Kulturë
Xhavit Gasa: Kooperativa
E merkure, 11.07.2012, 06:59 PM
Xhavit Gasa
KOOPERATIVA.
(Skicë)
Në kohën
e kolektivit të bujqësisë, burri i shquar për zgjuarsi dhe maturi, jo vetëm në zonën
e Matit. por edhe më gjërë KROS SKURA, i bëri pyetje sekretarit të partisë që kryesonte
një ekip për ngritjen e kooperativave në ato zona. Mbi ç'bazë bëhet ky kolektivizim?
Kur as koha e Skënderbeut, as kanuni i Lekës, as qeveria e I Qemalit dhe as
kushtetuta e Zogut, nuk ka pas një program të tillë. Sekretari ju përgjigj se
ky kolektivizim bëhet mbi parimin leninist. Ky Lenini, a ka pas shumë dele,
dhi, lopë apo tokë që ka dhënë për kolektivizimin?-
Pyeti përsëri
Kros Skura.Kolektivizimi bëhet
vullnetarisht apo me urdhërin e partisë dhe të shtetit?
Kolektivizimi
i bujqësisë e çveshi fshatarin nga toka, nga bagëtia, ndërsa çfaqej dhe
propogandohej drama TOKA JONË. Partia quante fitore të madhe reformën agrare, që
tokat ju mori pronarëve dhe ju a shpërndau fsahtarëve. Tani po ju a merte përsëri
fshatarëve dhe pronari do të ishte shteti.Shqipëria u kthye në rendin
skllavopronar, ku pronari i vetëm skllavopronari ishte shteti, dhe skllevrit ishin fshatarët. Skllevrit
(fshatarë), punonin me orë të zgjatura, që kur zbardhte dita në mëngjes dhe kur
perendonte dielli në mbrëmje.Nuk
guxonin të
preknin asgjë, nga prodhimet e pronës që quhej e përbashkët, nëse ndokush kapej
me ndonjë frut apo diçka tjetër ndëshkohej rëndë.Kooperativat prodhonin shumë produkte,
si grurë, misër, fruta e perime, mish, vezë, qumësht etj.Të gjitha këto i merte
pronari i madh shteti. ndërsa skllevrit(fshatarët) ushqeheshin kryesish me bukë
misri, grurë vetëm një ose dy muaj në verë. Cilësia e bukës ishte skandaloze, mishi
jepej me racion, për raste festash dy ose tre herë në vit, qumështin dhe
prodhime të tjera blektorale nuk bëhej fjalë. Skllevrit (fshatarët) paguheshin
me një pagë qesharake, për 10-12 orë punë, merte lekë që nuk mund të blente as
një bukë misri.Kjo ishte KOOPERATIVA, që pashallarët e kuq e quanin si arritjen
e tyre më të madhe, eh.. sa të drejtë kishte pas ai burri i urtë dhe i mençur
KROS SKURA......