vecanti? Ky ishte boshti i nje letre qe i dergova veren e kaluar dikujt që punon në njerën nga revistat qe botohen nga Akademia e Shkencave. i nderuari Zoteri, kishte te pakten kurajon te shkruante pergjigjen, ku me arsyetonte se “faqja elektronike eshte botuar ne gjuhen e Internetit - ne Anglisht” Haronte ky Zoteri, apo nuk e dinte se gjuha e internetit nuk eshte Anglishtja por sistemi dyziv i “Zero” dhe “Njishave”. Ky Akademist i stazhonuar i Akademise sone, na ngatëëronte pishen me bredhin, pasi pa dyshim merrte gjuhen e Bill Gejtit si gjuhe te internetit.(?!). Harronte ky zotni qe Akademija e Shkencave qe Shqiptare dhe paguhej nga taksapaguesit shqiptar. Cfar do të thoshte Konica, Kristoforidhi, Fan Noli, At Gjergj Fishta, Jani Vreto, Buda, Bogdani Jeronim De Rada Naim dhe Sami Frasheri, Pashko Vasa, Aristidh Kola e te tjere, e te tjere mendje ndritur, po te ngriheshin nga bota e pertejme dhe me rrebesh te ligjeratash te benin be per kete paradoks tipik famekeq shqiptaresh, tani kur shqiptaret e kane shtetin e tyre.
E pashë të udhës t’i dergoja (në anglisht sigurisht ;-) ketij Zotnije, nje tufe me libra te “Bazës se Informatikes” qe studiohet nepër Shkollat e Mesme, per ta ftilluar disi, por u ndala tek thoja me vete lutjen “Fali Zot, se s’dinë c’ka bëjne!

Per te qënë realist, gati ¾ te literatures sot ne Perendim, qe tregon apo flet per shqiperine dhe shqiptaret, ose eshte influencuar krejt ose eshte shkruar ne anglisht nga Akademistet e vulgut ultra-raciste Serb dhe Grek. Ne gjysmen e dyte shekullit XX kur NE s’lamë fletore dhe libreze te Leninit, Marksit dhe Stalinit pa e perkthyer nga Rusishtja ne Shqip, Akademia e Beogradit dhe ajo Greke nuk lane shpifje dhe sajesa perkatese pa botuar ne Anglisht.

Fatkeqsisht shume shkollare, gazetare dhe kerkues sot ne Perendim dhe ne Bote, u referohen qorazi ende vetem atyre qa kane shtremberuar cdo te vertet ne lidhje me shqipen dhe kombin shqiptar. Une e kuptoj cdo perpjekje qe behet ne kete drejtim, ne zbulimin dhe zbardhjen e se vertetes(ave) dhe ne publikimin e tyre ne Anglisht. Gjuha Angleze sot eshte ne Bote sic qe Latinishtja ne Mesdhe ne kohen e Perandorise Romake. Cdo përkthim në anglish i literatures dhe Albanologjise, më të mirë tonën, eshte aritje per kulturen tone. Ashtu sikurse eshte pasurim per letersine dhe mendimin shqip i cdo kryevepre ne Anglisht te perkthyer ne Shqip. Kujtoj ketu perkthimet e shkelqyera te Shekspirit nga Noli ne Shqip.

Por, mundet te pohoj i bindur dhe se, ne jemi ende vone dhe po humbet akoma kohe ne kete drejtim, por mos te kalohet ne skajin tjeter kur te harrohet fakti qe ka shume shqiptarë qe duan t’i dine te vertetat e kultures dhe identitetit te tyre në shqip qofte dhe per ta rikujtuar. Përsëritja është ‘mëma’ e gjuhës. Në kete kohë te gjithnajës së informacionit në anglisht, nëse shqipja nuk botohej e perdorej atëhere do të tretej në mjegullnajën e përbotëshme.

Nuk duhet harruar se ende 2/3 e tyre, ne mos me shume, nuk lexojne dhe nuk kuptojne anglisht. Edhe pse ka shume mes shqiptareve qe e zotrojne anglishten me mire se sa disa Akademista qe ne kemi, perseri eshte fyerje dhe shtirje t’u drejtohesh atyre, midis te tjereve, vetem ne kete gjuhe.
Perndryshe do te fashitet përfundimisht ai proces qe u nis me Pellazget qe studionin dhe ushtronin shkrimin fenikas megjithese ne vater flisnin Pellazgjish(dmth shqipen e vjeter), per t’u vazhduar me Ilirët/Epirotet qe megjithese flisnin shqip perseri papiruset dhe dokumentat i shkranin ne (Greqisht e vjeter)ose Latinisht dhe pastaj me Arberit/Arvanitasit qe perseri shkruanin dhe dokumentonin ne gjuhen e Bizantit (Greqishten e vjeter) dhe atë te Romës, më pas për te mberitur tek Arberit e bushtuar nga Otomanet te perdornin turqishten ne te gjitha nivelet e administrates…
E sot, pasardhesit e drejtperdrejt te Pellazgeve – Shqiptaret - perse te kene tendenca te ngjashme edhe pse e kane shtetin e Tyre (ndonëse në një formë tjetër nga ato te sistmit te skllavopronar, feudal, perandorak, apo theokratik) ndrushe nga pararendesit e tyre.

Nuk do shume mënd te kuptohet se, gjendja do te ishte krejt ndryshe per shqiptarët në Europen Jug Lindore nëse, të gjithe te origjines pellazge (Iliret/ Dardanët/ Epirotet / Arberit/Arvanitasit./ Albanet) nëse do te kishin shkruar dhe përdorur gjuhën e tyre disi, në një institucion te organisuar, gjuhën e tyre që e flisnin në vater qysh prej koheve që nuk mbahet mend edhe pse në më te shumten e rasteve administrativisht vareshin nga ndonje perandori apo institucion shpirteror i huaj. Po sot, qe e kemi shtetin dhe institucionet tona shpirterore kush na e ka fajin? Shteti apo aftesia jone per të patur shtetin shqiptar – shqipëdashes dhe përparimtar? Une mendoj se cështja është tek të dy nivelet.

C’fare presim nga të tjerët? Të na e mesojne gjuhen dhe drejtohen neve ne shqip? Njësoj si ai Kinezi tek programi gazetarisë hetuese, i kanalit televiziv TopChanel - “Fiks Fare”, qe eshte bere personazh popullor nder gjithe shqiptaret nga te dyja anet e kufirit shqiptar, tek korigjonte politikanet shqipare per saktesine e shqipes(!?)

Ne nje ‘Kumtese per shtyp’ te Akademise se Shkencave te Shqiperise leshuar me 27.10. 2004 njoftohej si vijon: “Thirrjes se Konferences ‘Gjuha Standarte shqipe dhe bota shqiptare sot” dhe u vendos te themelohet Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe”
Nga cfare permenda me siper, shtrohet pyetja; Mbi c’baze dhe mbi c’shembull vetjak udhehiqet ne kete drejtim kaq me rendesi per boten shqiptare? Megjithese e vleresoj ne parim permbajtjen e ‘Kumteses per shtyp’, si tepër , tepër me rëndesi strategjike per hapsiren shqipfolese, gjykoj se Akademia e Shkencave te Shqiperise eshte duke treguar tash e 12 vjet:
Ø Munges te theksuar te rolit udheheqes ne fushen e Studimit te Gjuhes Shqipe por dhe tejcimit dhe ruajtjes se kesaj pasurie.
Ø Mos hulutimi i rrugeve dhe drejtimeve/burimeve te reja ne lidhje me origjinen e shqipes
Ø Vazhdimi me po të njejtat stile dhe forma si te para 90-tes te organizimit,mbylljes ndaj kontributit vullnetar te kerkuesve dhe hulmutuesve te tjere qe nuk jane pjese e asaj ngrehine apo partheoni
Ø Pozicioni prites dhe jojetesor në lëmin Gjuhësor dhe Albanologjik, në sfera te tjera përvec librave dhe ‘Doktoraturave’ qe mbesin vetem ne skedaret e pluhurosur te Akademise.
Nënëshkrimi i marveshjes Protokollare ne Ministrit te Arsimit, Zotit Memushi, me palen Greke per rishikimin dhe rishkrimin e teksteve te historise , e bere kjo, pa nje periudhe shkoqitje dhe shkembimi idesh me Historianet Shqiptar, Albanologet dhe Filologjine Shqiptare. Ka shume gjasa qe kjo “mareveshje” te jete e njeanshme, pa respektuar besnikerisht, parimin e ndersjellte ne mardheniet nderkombetare, njesoj si ne rastin e shkollave qe permenda me siper. Nuk do te cuditemi sikur keta jovertebrore te nënëshkruajne dhe një të ngjashme me Akademine apo Historianet e Turqise nese ata e ndjekan veten keq nga historia e shkruar e shqiptareve ne tekstet e shkollave, ku tregohen bëma dhe gjëma te Osmanllinjeve, Turgut Pashes, Skenderbeut , Ali Pash Tepelenës, Ded Gjolulit etj.etj. Keshtu historia e shqiptareve nuk do të qe me historia e tyre por historia e Akademive Joshqiptare te shteteve fqinje.

Mungesa e vemendjes dhe shvleftesimi qe po i behet shqetesimeve te emigranteve ne shtetet ku ende nuk jane lejuar dhe hapur shkollat shqipe per femijet dygjuhesh te emigranteve shqiptar jashtë shtetit amë, përbën nje nga kryeceshtjet e politikes sone te jashteme, por qe duket se eshte lëne, fatkeqsisht ne hije.Me tone roze, tashme eshte bere udhe, permendja dhe zhurma qe ben Politika Jone e Jashteme per tema te karakterit Nderkontinental dhe harohet ajo qe eshte pjesë e trupit, pjes e kombit (perkthimi mirefillt i termit “diaspore” ka lidhje shume te fuqishme dhe figurativisht ne kete drejtim “fara qe nxiret jashte”)

Mendoj se eshte detyrim moral dhe arsye madhore te karakterit jetik, per ngritjen e nje Ministrie te Posacme qe do te fillonte dhe kryente punen fisnike dhe kombetare ne kete drejtim. pushetaret e Kombit Shqiptar, i cili ka gati 1/3 e tij ne mergim dhe per keta duhet qe dikush te kujdeset dhe interesohet. Ministrija e Jashteme e Shqiperise duket se po harxhon shume energji dhe kohe ne fusha dhe ceshtje te karakterit rajonal dhe nderkontinental. Mendoj se ne kete ceshtje nuk mjaftohet vetem me vullnetin e mire e individëve nga bashkesite shqiptare perkatese apo duke ja lënë rastesise edhe truallin mjaft pozitiv, sidomos ne shtete si Suedia, Zvicera, ShBA-ja dhe Kanadaja dhe Britanija, qa ndajnë nje sasi te vogel, perafersisht 20-23% te gjithe te ikurve nga Shqiperia qe nga 90-ta e ketej. Perpjekja per pasurimin, trashgimin e gjuhes nuk do te thote urrejtje dhe frike qorre ndaj vlerave te gjuheve the pasurive të tjera botërore. Perkundrazi diaspore duhet ta mesojne (me te folur dhe shkruajtur) njesoj si vendasit gjuhen e atjeshme, kulturën e atjeshme, ligjet e atjeshme, por pa haruar dhe humbur ate te origjines. Shembuj te mire ka sa te duash ne kete drejtim,ne mënyre te vecante komuniteti Izraelitet ketu ne MB është rast që shum komunitete të tjera i krahasohen.

Shpesh, hulmutimi dhe përvetesimi i gjuheve te tjera ndihmon ne kuptimin, njohjen me te mire dhe zhdervjelltesimin e gjuhes Tende. Ky eshte ndoshta mekanizmi me i lasht i shkembimeve ne bote.
Zoterimi dhe nxenia e nje numri me te madh se një, te gjuheve, eshte tipar i njerezve erudit. Sidomos, pervetesimi i Anglishtes ne menyre te shkelqyer eshte tashme nje kondite e dores se pare, jo vetem, per cdo hulmutues, por edhe per cdo bujk qe kerkon te ece perpara ne jete. Por kjo nuk eshte parakusht dhe nuk te ben me te mencur automatikisht. Une besoj se, kur ka mangesi, ne pervetesimin e njohurive, rritjen e forces se mendimit dhe komunikimit ne gjyhen ametare, veshtire se mundet te pervetsohet shkelqyeshem, gjuha e dyte, qofte kjo edhe anglishtja.

Faqja e internetit te Dërgatave Shqiptare ne Bote, tashme, nuk eshte me nje dicka qefi por nje domosdoshmeri. Tani kur edhe dhjetvjecaret shqiptare ne mergim, edhe kur shoqeri dhe ‘Klube Lule Lakrash’ apo ‘Rritesit e Kërpurdhave’ kane faqet e tyre ne rrjetin elektronk, mungesa e Faqeve Elektronike nga Trupi Diplomatik ne Mbreterine e Bashkuar eshte nje mangesi qe e provojne cdo dite shume mergimtar shqiptar apo shtetas Britanez, qe duan te marin fletushka apo shkresa zyrtare te perkthyera ne anglisht apo ne shqip, materiale njohese qe kane lidhje me rregulloret apo ligjin, apo dhe lajme me karakter njohës per Shqiperine, Shtetin Shqiptar, turizmim, natyren, zakonet dhe gjendjen e shqiptareve ne MB apo Shqiperi.
Kjo gjendje eshte e njellojte sikunder ne Dergata te tjera te Shtetit Shqiptar ne shtete ku mundesite per gjera te tilla jane pa fund.
Edhe shteti me ri i Ballkanit, fqinji jon lindor, Maqedonia, që ka tradite shteterore dhe fuqi ekonomike me te paket se Shqiperia, e ka për bukuri, faqen e saj elektronike. Deri para disa javesh ky shtet, pra, as emrin nuk e kish/ka te sigurt mirpo kishte dhe ka nje vullnet vital per te ecur perpara, krijuar dhe forcuar perfaqsimin e tyre ne Bote.
E pra, Dergata Maqedonase ne Londer, qe nuk ka me shume, punonjes sesa ajo e jona dhe qe mbulon pervecese Britanine e Madhe edhe Irlanden dhe Islanden njekohesisht, gjen kohe dhe energji, di te kujdeset per gjerat te tilla elementare te prezences. Shteti, per mua, duket që nga pullat e postës e gjer tek sherbimi i kulturuar /ose jo / i Dergatave tona ne Bote.

Ndjekja e politikes se Dyerve, Dritareve, Mureve dhe Cative te Hapura ka ber qe Shqiperia te jete i vetmi vend ne Europe ku ilacet shiten pa perkthimin ne shqip te përmbajtjes dhe udhezuesve përkates. Kjo bëhet hapur, mu ne mes te dites, neper famarci te licensuara nga shteti Shqiptar. Kjo nuk eshte vetem ne dëm te gjuhes dhe praktikimit te shqipes por dhe ne dëm te shendetit te publikut/shtetasve qe duhet te jete nje nga prioritetet e cdo qeveriene ne vend e ne te gjitha kohet.


Ne Shqiperi edhe publikimi i dokumentave te administrates shteterore behet me nje gjuhë te pa korrektuar. Korektoret letrar dhe gjuhetaret, qe dihet perse u hoqen, por nuk dihen perse nuk po rivihen serish, (kësaj rradhe me objektiva te qarta), nëpër organe ku shtypet dhe perhapet fjala e ligjevenesve, qeveritareve, gjykatave e deri te TVSH-ja, ATSH-ja dhe Radio Tirana dmth shkurt, fjala e shtetit.

“Paketa Fiskale”, “Asocim e Stabilitet”, “Pakti”, “Gala”, “Drafti”, “Premium, “Integrimi” “background”, “campaign”, “Preventiv” jane disa “perla” qe zbukurojne kurroren e rreme, laroshe e kllouneske te organizmave te mesiperme.

E njejta situate vërehet edhe ne Kosovë e cila per ironi te fatit, te drejten me shkruajt e me u shpreh ne shqip, e ka fituar me shume gjak.te derdhur qe eshte ende i pa thare ne fushat e blerta te Kosoves.
Mund te kuptohet qe shtypja dhe dalldija e eger Otomane gjate gati 450 vjeteve te kete ndikuar ne shqipen e folur dhe ate te shkruar me vone me ca fraza turke dhe arabe, por kurresesi nuk mundet te kuptohet, pervec servilizmit, kapardisjes pas cdo tollumbaceje ne anglisht, frengjisht apo italisht, qe shqipja te ket rene kaq poshte, ne vetem 14 vjet ne Shqiperi dhe ne me pak se 4 vjet ne Kosove!


11. Perhapja e gjuhes eshte njera nga kushtet e mbijeteses se saj. Por kondita baze eshte lartesimi dhe persosja përmes krijimtarise ne gjini te ndryshme te artit dhe letersise. Me i fuqishmi dhe me kompleksi nga keto fusha eshte Arti Kinematografik. Në shqiperi ka dal si nevoje urgjente e kohes dhe e sistemit edukues, themelimi i Katedres se Kineasteve ne Akademine e Arteve. Mungesa e degës se Filmit / Kinemasë ne Akademine e Arteve, ka kohe qe ndihet, ne prurjet e zbehta dhe te dobeta te Magjise se Artit te Shtate ne Shqiperi, keto 15 vitet e fundit. Nderkohe qe letersia ka perparuar (kryesisht tregimi, romani dhe poezia), fal dhe liberalizimit te botimit te librave edhe ne Shqipen dialektore, gjuha Filmike dhe pregatitja e regjizoreve/ prodhuesve te Filmit ende i lihet rastesise, pa u kuptuar.
Kjo, midis te tjerave, ka bere qe ne televizionet shqiptare satelitore (?!) te mbushen me Telenovela të gjithëfar prurjeje si Meksikane, Braziliane, Argjentinase e gjer Kiliane sikur shqiptaret s’kane novela apo tregimet e tyre per tu filmuar dhe shfaqur ne TV duke perhapur keshtu gjuhen shqipe por edhe duke e kalitur ate nga perdorimi dhe sinteza filmike. Kjo mundet te kete disa shpjegime te ndamja nga bota Perendimore qe shkaktoj Enverizmi ne Shqiperi dhe Miloshevici ne Kosove, por kursesi nuk eshte arsyeja e vetme se po te qe kjo atehere do te jepeshin pa tjeter disa nga telenovelat e shkelqyera te kultures shoqerore Anglo-Saksone dhe jo te asaj me te korruptuares ne bote: Ameriko-Latines Edhe politika, per te vetmen here drejt, kendej eshte orjentuar(Drejt Aleances Atlantike), ndaj verejtja e mesiperme shkakton vertet habi.

Te vetmin xhirim Televiziv qe kam patur kenaqesine ta shikoja per te vrojtuar kuptuar jeten e perditshme te shqiptareve ka qene Telenovela e Ylli Pepos. Cfaqur me sukses vitin e kaluar ne TVSH.
Kjo eshte shume pak per nje komb qe ka shume c’te flase, enderoje, tregoje, qaje, qesh…jetoj. Matan kufirit, sapo u lejua liria e shprehjes filloj nje Telenovel qe i ka qendruar proves se kohes dhe po krijon me sukses audiencen e vet. Familja Moderne e RTK-s ndiqet tashme nga shume shqiptar ne Kosove dhe Jashte saj ne Diaspore. Nje pjes e shikuesve te regullt ne diaspore, kam te dhëna, qe jane jane nga shqiperia gjithashtu. Gjuha vecse naltohet, thjeshtezohet, zbukurohet-shkurt, jeton me kohen, kur ajo perdoret dendur ne te gjitha fushat e artit skenik dhe artit filmik-televiziv. Ministria e Arsimit, Qendra Kinematografike dhe Ministria e Kultures duhet patjeter te shkunden nga themelet dhe te shqetesohen per kete situate aspak te hijshme. Profesoret jane, etja per te mesuar e te rinjeve, eshte e pa diskutueshme, por edhe shume burime financiare nuk duhen. Mjafton qe deshira te jete e mire te te ndryshuar se te tjerat gjendjen. Mjafton qe disa nga qeveritaret e sotem te kene nga nje ‘roje’ me pak per nje vit dhe shpenezimet gjenden (ndonese ata jane shume moderne dhe i quajne keta “bodyguard” ; -).

12. Keto vitet e fundit, pervec letersise se shkruar, ka patur nje shperthim te pa pare ndonjehere me pare, ne hapsiren ku banojne shqiptare, arti i kenges se lehte.
Te gezon fakti qe nje numer i madh kengetaresh (esh) po arijne maja te reja per muziken e lehte shqiptare. Akoma me shume te gezon fakti kur ndjen dhe shikon se brezi i ri i pelqen dhe i ndjek keto krijime cilesore ne pjese te mire te tyre. Por sa e kote, qe kendimi ne anglisht i tekstit te kenges fituese te Festivalit Shqiptar te Kenges ne RTV. Anjeza Shahini qe eshte padyshim, nje nga talentet e reja te kenges shqipe, ndonese e veshur me ngjyra kombetare, ne prezantimin e pare te kenges sone ne Festivalin Europian ne Stamboll heren e fundit, kendoi kengen ne Anglish. Interpretimi i saj ne Anglisht jo se qe i dobet, perkundrazi, ajo luajti mjaft mire dhe ne nje gjuhe tjeter, por per mendimin tim nuk kishte perse.
Interpretimi i saj ne shqip ishte(dhe keshtu eshte zakonish kur kendohet ne gjuhen e Nenes) shume here me i bukur dhe me i persosur. Poezia e Agim Docit e jetesuar nga Muzika e shkelqyer e Edmond Zhulalit, rridhte mjaft embel dhe me art nga Anjeza ne shqip. Dihet qe ne Festivali i Evropes 95-97 % te kengeve tanime kendohen ne Anglisht por dihet dhe tjetra, se kjo eshte nje nga arsyet qe ai si ngjarje kulturore nuk meret me aq seriozisht nga kengetaret e vertet, pikerisht per kete sforcimin artificial te pjesmaresve ne nje gjuhe qe s’eshte e tyrja dhe ku mbizotron njetrajtshmeria, kopja dhe asimilimi.
Une do te thosha se si per here te pare qe e kishim ne ate pjesmarje te vonuar te kenges shqiptare ne Festivalin e Kontinentit tone, per hir dhe respekt te miliona shikuesve ne Diasporen Shqiptare, do ja vlente dhe do te duhej qe kenga te kendohej ne shqip. Po te kihet parasysh dhe fakti tjeter qe shume shqiptar nuk e dine, qe shqipja eshte gjuha me e vjeter e Evropes, atehere Zoti Gjergj Zheji, qe eshte per t’u pergezuar, i cili individualisht dhe pa u lodhur mundesoi pjesmarjen e kenges shqiptare ne ate Festival, do te vendoste ndryshe.

Kushdo që ‘ka vesh muzike’, nëse kish degjuar te dyja variantet, qofte edhe jo shqiptar, do te bente dallimin dhe votonte pro kenges ne shqip. Nese ne rast te kundert, ne fund te fundit, vajza ime trevjecare, si qindra mijra femije shqiptar dygjuhesh ne diaspore, qe kane lindur jashte shqiperise, do te kishin nje tjeter ndjesi kur te degjonin kengen e bukur te Anjezes ne shqip ne skenen e Festifalit. Dhe pa dyshim, do te ndjeheshin me shume kureshtare dhe krenare nga ato fjale qe kuptonin ne gjuhen e para ardhësve.
Në anën tjeter, raporti dhe shumellojshmeria e programeve televizive në shqip eshte mjafte e njetrajtshme. Nëse nuk ka politike te dites, zënka, kacafytje atehere ka ‘spektakle’ dhe vetëm spektakle muzikore. A thua sikur ne shqiperi nuk ka gjë tjeter. Të merrë malli per një dokumentar, analizë shoqerore, thellim interesant ne: ekonomi, histori, gjuhesi, shoqeri, estetike, ambjent, apo ndonje fushe tjeter ku ka interes te theksuar kombetar.
Eshte per t’u pershendetur nje nisëm e Top Chanel ne emisionin “Shqip”, mjaft te ndjekur te shqiptarët e diaspores, te drejtuar nga gazetarja Rudina Xhunga.

Keshtu pra, nuk ka ndonje filozofi ne rruajtjen e gjuhes.

Ruajtja e gjuhes eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me degjimin, perdorjen dhe krijimin ne ate gjuhe, pa nderprerje dhe pa shtirje. Per femijet dygjuhesh te emigranteve shqiptar ne Bote, emisjonet e perallave, kenget, filmat vizatimor, lojrat ne gjuhen e te pareve, tek Programet Satelitore jane si copeza nderlidhjeje me pasurine e eterve dhe te pareve, nga ku merr rruge mesimi i gjuhes. Nese harojme kete kemi humbur bazat dhe thelbin e problemit.

Per te mos mjaftuar kjo, kur luhej ndeshja me e shumepritur ne historine e Futbollit te Kombetares sone, ajo me Kombetaren Greke, televzioni Publik Shqiptar i programit satelitor, per ironi te te eturve te degjimit te ndeshjes ne gjuhen shqipe ne diaspore, vajti dhe e transmetoi ndeshjen pa ze. Nje miku im u mundua atehere, te perdorte humorin, kur ne te gjithe ishim mjaft te indinjuar; ““He more bamke, se eshte me mire, se kush e degjonte ate komentatorin “TeVe-qel” me “Superliga” “Derbin” dhe “Shown” e tij””.Vertet leksiku i ketij te fundit eshte nje sallat ‘klasike’ ‘firmato’ prej TVSHje.
Gjendja, ne lidhje me perkujdesjen per gjuhen, eshte pak a shume e njejte edhe tek kanalet e tjere satelitor si: RTK, TopChanel, TVKlan, AlSat te hapsires televizive shqiptare. Fola me shume per TVSH-ne pasi akoma pjes te familjes time paguajn takse per te.

Pa le pastaj, po të analizojme programacionin qe ka me teprice, vetem politike, politike dhe me te shumten e rasteve, vetem politike mjerane. Vështirë se gjen dicka që të nguli perball ekranit. Dicka qe ndrise mendjen apo te frymezoje si njeri apo si shqiptar. Programet per femije, sidomos, jane nje shkretetire e vertet dhe paraqesin nje ceshtje mjafte te njohur, sidomos per familjet ne mergim, qe jane me shume se ¼ e Kombit Shqiptar. Duke ditur se gjuha eshte veshja e mendimeve, NE shqiptarët, që ende në aspektin kombetar kemi ceshtje te pa mbyllura jetësore, duhet patjetër të flasim shkëlqyeshëm dhe shkruajmë bukur, atë që na dallon ne nga të tjerët. Për ndryshe mundet të jemi një keqardhje e Kontinentit dhe Kulturës Europiane si në rastin e thënies se Samuel Johnsonit që shkruante :
“Unë ndjehem gjithmonë i ligësht, kur një gjuhë humbet, sepse gjuhët janë linja e gjakut të kombeve”. Zoti i madh, që është dhe krijuesi i gjithëshkaje, që e ka shpëtuar gjuhën shqipe për te paktën tre mijëra vite, do te krijoi mundesinë qe shqipja te naltësohet dhe jetojë edhe më tej.

Por sic thoshte Kristoforidhi “Ç’të bënjë Shënjt Jovani i gjorë, kur s’lëvizni këmbë e dorë”

Keto jane disa nga ceshtjet qe u mundova te shtjelloj në përqasjen time drejt këtij problemi madhor të qënies sonë kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora