E premte, 26.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Jeta është sprovë ?!

E hene, 16.04.2012, 07:48 PM


Jeta është sprovë ?!

Pemën vlersoje sipas fryteve, e jo sipas gjetheve. (Proverb latin)

Nga Zejdush Kastrati

   Vlersimin më meritor, për,  (mos) punën, e  kryetarit të deritashëm të Ferizajit, z. Bajrush Xhemajli, ekskluzivisht,në radhë të parë, mund ta  japin banorët e kësaj komune,të cilët, patën rastin, që pos një mandati të mëhershëm, edhe gjatë këtij  gjysëmmandati të dytë, ta kenë përsonin numër një të kësaj komune,  që shtrihet në Sektorit të Lindjes.

     Domosdo, edhe  njerëz nga mediat, shoqëria civile, opozita,faktori ndërkombëtarë, e në veqanti  forcat e Kfor-it që veprojnë ne kampin “Bondstell”, janë faktorë kyq, që në vazhdimësi, kanë monitoruar dhe vlersuar punën  e Bajrush Xhemajlit, dhe nëse bazohemi në shumë raporte, që kanë përpiluar,  shumica nga këta mekanizma,mund të themi, se puna dhe angazhimi i z Xhemajli, si kryetar komune,  me ndonjë vërejtje të vogël, është vlersuar me notë mjaftë të lartë.

     Pos shumë vlersimeve pozitive,  që janë dhënë edhe nga shokët e tij të burgut,por  me theks të posaqëm, për  qëndrimin e tij stoik, gjatë vuajtjes së burgut,në kazamatet sërbe, z. Xhemjali,(mbi një dekadë) na kujtohet edhe  si   i angazhuar  me vullnet të madhë, në   projektin e parë të Pdk-së, që  atë kohë quhej, “Qeversje nën hije”( si duket ,në shenje nostalgjie, para disa ditësh kanë aktivizuar edhe  për Prishtinën) , i cili si  projekt promovues, për këtë subjekt politik që vepronte atë kohë, si opozitë,gjatë  qeverisjes së atëhershme  mes LDKsë dhe AAk’së,  e që rezultoi me shumë sukses ,pa kurfarë hezitimi, mund te themi, se pikërisht, Bajrush Xhemajli, ishte ndër më meritorët,  për një sukses të tillë.

     Korektësia dhe refelektimi shumë pozitiv e bindës, jo vetëm në raport me mediat, por edhe me elektoratin e banorë të rëndomët, qoftë kur takohej  në rrugë, kafene, dasma e ahengje, ishin  karakteristikat dhe veqoritë, me të cilat,  Bajrushi, identifikohej gjithnji, dhe gjithkundë.Këto veqori, dhe shumë epitetete tjera pozitive , të cilat i mungonin shumicës  së njerëzve,të bllokut ideologjik të tij,e që atë kohë identifikoheshin  si “krahu i luftës”,  mund të themi, se e dallonin pikërishtë këtë përsonalitet, i cili,  për asnjëherë, dhe për kurrfarë cmimi, nuk  u “turr”,   mbas pasurisë e lakmisë , uzurpimeve, e  imponimeve, për të qenë patjetër, pjesë e posteve e kolltuqeve, që kuptohet  sillnin edhe benefite të mëdha(sytë janë me pa). 

     Asnjëherë, nuk ishte  i përfolur për afera milionëshe, si shumica e kryetarëve tjërë të komunave në tërë Kosovën,të udhëhequra nga Pdk-ja,(në këtë shkrim do të flasi vetëm për struktura udhëheqëse të këtij subjekti politik) pos,  për një shumë prej 8o mijë eurosh, për blerje të veturave të komunës, e që është cikrrimë, krahasuar me tenderët e Mustafës së Gjilanit,Zharkut të Kaqanikut, Lushtakut të Skenderajit,Bujës së Lipjanit,Mujës së Prizerenit,Kastratit të Mitrovicës,..e pothuaj gjithë minsitrave të Pdk-së me në krye Kryeministrin Thaci

     Pra,Bajrush Xhemajli, ishte, dhe me siguri,deri më tash , mbetet  figuara më e pastër morale,por edhe kombëtare e Pdk-së,por  fati që përcolli ate, në fatkeqësinë e komunikacionit, ishte dhe mbetet, rasti dhe shkasi i vetëm, që ndikoi, që jo vetëm të largohet nga posti   i  të parit të komunës së Ferizajit,të një komuneje  me përspektivë të mirë zhvillimore, por njëherit, me siguri për një kohë,   edhe të largohet nga subjekti politik, i cili ka pasur më së tepërmi, tash, nevojë për Ate ,pasi që  jemi dëshmitarë, se  nga dita në ditë, kjo parti , gjithnjë, shumë e më shumë, po identifikohet si parti  me dështime të shumta,  e në veqanti,  e rrethuar me njerëz  me bagazh jo fortë kredibël,me të përfolur për shumë afera , devijime, e deformime, që kurrsesi, nuk përputhen, as me Statutin dhe programin e këtij subjekti, por as me vlerat  e një shoqërie demokratike, që pretenton  dhe premton, ti paraqes, gjithnjë, kur prezentohen krerët e këtij subjekti në promovime të shumta.

    Eshtë, edhe një element tjetrër, që flet se Bajrush Xhemajli, në krahasim me shumë zyrtarë tjerë të Pdk-së,(e kryetarë komunash) asnjëherë,  dhe në asnjë kohë, nuk ishte  në përcjellje të bodigardëve dhe truprojave,  qoftë të afërt ,por as ata  nga largë, sic veprojnë shumë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, andaj, është edhe  ky një element, se gjatë mandatit të tij, sa  ishte i pari i komunës së Ferizajit, nuk friksohej, se do të sulmohej nga dikush,por kjo flet se, me siguri, as ai, nuk kishte pretendime, ta sulmonte dikend.

     Ska dilemë, e është shumë normale, se  ka edhe të atillë, që i janë gëzuar largimit të Bajrush Xhemajlit nga posti i kryetarit  të Ferizajit, por edhe nga PDK-ja( edhe pse përkohësisht), e që dihet, në radhë të parë nga subjekte tjera politike,  që kanë pasur  dhe kanë ambicie e pikësynim, për ta udhëhequr këtë komunë,dhe ndoshta, edhe mund të ndodhë, që pas zgjedhjeve që priten të mbahen,të jenë edhe më të sukseshëm se Bajrushi,e që do të ishte gjëja dhe veprimi më i qëlluar,pasi që Ferizaji si qytet me traditë dhe kulturë, për zhvillimin e bizneseve  por edhe të sferave tjera, do të përfitonte shumë, dhe do të  dëshmonte, se nuk është me rëndësi,  vetëm Partia apo individi, por  mbi të gjitha mirëmenaxhimi dhe korrektësia në raport me banorët dhe paranë publike, e që do të ishte   me siguri, dëshirë edhe e Bajrushit, i cili, sipas të gjitha gjasave, do duhet, që për  3o muaj të “mrizoj” në ndonjëin nga  burgjet kosovare, që në krahasim, me  kushtet që i ka mbajtur, gjatë regjimit jugosllavë, me siguri, do të jenë, shumë më të mira,por kuptohet, ai vend , e ka emrin burg.

    Rasti  i Bajrush Xhemajlit,  edhe pse aksidental, e i dhimbshëm në radhë të parë për të riun që humbi jetën, e familjen e tij, për ata që mbajnë “frerët” në këtë parti, është (ndoshta) shans i mirë, për të pastruar  dhe freskuar radhët, sa nuk është bërë shumë vonë,në veqanti në garën  zgjedhore që është paralajmëruar të bëhët gjatë këtij viti.

Mbi të gjitha,kam përshtypjen, se jo vetëm familjes,shokëve , miqëve,e  Ferizajit, mungesa e Bajrushit deri sa të përfundoj vuajtjen  e dënimit, do të ndihet edhe tek  shumë të tjerë, që e respektojnë  rendin e ligjin, dhe jetën institucioanle.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora