E premte, 26.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Përvoja, profesioni dhe psikologjia e njohur reflektive dhe pozitiviste e personit

E premte, 23.03.2012, 08:59 PM


'Tregu global' i vlerave dhe kapitalit botërorë dhe 'roli universal' i medias së shkruar dhe asaj elektronike në vendin tonë...

 

Përvoja, profesioni dhe psikologjia e njohur  reflektive dhe pozitiviste  e personit ose individit:

 

Nga Agron Shabani

 

Duke i shkruar këta rrjeshta nga mërgimi me kujtohen prore gazetarët dhe gazetaret e reja shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe kudo tjetër në trevat e njohura etnike dhe historike të shqiptarëve se si të arsimimuar dhe edukuar në menyrë të shkëlqyer dhe tepër ekselente e profesinoste.Madje, të mbushur me forcë dhe enërgji të reja krijuese, atdhetare dhe profesioniste.Me ëndërra të shumëta,  ideale të forta profesionale dhe metaestetike si dhe me betime e kushtrime të brëndshme skeletore dhe gjenetike për t´i ndihmuar kombit dhe atdheut kur ata kanë nevojë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqeve ose turbulencave të ndryshme shtetërore, nacionale, institucionale,konstitucionale, sociale,societale, kadrovike,historike  dhe të tjera...E japin angazhimin dhe kontributin e tyre optimal ose maksimal për të mirën e gjithëmbarshme të kombit dhe atdheuto tonë të përbashkët.Besa madje, jo edhe me pak vuajtje, mundime ,travaje, krajata dhe sakrifica të ndryshme materiale, profesionale dhe të tjera. Respekt.Se këndejmi, ka kohë që me vemendjen dhe kuriozitetin e shtuar të një mërgimtari shqiptarë në Gjermani i përcjelli, vështroj dhe analizoj me kujdes trendët, standardet dhe zhvillimet e ndryshme shtetërore, nacionale,politike,historike, kulturore, informative dhe të tjera në vendin tonë. Dhe..kjo në radhë të parë falë qasjes dhe reflektimëve të njohura  eksterne ose eksplikative ,gjegjësisht,  vizuele dhe interaktive ( përmes veb-faqëve ose portalëve të tyre )  në disa nga gazetat dhe agjensitë me të rëndësishme ose kryesore të lajmëve në vendin tonë si  "KosovaPress", "Zëri i Ditës","Kosova Sot" , "Koha Ditore","Telegrafi" dhe kështu me radhë. Ku pos tjerash, dorën në zemër janë për t´u përshëndetur dhe admiruar aq shumë stili, disajni, rezonansa, përformansa, intervali, kohezioni,vokacioni, invencioni, etika,estetika dhe  higjiena e krehur shpirtërore dhe intelektuale së bashku me kodin ( kodeksin ) e njohur editorial, redaksional dhe profesional të  editorëve, redaktorëve, moderatorëve, kolumnistëve, gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të mediave të lartëpërmendura në fjalë. Me ç´rast, duke i lëxuar, analizuar dhe reflektuar shpesh në to, respektivisht,  në shkrimet, komentët, kolumnat, vështrimet dhe analizat e ndryshme të gazetarëve ose gazetareve, të kolumnistëve ose kolumnisteve, të redaktorëve ose redaktoreve, apo, të editorëve dhe editoreve të mediave të lartëpërmendura shqiptare ose kosovare : Jo edhe pa të drejtë sikur shtrohet pyetja : Vallë sikur t ´i kishin Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda  ose ndonjë vend tjetër i zhvilluar dhe përparimtar publicistët, gazetarët, komentatorët ose kolumnistët e kalibrit të gazetarëve, redaktorëve, kolumnistëve, publicistëve ose komentatorëve të njohur të mediave ose gazetave të lartëpërmendura shqiptare ose kosovare si për shëmbull ?  Çka ose çfarë do kishin bërë me  ta ose me to ?  Mbase, me vizionin, përformansen, idealet, kreativitetin rezonansën ,potencialin dhe profesionalizmin e tyre sublim dhe tepër ekselent ? Apo, ku do ishin sot të lartëpërmendurit në fjalë ? Në instancat ose institucionët me të larta politike,kulturore dhe informative të shtetëve dhe shoqërive të lartëpërmendura përkatëse ose respektive. Në postet dhe funksionet e njohura të ambasadorëve apo atasheve të ndryshëm kulturorë ose diplomatik.Apo..ku ? Ndonëse, pa i harruar këtu "Zemrën Shqiptare" së bashku me mediat tjera në nënqiellin ose hapësirën e njohur kulturore dhe informative mbarëshqiptare. Nejse...Ndonëse, për dukuri, fenomene, destruksione,anakronizma, turbulenca dhe anomali të ndryshme institucionale ,profesionale, kadrovike dhe të tjera në vendin tonë kisha shkruar kohë me parë në gazeta dhe medie të ndryshme elekktronike në Kosovë dhe diasporë. Por...?!!!!

 

Nuk e kemi kësaj radhe fjalën mbi klanizimet, fosilizimet,skeletizimet, uzurpimet, instrumentalizimet,komercionalizimet,relativizimet  dhe privatizimet e njohura të shtetit,pushtetit dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetarë nga ana e strukturave ose nomenklaturave të ndryshme pushtetmbajtëse, burokratike dhe anarkoliberaliste në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, anakronizmave, turbulencave,demagogjive  dhe anomalive të shumëta. Jo. Por për psikologjinë pozitivie ose pozitiviste. Respektivisht, në pozitivizmin e njohur të përvojës ( praktikës) dhe teorise së përgjithshme objektive dhe subjektive të personit ose individit. Dhe..mbase për psikologjinë aktuale dhe reflektive të kohës dhe botës sonë moderne ose bashkohore.

 

Jetojmë në epokën moderne ose bashkohore të robotizimit dhe kompjutorizmit të përgjithshëm digjital dhe elektronik.Përkatësisht, në "epokën e sofistikuar"  dhe tepër sfiduese ose turbulente    "supermenëve" të ndryshëm industrial dhe teknologjik... Ku feja,besimi,  shpirti,  reliktët, kostumët ose sakramentët e ndryshme fetare dhe sociokulturore sikur janë bartur dhe transferuar ( "konvertuar")  në softverët, mikrosofët, mikroçipët, lazerët ose teleskopët e njohur digjital, solar, elektronik ose suprsonik. Për të mos thënë këtu tek "njerëzit rrobot" ose "njerëzit makinë" ?! Ndaj, kush e di në kemi të bëjmë kësaj radhe me skenarët e njohur orvelian?! Apo, mase me "blasfemi" të ndryshme shkencore, industriale , teknologjike, ekonomike, socikulturore, sociopolitike  dhe të tjera të "supermenëve" të lartëpermendur industrial dhe teknologjik që në total nuk përbëjnë madje as 5 % të popullsisë së gjithëmbarshme të globit? Apo, mos ndofta me skenarët dhe prognozat e njohura socikulturore dhe socioantropologjike të Erich Wolfit të prezantuara dhe artikuluara në menyrë shkencore dhe metodologjike në kuader të librit të tij të famshëm me titull " Europe and the People Without History" ( Lëxo: "Europa dhe Populli ose Popujt pa Histori") ? Kush e di...?!

 

"  Atdheu im është bota ose planeta jonë. Ndërsa, feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe përparimet e gjithëmbarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës."  Tha dikur K. Hajgensi.;

 

Se këndejmi, jetojmë pra në epokën e njohur të dritës, etikës, estetikës, edukatës, arsimimiit, shkencës, teknikës dhe emancipimit të gjithëmbarshëm global ose universal. Mbase, në ´botën globale´ të vlerave, kulturave, resursëve, kapitalit  dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale ku njerëzit dhe popujt e ndryshëm gjithandej globit vazhdojnë të bëhen gjithnjë e me të afërt dhe ´sekular´me njëri tjetrin  falë pikërisht rolit te njohur "transportues" ose intertelekomunikativë te medieve të shkruara, digjitale ose elektronike në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive.Të cilat në stilin dhe manirin e njohur të ´referëve´ose ´lojtarëve global´ në njerën anë, respektivisht, të një´ fuqie të katërt ´ morale, reflektive, afirmative, simbolike, evolutive ,rekonstruktive, simbolike dhe paradigmatike në vendët e tyre përkatëse ose respektive në anën tjetër : Janë bërë si të thuash ´industria´ose ´teknologjia´më e fuqishme, më konvertibile ose  me profitabile dhe respektive në kontekstin e njohur të bartjes, përçuarjes ( përhapjes) , afirmimit dhe transmetimit të vlerave dhe resursëve të njohura njerëzore ose materiale të vendëve të tyre përkatëse ose respektive në ´tregun global´të vlerave,kulturave dhe kapitalit  të përgjithshëm botërorë ose ndërkombëtarë. Respektivisht, të vlerave, kapitalit dhe resursëve të njohura globale dhe universale të botës ose planetës sonë. Në këtë prizëm duhet konceptuar, akceptuar,përceptuar dhe anticipuar vazhdimisht  rolin, kontributin dhe pozicionin e fuqishëm dhe historik të medieve të lartëpërmendura shqiptare ose kosovare në kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore të ´tregut global´të vlerave, resursëve dhe kapitalit botërorë. Respektivisht, të bashkëpunimëve, fuzionëve, transaksionëve dhe integrimëve të lartëpërmendura kontinentale dhe interkontinentale. Në domenin ose kontekstin e njohur të ´metafizikës së moralit´, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur shtetërore, nacionale dhe profesioniste të bordëve të përgjithshme editoriale dhe redaksionale të shtëpive ose institucionëve të sipërpërmendura kulturore dhe informative në vendin tonë.

 

A nuk janë vallë mediet e lartëpërmendura shqiptare ose kosovare ato të cilat duke e bërë ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin (konvencionalizimin) e vlerave,resursëve,potencialëve dhe fenomenëve të njohura njerëzore,materiale ose natyrore në vendin tone: Vazhdojnë t´i bartin dhe transmetojnë ato në ´tregun global´të vlerave,resursëve dhe papitalit botërorë.

 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ´ globalinzmin  si fat global ose universal ? ´, madje, "gjeopolitikën si fat individual ose kolektive" së bashku me "epistemologjinë shkencore dhe industriale", " epistemologjinë revolucionare, evolutive  dhe politike", "logjikën dhe filozofinë e njohur të zbulimit shkencorë"  " dhe kështu me radhë...Dhe, të gjitha këto të ravijezuara,konturuara, eksploruara ,sintetituara dhe profilizuar sipas konceptëve, pikëpamjeve dhe teorive të njohura shkencore dhe humaniste të Immanuel Kanttit, Max Weberit, Sen Simonit, August Commtit,  Karl Popperit, Thomas Kuhnit etj.etj.

 

 

Gjithnjë duke menduar në psikologjinë e njohur reflektive, funbksionale ( aksionale ) dhe pozitiviste të personit ose individit...

 

Siç dihet, psikologjia pozitive ose pozitiviste në këtë sfond,  radhë të parë i hulumton, studion dhe analizon kushtët, rrethanat dhe procesët e ndryshme që i shërbejnë ose paraprijnë funksionimit optimal ose maksimal të personit ose individit.Gjegjësisht,  grupit të caktuar shoqërorë ose qytetar si dhe institucionëve të njohura shtetërore, shkencore,kulturore, informative dhe të tjera në këtë prizëm.Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme.Në subjektivizmin e përvojës  së përgjithshme pozitive ose pozitiviste,  në karakterin e njohur njerëzorë dhe pozitivizmin e njohur individual ose personal të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) ose institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqörisë përkatëse ose respektive. Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psiçikë ose psikologjikë, mirëqenja e personit ose individit , funksioni ose fuknksionimi i tij optimal ose maksimal së bashku me  teorinë e njohur të vetëbesimit, vetrespektit dhe vetepërcaktimit të njohur funksional dhe pozitivistë në kuader të psikologjisë reflektive dhe pozitiviste. Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, mirëqënja e gjithëmbarshme, profesioni,kariera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli dyfaktorial, pesëfaktorial etj. U përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale , funksionale dhe pozitiviste.Duke menduar këtu në kontekstin  e raportëve ose marëdhënjëve të njohura intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, socioekonomik, socidemografikë dhe të tjerë.

 

Aty e kemi edhe intelegjencën e brëndshme ose emocionale ( EI) të personit ose individit së bashku  me studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit  dhe mundësive të njohura objektivë dhe subjektive të personit ose individit, madje, matjen ose testimin e potencialit dhe mundësive të mesipërme objektive dhe subjektive të personit ose individit me anë të dekodimëve ose deshifrimëve të njohura skalare ose multifaktoriale si dhe  me anë të konceptëve, metodave dhe disiplinave të njohura të një  të të ashtuquajture intelegjence të kristalizuar (kristale) , skalare dhe eksplorative të indentifikuar me emrat e psikoanalistëve të shquar si John Mayer dhe Petter Salovey etj. Për të cilët kemi ( kam) shkruar edhe me herët.  Dhe..të gjitha këto në funksion të asaj që u cek dhe trajtua me sipër.Respektivisht, në kontekst të vetëbesimit dhe vetëmohimit të njohur intelektual, profesional  dhe pozitivistë të njerëzve të njohur të letrave, artit,kulturës dhe gazetarisë shqipe në vendin tonë.Në funksin të studimëve dhe analizave të njohura strukturale, funksionale dhe substanciale të strukturave dhe superstrukturave ( elitave) të ndryshme shoqërore, kulturore ose qytetare në vendin tonë...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora