E premte, 26.04.2024, 09:43 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: A jemi ne, shqiptarët besimtarë?

E shtune, 21.04.2012, 11:17 AM


A JEMI NE, SHQIPTARËT BESIMTARË ?

Nga Gjon Neçaj

Dymijë e kusur vjet më parë, një pasdite pranvere, një centurion romak vështronte vdekjen e ngadalshme dhe agonike të tre burrave . Veçanarisht, ai ushtari vërente njërin prej tyre: Jezu Krishtin. Kur vdiq, toka u trondit me forcë,  e  ushtari bërtiti : “Me të vërtetë ky njeri ishte biri i Perëndisë”, sepse, siç na mëson Bibla, qielli i mesditës u nxi, kur vdiq ai dhe toka u trondit me forcë. Po përse kishte lejuar që i biri të vdiste ? Sepse ky ishte mjeti që Perëndia kishte zgjedhur për të shpëtuar nga mëkati dhe vdekja.

Titulli i këtij shkrimi mund të lejohet të quhet nga lexuesit e shumtë të “Shekullit”, mbase një e vërtetë e hidhur, por argumentet e tregojnë këtë katërcipërisht,  e bile pompoziteti se rinia shqiptare ka përqafuar fenë, asesi nuk qëndron. Po këto argumenta, mund të pyes ndonjëri ndodhin kudo në botën e qytetëruar,  ne i kundërpërgjigjemi sigurisht negativisht, se mbase duhet marrë parasysh specifika e shoqërisë shqiptare në këto dy dekada denokraci dhe rininë e lindur pas viteve nëntëdhjetë, edukata qytetare dhe familjare e saj në veçanti.

Mbaj mend se në fëmijërinë time të hershme, kur jetonte im atë, ndjesë pastë, ndonëse feja ishte e ndaluar, ai kishte dy betime që i mbante:  “pasha kishë e xhami” dhe “pasha kishën e Deçanit”, kurse të tretën “pasha bukën që na mban gjallë”, e përdorte në disa raste specifike, në takime odash apo mbledhje të ndryshme. E ditën e verës, betohej se për 365 ditë asnjë prej familjes së tij nuk do prekte pasurimnë e tjetrit, me dhjetra e dhjetra here më shkonte lëng për goje kur piqej rrushi i kushëririt tim të parë në oborrin tim të kullës,  e ne nuk kishim tagër ta kërkjonim qoftë edhe një kokërr. Ky ishte betimi dhe besa e mbajtur.

Jo pa qëllim, ceka këta dy  shembuj të ndryshëmpor me një përmbajtje, e pikërisht për të dalë tek tema që ka edhe si titull ky shkrim.

Betohemi çdo orë dhe ditë në Zot, Krisht, Allah, kishë e xhami,  e nuk themi të vërtetën, trumbetojmë me të madhe vajtjen në kishë e xhami, themi uratë, falemi , përulemi para hyit, e kur kthejnë shpinën objektit të kishës apo xhamisë, harrojmë se ç’kemi thënë pak më parë; rrëfehemi në kishë para priftit, përfaqësues i gjithpushtetshëm e Zotit në tokë,  e nuk mbajmë asnjë premtim. betohemi që nuk do gënjejmë, nuk do prekim mallin e huaj, nuk pajtohem me të keqen, por ndodhin vrasje, vjedhje e krime të tjera të patolerueshme. Mirë, këto ndodhin dhe kanë ndodhur kurdoherë. Ne jemi dakord, por gjërat duhet të vijnë të zvogëlohen e jo të zmadhohen, pra këto veprime të dënushme duhen minimizuar, anipse tek ne janë drejt rritjes…

 

Tani duhet cekur se si reagon mosha e 20 vjeçarëve të lindur pas viteve nëntëdhjetë. Sot rininë shkollore, studentore , fsahtare, qytetare dhe të papunët i sheh në kishë dhe në xhami duke u rrëfyer e duke u falur, por në antitezë me këtë,  shumica dërmuese e  vjedhjeve, grabitjeve me dhunë ndodhin nga të rinjët e kësaj moshe. Atëherë vetvetiu lidh pyejta: a janë besimtarë të devotshëm , biles këta të rinj të rritur dhe edukuar me frymën e re të lirisë dhe demokracisë në shoqëri pluraliste, dale nga një sistem dictatorial dhe specifik? Sigurisht se e thëna dhe e bëra janë krejt ndryshe tek ky brez i ri shqiptarësh. Sigurisht duhet përgjithësuar se shumica përqafojnë një rini shqiptare për ta pasur zili edhe çdo vend europian, por ne gjithsesi luftojnë anët negative të problemeve.

E veçanta që duhet të cekim është se edhe ky brez, i lidhur dhe rritur krejt ndryshe nga baballarët e tyre, nuk ndjek dhe zbaton në praktikë  atë linjë edukimi të prindërve të tyre, të besimit , nepërmjet betimit dhe besës së dhënë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora