Shtesë » Lajme
Bujar Osmani,BDI: Haki Aziri me vetdëshirë është zhdukur
E hene, 07.05.2012, 11:02 AM
06 Maj 2012 19.00h
Në vazhdim do të mund të
ndiqni pikat kryesore të intervistës së zëdhënësit të BDI-së z.Bujar Osmani
dhënë për televizionin Alsat-m lidhur me arrestimet e shqiptarëve dhe akuzat e
MPB-së se islamist shqiptarë e kanë kryer veprën makabre në Smilkovcë.
Pyetja: z. Osmani do ta përdori
një refren të një kënge shqiptare, “pika më e dobët në moralin shqiptar është
motra”, u arrestuan tre vajza të reja dhe një nënë. Ato u dërguan në Gjykatë
nga polic meshkuj domethënë ishte një paraqitje që nuk ka ndodhur nga viti 1990
e këndej, nuk po flas për periudhën para ’90. Pse lejoni që partneri i juaj i
koalicionit të tallet me dinjitetin e shqiptarëve në rastin konkret?
Bujar Osmani: Fillimisht mos të
paragjykojmë me motivet e një veprimi të tillë, defilimi i të burgosurve ose të
arrestuarve para kamerave është një praktikë e papëlqyeshme për NE por që
praktikohet në Maqedoni dhjetë vitet e fundit.
Pyetja: Nuk është e vërtetë,
prej ardhjes së Nikolla Gruevskit në pushtet ne kemi parë një mori arrestimesh,
por në asnjë rast ne nuk kemi hasur që
femrën të e shoqërojnë dy meshkuj?
Bujar Osmani: Garantojmë shqiptarët
me plot përgjegjësi se nuk do të lejojmë edhe një montim politik.
Pyetja: Ju po flitni se nuk
do të lejohet montim, mirëpo Haki Aziri që prej pesë ditëve nuk dihet se ku
është? Ku është?
Bujar Osmani: Jo, e dimë se ku
është. Informacionet që i kemi është se ai nuk është në asnjë institucion
shtetëror, kontakton me familjen dhe me vullnetin e tij bëhet i paditur, ato do
të duhet ju të i qartësoni me familjarët.
Gazetari: Kush t’i qartësojë,
Ne si gazetarë? Familjarët thonë që është në organet e rendit?
Bujar Osmani: Informacionet tona
thonë që nuk është as në ministrinë e punëve të brendshme as në gjykatë, është
i liruar, kontakton me familjen dhe me vullnetin e tij bëhet i paditur. Kemi
vlerësuar se në bazë të dëshmive duhet të merren ata në të cilët dyshohen, pa
dhunë dhe pa u mbajtur më tepër në paraburgim, kurse motivet dhe fajësinë duhet
ta vlerësojë gjykata, ata janë të pafajshëm, përderisa gjykata do të vendos se
a janë fajtor ose jo? Për momentin janë të dyshuar në bazë të dëshmive të cilët
i jep grupi i ekspertë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Shqiptarët nuk
duhet të dalin në mbrojtje ende pa u konfirmuar dëshmitë.
Gazetari: Si?
Bujar Osmani: Mendoj se është gabim.