E premte, 26.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Zeqir Lushaj: Qershori i qershive

E premte, 01.06.2012, 07:08 PM


QERSHORI I QERSHIVE

Nga Zeqir Lushaj

- Përkujtimore për vëllain tim të vogël, Beqirin-

   

Me motrën e vogël, Ç’banen

-At’ vit që vdiq vëllai Beqiri 8-vjerçar, na lindi një motër e vogël,
e cila, (nga dhimbja për Beqirin), mori emrin e pameritur Ç’bane!-
 
Shpirtin, …në Kukës të Vjetër,
Varrin, … te Blini në Gri,
Plot 50 vjet i dashtun Beqir,
Nuk u shterrue loti për Ty!

 …!
…Me kurreshtje i ndiqnim lajmet,
Përnatë, këtu e para 30 e sa vjet,
Tek mbushej liqeni i Fierzës,
Kukësi i Vjetër në rrënoja mbet.

Përmbytjen e qytetit të Veriut,
(Si një legjendë e kujtoj dhe sot),
Po e prisnim në mënyrë festive,
Ndërsa nanës i ranë dy pika lot!

– Le të mbytet! – e ngriti zanin ajo,
Tuj ba me gisht, nga televizori,
Aty lash shpirtin e djalit 8-vjeçarë, 1)
Hajnisht–vdekja prej dorës ma mori!

Për herë të parë në jetën e Kullës,
Në odën e burrave, në kat të dytë,
Fjala e nanës e vendosi qetësinë,
Të gjithë si “në faj”, i rrxuem sytë!

Si Drinat mbrapa, kthehet kujtesa,
…Qershori, (i qershive ), i vitit ‘59,
Mësues Xheladini përlotë nekrologjinë, 2)
…Dëftesën, Beqirit tuj ja dhanë!

…!
Mbas kaq e kaq vitesh, me shokë e miq,
Kur rrij në Rexhepaj, (sot–Kukësi i Ri)
Dhimbja për vëllaun, “asht lidhur nyje”,
Breg dy Drinave…, të Bardhë e të Zi.

Gjithëherë, kur kaloj mbi atë liqen,
Sidomos, mbi ish-shehrin e Vjetër,
Trupin e ha, si me drithërima,
Shtratdrinit, them ja letoj peshën!
 
Kur liqeni, (nga thatësira) bjen shumë,
Ish-spitali i ish-qytetit del mbi zall,
Papritmas (e padashur), e mashtroj vehten:
“Bane Zot andërr”: –Vëlla a mos je gjallë? 3)

…!
Shpirtin, …në Kukës të Vjetër,
Varrin, … te Blini në Gri,
Plot 50 vjet i dashtun Beqir,
Nuk u shterrue loti për Ty!
             ./.
1)  Beqir Sadik Lushaj: –Vëllai i vogël i autorit të librit, i cili, sapo
kish mbaruar klasën e parë në shkollën fillore Gri–Tropojë, mbas
një aksidenti, (bjen nga pema, duke mbledhë qershia), dërgohet
në spitalin e Kukësit, por, megjithëse hyn në sallë të operacionit,
me këmbët e veta, (e, me gjithë përpjekjet e mjekëve të nderuar),
nuk paska qenë e thanë që të dali i gjallë!

2) Duheshin edhe dy ditë të shpërndaheshin dëftesat, por,
Xheladin Gjonaj, ish-mësuesi i shkollës fillore Gri, ia solli atë,
Beqirit, (me të gjithë notat pesa), në ditën e varrimit, ku, edhe
mbajti nekrologjinë e ish-nxanësit të tij !
 
3) "Bane Zot andërr!" – shprehje popullore, për gjëra që (në fakt),
kanë ndodhur, por , njeriu, nuk don t'i besojë kurrë si realitet
!...Pra, shkurt, – për të papranueshmen!
             -------------------------
(Vjersha është nxjerrë nga libri “Pengjet”, faqe 82-84)
-E ribotoj sot në ZSh, edhe në shenj respekti për 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve-



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora