| E hene, 16.04.2012, 07:48 PM |
Jeta është sprovë ?!
Pemën vlersoje sipas fryteve, e jo sipas gjetheve. (Proverb latin)
Nga Zejdush Kastrati
Vlersimin më meritor, për, (mos) punën, e kryetarit të deritashëm të Ferizajit, z. Bajrush
Xhemajli, ekskluzivisht,në radhë të parë, mund ta japin banorët e kësaj komune,të cilët, patën
rastin, që pos një mandati të mëhershëm, edhe gjatë këtij gjysëmmandati të dytë, ta kenë përsonin numër
një të kësaj komune, që shtrihet në Sektorit
të Lindjes.
Domosdo, edhe njerëz nga mediat, shoqëria civile,
opozita,faktori ndërkombëtarë, e në veqanti
forcat e Kfor-it që veprojnë ne kampin “Bondstell”, janë faktorë kyq, që
në vazhdimësi, kanë monitoruar dhe vlersuar punën e Bajrush Xhemajlit, dhe nëse bazohemi në shumë
raporte, që kanë përpiluar, shumica nga
këta mekanizma,mund të themi, se puna dhe angazhimi i z Xhemajli, si kryetar
komune, me ndonjë vërejtje të vogël, është
vlersuar me notë mjaftë të lartë.
Pos shumë vlersimeve pozitive, që janë dhënë edhe nga shokët e tij të burgut,por me theks të posaqëm, për qëndrimin e tij stoik, gjatë vuajtjes së burgut,në
kazamatet sërbe, z. Xhemjali,(mbi një dekadë) na kujtohet edhe si i
angazhuar me vullnet të madhë, në projektin e parë të Pdk-së, që atë kohë quhej, “Qeversje nën hije”( si duket
,në shenje nostalgjie, para disa ditësh kanë aktivizuar edhe për Prishtinën) , i cili si projekt promovues, për këtë subjekt politik që
vepronte atë kohë, si opozitë,gjatë qeverisjes
së atëhershme mes LDKsë dhe AAk’së, e që rezultoi me shumë sukses ,pa kurfarë hezitimi,
mund te themi, se pikërisht, Bajrush Xhemajli, ishte ndër më meritorët, për një sukses të tillë.
Korektësia dhe refelektimi shumë pozitiv e
bindës, jo vetëm në raport me mediat, por edhe me elektoratin e banorë të rëndomët,
qoftë kur takohej në rrugë, kafene,
dasma e ahengje, ishin karakteristikat
dhe veqoritë, me të cilat, Bajrushi,
identifikohej gjithnji, dhe gjithkundë.Këto veqori, dhe shumë epitetete tjera
pozitive , të cilat i mungonin shumicës
së njerëzve,të bllokut ideologjik të tij,e që atë kohë identifikoheshin si “krahu i luftës”, mund të themi, se e dallonin pikërishtë këtë përsonalitet,
i cili, për asnjëherë, dhe për kurrfarë cmimi,
nuk u “turr”, mbas pasurisë e lakmisë , uzurpimeve, e imponimeve, për të qenë patjetër, pjesë e
posteve e kolltuqeve, që kuptohet
sillnin edhe benefite të mëdha(sytë janë me pa).
Asnjëherë, nuk ishte i përfolur për afera milionëshe, si shumica e
kryetarëve tjërë të komunave në tërë Kosovën,të udhëhequra nga Pdk-ja,(në këtë shkrim
do të flasi vetëm për struktura udhëheqëse të këtij subjekti politik) pos, për një shumë prej 8o mijë eurosh, për blerje
të veturave të komunës, e që është cikrrimë, krahasuar me tenderët e Mustafës së
Gjilanit,Zharkut të Kaqanikut, Lushtakut të Skenderajit,Bujës së Lipjanit,Mujës
së Prizerenit,Kastratit të Mitrovicës,..e pothuaj gjithë minsitrave të Pdk-së me
në krye Kryeministrin Thaci
Pra,Bajrush Xhemajli, ishte, dhe me
siguri,deri më tash , mbetet figuara më e
pastër morale,por edhe kombëtare e Pdk-së,por
fati që përcolli ate, në fatkeqësinë e komunikacionit, ishte dhe mbetet,
rasti dhe shkasi i vetëm, që ndikoi, që jo vetëm të largohet nga posti i të parit
të komunës së Ferizajit,të një komuneje
me përspektivë të mirë zhvillimore, por njëherit, me siguri për një kohë, edhe të largohet nga subjekti politik, i
cili ka pasur më së tepërmi, tash, nevojë për Ate ,pasi që jemi dëshmitarë, se nga dita në ditë, kjo parti , gjithnjë, shumë
e më shumë, po identifikohet si parti me
dështime të shumta, e në veqanti, e rrethuar me njerëz me bagazh jo fortë kredibël,me të përfolur për
shumë afera , devijime, e deformime, që kurrsesi, nuk përputhen, as me Statutin
dhe programin e këtij subjekti, por as me vlerat e një shoqërie demokratike, që pretenton dhe premton, ti paraqes, gjithnjë, kur
prezentohen krerët e këtij subjekti në promovime të shumta.
Eshtë, edhe një element tjetrër, që flet se
Bajrush Xhemajli, në krahasim me shumë zyrtarë tjerë të Pdk-së,(e kryetarë komunash)
asnjëherë, dhe në asnjë kohë, nuk
ishte në përcjellje të bodigardëve dhe
truprojave, qoftë të afërt ,por as
ata nga largë, sic veprojnë shumë zyrtarë
të institucioneve të Kosovës, andaj, është edhe
ky një element, se gjatë mandatit të tij, sa ishte i pari i komunës së Ferizajit, nuk
friksohej, se do të sulmohej nga dikush,por kjo flet se, me siguri, as ai, nuk
kishte pretendime, ta sulmonte dikend.
Ska dilemë, e është shumë normale, se ka edhe të atillë, që i janë gëzuar largimit
të Bajrush Xhemajlit nga posti i kryetarit
të Ferizajit, por edhe nga PDK-ja( edhe pse përkohësisht), e që dihet, në
radhë të parë nga subjekte tjera politike,
që kanë pasur dhe kanë ambicie e
pikësynim, për ta udhëhequr këtë komunë,dhe ndoshta, edhe mund të ndodhë, që pas
zgjedhjeve që priten të mbahen,të jenë edhe më të sukseshëm se Bajrushi,e që do
të ishte gjëja dhe veprimi më i qëlluar,pasi që Ferizaji si qytet me traditë dhe
kulturë, për zhvillimin e bizneseve por
edhe të sferave tjera, do të përfitonte shumë, dhe do të dëshmonte, se nuk është me rëndësi, vetëm Partia apo individi, por mbi të gjitha mirëmenaxhimi dhe korrektësia në
raport me banorët dhe paranë publike, e që do të ishte me siguri, dëshirë edhe e Bajrushit, i cili,
sipas të gjitha gjasave, do duhet, që për
3o muaj të “mrizoj” në ndonjëin nga
burgjet kosovare, që në krahasim, me
kushtet që i ka mbajtur, gjatë regjimit jugosllavë, me siguri, do të jenë,
shumë më të mira,por kuptohet, ai vend , e ka emrin burg.
Rasti
i Bajrush Xhemajlit, edhe pse
aksidental, e i dhimbshëm në radhë të parë për të riun që humbi jetën, e
familjen e tij, për ata që mbajnë “frerët” në këtë parti, është (ndoshta) shans
i mirë, për të pastruar dhe freskuar
radhët, sa nuk është bërë shumë vonë,në veqanti në garën zgjedhore që është paralajmëruar të bëhët
gjatë këtij viti.
Mbi të gjitha,kam përshtypjen, se jo vetëm familjes,shokëve , miqëve,e Ferizajit, mungesa e Bajrushit deri sa të përfundoj vuajtjen e dënimit, do të ndihet edhe tek shumë të tjerë, që e respektojnë rendin e ligjin, dhe jetën institucioanle.