E premte, 15.11.2019, 10:49 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Gani Qarri: Rona, Krenaria e të gjithë shqiptarëve

E diele, 27.05.2012, 09:02 AM


Rona, Krenaria e të gjithë shqiptarëve

Në festivalin muzikor evropian të njohur si Eurosong,i cili mbrëmë me 26 maj u mbajt në Baku të Azerbajxhanit,përkundër votimive "politike" Shqipëria zuri vendin e pestë. Shteti ynë amë u përfaqësua në mënyrë të denjë nga këngëtarja e mirënjohur shqiptare Nora Nishliu e cila në edicionin e 57-të, të “Eurovisionit”,me këngën "sus" të interpretuar aq bukur, arriti që me 146 pikët e fituara nga 42 vendet votuese në konkurrencë me 26 këngët e finales së madhe të radhiste Shqipërinë në rangun më të lartë gjerë më tani.

Edhe pse fituese e edicionit të sivjetmë doli Suedia e përfaqësuar nga këngëtarja Loreen cila me këngën "Euphoria" zuri vendin e parë,këngëtarja Rona Nishliu jo vetëm se shkëlqeu me paraqitjen e saj të talentuar por ajo edhe mahniti miliona shikues në Evropë dhe më gjerë me zërin e saj kumbues dhe të talentuar muzikor,aq sa pothuajse nuk kishte edhe një tjetër Zë të ngjashëm me atë të Ronas nga të gjithë pjesëmarrësit në Eurosong.

Ajo edhe një herë u dëshmua me shumë sukses para një publiku kaq të madh dhe me shije nga më të ndryshmet duke arrit të ngjitet në lartësitë e ëndërruara nga shumë vende dhe kombe më të mëdha se Shqipëria dhe shqiptarët e ndarë dhe shpërndarë gjithandej,shkëlqimi i së cilës kësaj radhe mbretëroi me kumbim të fuqishëm në gjuhën shqipe mbi hapësirat e qiejve të mëdhenj internacional,e cila arriti të kuptohet, bëhet e dashur dhe votohet nga shumica e publikut evropian.

Me mënyrën e përsosur interpretuese të këngës "sus" duke shpalosur gjithë talentin si këngëtare,zërin e ëmbël e kumbues dhe shikimin e saj përkëdhelës i cili lëmonte butësisht ndjenjat e dashamirëve të artit të vërtetë muzikor, Rona mrekulloi këndshëm veshët e aq shumë shikuesve anë e mbanë Evropës sa që ata të entuziazmuar nga Këndimi i përsosur i saj nderuan Shqipërinë si njërën ndër vendet më të votuara duke e radhitur atë për herë të parë në vendin më të lart deri më tani në Eurosong.

Rona Nishliu, duke qenë njëra ndër favoritet kryesore në edicionin e sivjetmë të festivalit,si me zërin ashtu edhe me paraqitjen excilente,mrekulloi publikun e madh gjithevropian e cila jo vetëm se përballoi bindshëm konkurrencën e fortë nga vendet pjesëmarrëse,por në mënyrë të merituar shënoi suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurosong duke i siguruar asaj njërin ndër vendet e para në finalen e madhe të këtij festivali me përfaqësimin e së cilës krenohet çdo shqiptar dhe i uron nga zemra Ronës edhe në të ardhmen, shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur dhe shumë suksese në karrierën e saj të ndritur muzikore.

Gani Qarri

Cyrih, 27 maj 2012

 

Rona Nishliu - Suus

 

Loreen - Euphoria



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT