E premte, 26.04.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Mendime

Arbëror Sulovari: Edmond Haxhinasto heshti për vrasjet enigmatike dhe refuzimet e shtetësive në Maqedoni të mijëra shqiptarëve

E marte, 20.03.2012, 08:59 PM


Edmond Haxhinasto heshti për vrasjet enigmatike dhe refuzimet e shtetësive në Maqedoni të mijëra shqiptarëve

 

Nga Arbëror Sulovari

 

Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto të enjten bëri një vizitë dyditore në Maqedoni. Ministrit Haxhinasto pati takime me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, z.Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Kuvendit, z.Trajko Veljanovski, me Kryeministrin, z.Nikolla Gruevskin dhe me zëvëndëskryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj.Teuta Arifi. Ai zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni z.Ahmeti të BDI dhe u refuzua në heshtje nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi i cili dërgoj për të takuar Haxhinaston sekretarin e përgjithshëm të partisë Imer Aliu dhe deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela. Ky ishte një sinjal i qartë i liderit të PDSH se ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto nuk e ka kryer detyrën e tij diplomatike në të mirë të shqiptarëve. Ministri Haxhinasto anashkalojë kryetarin e partisë së tretë shqiptare z.Rufi Osmanin e RDK. Nuk është hera e parë që qeveritarët e Tiranës në emër të bashkimit të partive shqiptare anashkalojnë partinë e RDK.

Vizita e Haxhinastos vjen pas regjistrimit të disa incidenteve radhazi në dëm të shqiptarëve në Maqedoni. Kohëve të fundit janë shtuar presionet kundër çdo gjë shqiptare, vetëm para pak ditësh u ekzekutuan nga një punonjës policie në Gostivar dy të rinj pa asnjë motiv, djegia e flamurit shqiptar është bërë modë në Maqedoni, ndërsa britmat e tifozëve sllavomaqedonas: “Dhoma gazi për shqiptarët dhe Shqiptar i mirë është i vdekur”, nuk kanë të ndalur në çdo ndeshje sportive jashtë dhe brenda Republikës FYROM. Ndërsa ministria e Shqipërisë nuk ka reaguar asnjëherë fuqishëm për këto provokime dhe ofendime të ekstremiste sllavomaqedonas të cilit janë pa identitet si komb. Ndërsa kur ambasadori shqiptar në Shkup Arben Çejku deklarojë në tetor 2011 se Enciklopedia maqedonase është bërë në frymën titiste, ai u thirr në MPJ të Maqedonisë për këshillime diplomatike sepse ka shkelur rregullat e saja.

Çfarë nuk guxojë Edmond Haxhinasto ti thoshte pushtetarëve maqedonas

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë z.Edmon Haxhinasto në takimet që pati me qeveritarët e FYROM nuk guxojë tu thotë këtyre të fundit për vrasjet enigme që kanë ndodhur në kufirin shqiptaro-maqedonas gjatë 20 viteve të fundit. Ai nuk guxojë të kërkojë llogari përse Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë shpall intelektualët dhe bizesmenët nga Shqipëria pa fakte NON GRADA! Përse rreth 50 mijë shqiptarë u mohohet shtetësia e Maqedonisë pa të drejtë edhe pse janë të lindur dhe jetojnë në këtë shtet prej më se 30 vitesh? Përse injorohet gjuha dhe flamuri shqiptar? Përse 15 mijë shqiptar nga Shqipëria punojnë ilegalisht dhe Maqedonia dhe nuk i pajis me leje qëndrimi ashtu siç vepron Greqia dhe Italia për emigrantët ekonomik?

Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto nuk bërë takime me shoqata dhe veprimtarë të njohur të jetës së kulturë dhe shoqërisë shqiptare të cilët në kushtet e një demokracie të rrethuar kultivojnë vlerat e vërteta të kombit shqiptar.

 

 

 

Historiani dhe gazetari Arben Llalla i shpallur disa herë person i rrezikshëm nga MPB e Maqedonisë

Shkupi e ka shpallur disa herë person të rrezikshëm publicistin shqiptar, Arben Llalla. Autoritetet maqedonase për herë të dytë e kanë refuzuar kërkesën e tij për shtetësi dhe qëndrim në shtetin fqinj, duke bërë të ditur se ai është një person që rrezikon integritetin dhe qytetarët e Maqedonisë. Vendimi i parë është dhënë më 26 marsit të 2008, dhe për herë të dytë në fund të dhjetorit 2008, sërish person të rrezikshëm Arben Llallën.

Më 5 korrik 2011, MPB të Maqedonisë i rrefuzon lejen e qëndrimit të përhershëm Arben Llallës, për fat të keq firmëtar i këtij dokumenti të MPB ishte një shqiptar, zëvendëskryeministri i Maqedonisë z.Musa Xhaferi, njëkohësisht kushëri i parë i Ali Ahmetit dhe anëtar i Komisionit për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas z.Llalla për problemin e tij ka njoftuar para 3 vitesh zëvendëlsministrja e jashtëme znj.Edit Harxhin dhe ambasadën e Shqipërisë, por këta heshtin sepse nuk duan tu prishet komoditeti që ua ofron shteti i Maqedonisë.

 

Precedenti

Publicisti dhe historiani nga Elbasani, i martuar me një shqiptare që është shtetase e Maqedonisë, jeton dhe punon prej 9 vitesh në vendin fqinj. Shpallja e tij si person i rrezikshëm nga institucionet vendase është një rast pa precedent për shkak të martesës së tij me shtetasen të Maqedonisë. Por, historia e publicistit me autoritetet maqedonase është ironike. Ndërkohe që Ministria e Punëve të Brendshme e ka shpallur atë si person i rrezikshëm, Ministria e Kulturës së Maqedonisë i ka akorduar një fond prej 1.500 eurosh për botimin e dy librave, "Aristidh Kola" si dhe "Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889". "Nuk e di se si mund të shpjegohet fenomeni kur në të njëjtën kohë të shpallin "terrorist" dhe po të njëjtët të sponsorizojnë në të holla për botimin e veprave si njeri i shkencës, i kulturës dhe i paqes", - thekson vetë publicisti Llalla.

Media shqiptare në Maqedoni thekson se për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në vend, një pjesë të fajit e ka dhe klasa politike shqiptare në Maqedoni, që reagon shumë dobët para këtyre rasteve raciste etnike. Rasti i Arben Llallës është përfshirë në raportin e Komitetit të Helsinkit si një rast flagrant i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ai vjen pas rastit të gazetarit shqiptar Ylber Lili, i cili jetonte dhe punonte në Tetovë prej shumë vitesh, e u shpall person i rrezikshëm dhe u dëbua nga autoritetet maqedonase disa vite më parë.

 

Fshatra të tërë pa shtetësi, njerëz pa adresë

 

Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vite që kanë krijuar familje, jetojnë në Maqedoni, në këtë mënyrë u ndalohet integrimi në jetën shoqërore dhe kulturore të shtetit ku paguajnë taksat e ndryshme. Pra, u ndalohet e drejta të punësohen në ndërmarrjet shtetërore. Duke u mohuar të drejtën e punësimit në këto institucione ndeshim me racizmin shtetëror, kur në të njëjtën kohë me të madhe Maqedonia ngre zërin për të drejtat e minoritetit maqedonas në vendet fqinje me të. Këtu kemi një shtet që tregohet racist me popullsitë të etnive të tjera dhe njëkohësisht kërkon të drejtat e njeriut të zbatohen nga vendet e tjera. Kësaj i thonë: “bëni si ju them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.

Në qytetin e Kumanovës dhe fshatrat përreth u refuzohet shtetësia qindra njerëzve që kanë mbi 40 vite që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet me pretekstin se janë të rrezikshëm për Maqedoninë.

Zyra e avokatit të popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006 janë mbi 366 kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë. Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla. Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 18 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007.

Banorët e dy fshatrave Goshinca dhe Llukara nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa letërnjoftime, njerëz që nuk kujdeset askush për ta. Këta banorë mund ti vrasin dhe asnjeri nuk mbanë përgjegjësi morale dhe ligjore.

Këto ndodhin në kohën që Maqedonia kërkon datë për anëtarësimin në BE dhe NATO.

Si është e mundur të bëhen anëtarë të familjes Evropiane njerëz pa identitet, pa adresë!?

Fatbardha Shabanit, një grua nga qyteti i Kavajës ka 14 vite e martuar në Maqedoni, por i është refuzuar shtetësia.

Hana Asani e martuar më 2003 me shtetas të Maqedonisë, nënë e tre fëmijëve i është refuzuar shtetësia e Maqedonisë me pretekstin se rrezikon sigurinë e Republikës së Maqedonisë.

Si është e mundur një nënë, një shtëpiake të rrezikojë sigurinë e këtij shtetit!?

Fahrije Neziri është nga Ferizaj i Kosovës dhe që më 1985 është martuar me Muhamedin nga fshati Idrizovë. Ka disa vite që bashkëshortes së tij jo vetëm i refuzohet shtetësia, por MPB i refuzon edhe lejen e qëndrimit për të huaj. Znj.Fahrije i rrezikohet ndarja familjare sepse pa leje qëndrimi nuk mund të vazhdojë të jetojë në Maqedoni legalisht. Pra, siç shihet kemi një rast flagrant ku janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut, kujdesia e shtetit maqedonas për bashkimin familjar.

Fatmir Hoxha me origjinë nga Kaçaniku ka 27 vite që i refuzohet shtetësia bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Kjo familje është pa asnjë kujdesie nga institucionet humanitare në Maqedoni edhe pse ky shtet thith fonde në emër të kësaj kategorie.

Në një gazetë, disa vite më parë shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptar që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar.

Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare.

Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.

Atëherë si është e mundur që MPB do ju besojë sigurinë shtetërore forcave të policisë shqiptare? Kur në të njëjtën kohë u refuzon shtetësinë mijërave qytetarëve që vijnë nga Shqipëria! Kjo është sa ironike dhe qesharake.

Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni. Llogaritet se rreth 1000 shqiptar nga Shqipëria pasi kanë firmosur dokument se pranojnë të jenë informator të sigurimit maqedonas DSK kanë përftuar shtetësinë dhe punësim.

 

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

 

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut ka deklaruar kohë më parë se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend. “Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.Në një akademi solemne, të zhvilluar në Shkup me rastin e 60-vjetorit të miratimit të

Siç shihet Maqedonia edhe pse ka firmosur Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriu, ky shtet multietnik i shkel këto të drejta me dy këmbë duke mos respektuar asnjë ligj juridik. Duke shkelur këto ligje MPB e Maqedonisë me veprimet e saj antiligjore ka nxitur urrejtje midis etnive dhe religjioneve fetare. Ajo po inkurajon ndarjet familjare ku siç dihet familja është e shenjtë.

 

 

Letrat e refuzimit te shtetesise si person i rrezikshem

 

Refuzimi i lejes se qendrimit 4.korrik 2011

 

Refuzimi i lejes se qendrimit 4.korrik 2011,FIRMA E Musa Xhaferit

 

Vendimi i dyte i rrezikshem 17.12.208



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora