E hene, 22.07.2019, 07:30 PM (GMT+1)

Aktualitet

Bujar Osmani,BDI: Haki Aziri me vetdëshirë është zhdukur

E hene, 07.05.2012, 11:02 AM


06 Maj 2012   19.00h

Në vazhdim do të mund të ndiqni pikat kryesore të intervistës së zëdhënësit të BDI-së z.Bujar Osmani dhënë për televizionin Alsat-m lidhur me arrestimet e shqiptarëve dhe akuzat e MPB-së se islamist shqiptarë e kanë kryer veprën makabre në Smilkovcë.

Pyetja: z. Osmani do ta përdori një refren të një kënge shqiptare, “pika më e dobët në moralin shqiptar është motra”, u arrestuan tre vajza të reja dhe një nënë. Ato u dërguan në Gjykatë nga polic meshkuj domethënë ishte një paraqitje që nuk ka ndodhur nga viti 1990 e këndej, nuk po flas për periudhën para ’90. Pse lejoni që partneri i juaj i koalicionit të tallet me dinjitetin e shqiptarëve në rastin konkret?

Bujar Osmani: Fillimisht mos të paragjykojmë me motivet e një veprimi të tillë, defilimi i të burgosurve ose të arrestuarve para kamerave është një praktikë e papëlqyeshme për NE por që praktikohet në Maqedoni dhjetë vitet e fundit.

Pyetja: Nuk është e vërtetë, prej ardhjes së Nikolla Gruevskit në pushtet ne kemi parë një mori arrestimesh, por në  asnjë rast ne nuk kemi hasur që femrën të e shoqërojnë dy meshkuj?

Bujar Osmani: Garantojmë shqiptarët me plot përgjegjësi se nuk do të lejojmë edhe një montim politik.

Pyetja: Ju po flitni se nuk do të lejohet montim, mirëpo Haki Aziri që prej pesë ditëve nuk dihet se ku është? Ku është?

Bujar Osmani: Jo, e dimë se ku është. Informacionet që i kemi është se ai nuk është në asnjë institucion shtetëror, kontakton me familjen dhe me vullnetin e tij bëhet i paditur, ato do të duhet ju të i qartësoni me familjarët.

Gazetari: Kush t’i qartësojë, Ne si gazetarë? Familjarët thonë që është në organet e rendit?

Bujar Osmani: Informacionet tona thonë që nuk është as në ministrinë e punëve të brendshme as në gjykatë, është i liruar, kontakton me familjen dhe me vullnetin e tij bëhet i paditur. Kemi vlerësuar se në bazë të dëshmive duhet të merren ata në të cilët dyshohen, pa dhunë dhe pa u mbajtur më tepër në paraburgim, kurse motivet dhe fajësinë duhet ta vlerësojë gjykata, ata janë të pafajshëm, përderisa gjykata do të vendos se a janë fajtor ose jo? Për momentin janë të dyshuar në bazë të dëshmive të cilët i jep grupi i ekspertë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Shqiptarët nuk duhet të dalin në mbrojtje ende pa u konfirmuar dëshmitë.

Gazetari: Si?

Bujar Osmani: Mendoj se është gabim.

http://www.youtube.com/watch?v=YBjYMCiLiio&list=UUHhaaB4T7sV44_4ZAmIBOQA&index=1&feature=plcp



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT