E hene, 21.10.2019, 07:18 PM (GMT+1)

Aktualitet » Bota

Masakër në Irak, 72 të vrarë nga atentatet

E enjte, 05.01.2012, 06:15 PM


Në Irak janë shtuar tensionet mes sekteve. Pas një vale të re sulmesh kanë humbur jetën 72 persona.

 

Tensionet janë shtuar pas largimit të ushtarëve amerikanë nga Iraku në dhjetor të vitit të kaluar si dhe pas lëshimit të urdhër-arrestit ndaj zv/presidentit irakian, sunitit Tarek al Hashemi. Korrespondenti i BBC-së në Bagdad tha se Iraku po kalon një krizë të vështirë politike dhe situata në vend është e tendosur.

 

Zyrtarët irakianë thanë se 45 persona u vranë dhe 68 të tjerë u plagosën, pas një sulmi kamikaz, në shënjestër të të cilit ishte qytetit i pelegrinëve shiitë, Nasirja. Më herët, 27 persona u vranë dhe 70 u plagosën pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në zonën shiite, në Bagdad.

 

Pelegrinët po zhvendoseshin drejt qytetit të shenjtë Qerbela kur një kamikaz, që mbante një rrip eksplozivi u hodh në erë. Ndërsa sulmet në Bagdad vunë në shënjester civilët në Sadër Siti dhe Kadhimija. Dy shpërthimet e para u regjistruan në Sadër Siti, dy bomba që shpërthyen, njëra në afërsi të një qendre punësimi dhe tjetra pranë një dyqani. Pas thuajse dy orësh, dy autobomba shpërthyen në të njëjtën kohë në Kadhimija.

 

Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, gjenerali Kasim Al Musavi tha se qëllimi i këtij sulmi është të ndezi rebelimin e njerëzve. Është ende herët, sipas tij, të thuash se cilët janë autorët e sulmeve.

 

Pas lëshimit të mandat- arrestit ndaj zv/presidentit sunit Tarek Al Hashemi, me akuzën për terrorizëm, grupimi “Irakija”, blloku kryesor sunit e ka bojkotuar parlamentin, duke akuzuar kryeministin shiit Nuri Al Maliki për monopolizim të pushtetit.

 

Hashemi ndodhet aktualisht në Irbil, në Kurdistanin e Irakut i mbrojtur nga qeveria rajonale.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT