Kulturë
Përparim Hysi: Shën Valentini i magjishëm
E hene, 13.02.2012, 07:55 PM
Përparim Hysi
Shën Valentini i magjishëm
Erdhi,erdhi Shën Valentini,dalin çiftet dy nga dy
Tek i vështron Përparimi,e them hapur:-Kam zili!
Ja tek puthen lirshëm fare dhe s'ta kanë as për pesë
Bota e tyre:sa e madhe!Koha ime:krejt e zezë!
Koha ime,kur qeshë djalë;as që
Se në krye qe një"djall" që e "vriste" dashurinë
-Është burgjeze dashuria(ne kemi moralin tonë?!!!)
Ja,kështu,thoshte partia:dashuri-ferrobeton!!!
E,moj kohë!Moj kohë e zezë,kur në krye ishte "djalli" *
Ajo kohë,për faqe të zezë,se nga"djalli"trëmbej malli!!!
Trëmbej malli,dashuria dhe çfarë them nuk është sajesë
Dashuri?Pyetej partia...biografia qe "licencë!!!"
Ja,kjo kohë më kujtohet,kur shoh Shën Valentin
Dhe është mirë mos harrohet,ç'bëri"djalli"me partinë.
Kur shoh çiftet dy nga dy,që zënë puthen fare lirshëm
Brohoras si një i ri:-SHën Valentin,je i magjishëm.
* aludohet për Enver Hoxhën e partinë e "punës" së Shqipërisë.
9 shkurt 2012
Emigrimi
Emigrimi,për mua,është një gjarpër që më mbyt
Është si një kafshatë e madhe që më mbet në fyt
Rrugën e migrimit e kam bërë nga halli
Gjithë kohën në mërgim,si t'më ndiqte djalli?!
Sado që Amerika është vënd shumë i bukur
Unë,them të drejtën,nuk kam qenë i lumtur
Nuk e dua mërgimin,po e them unë fort
Në Shqipëri gjej gëzimin dhe jam si i plotë.
Shtëpinë kaqvjet kyçur do vete që ta hap
Dhe atje tek kuzhina,shtrihem gjer e gjatë
Rrugën e mërgimit më nuk do ta marrë
Adresa e Përparimit,është në Mbrostar *
Atje,në Mbrostar-Ura,atje buzë xhadesë
Është njlë fshat-qytezë,në mes të Myzeqesë.
Bukë e kripë,e zëmër,por çplot dashuri
Dhe fare s'është ëndërr;e vërtetë tani!
Ata,nga fundi i marsit,kur ka ardhur pranvera
Për miqët e shokët,e hapur do jetë dera.
Kur të mos kemi bukë,do ia kthejmë me ujë
Se me njerëz që do,bën dhe pak"rrëmujë?!"
Se nga gjithë trapezat(kush është më e çmuar?!)
Kur me mqtë e shokët ia kalon gëzuar.
Eh,moj Shqipëri,sa mall që më ka marrë!
Sado pleqëri,gati me të qarë...
*Mbrostar-Ura,fshati im,tri-katër km larg Fierit.
8 shkurt 2012