Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Brazil njihe menjëherë Republikën e Kosovës
E premte, 29.02.2008, 09:55 PM
VEPRIMTARI I MIRËNJOHUR ENGJËLL KOLIQI RIKTHEHET NË BELO HORIZONTE, TASHMË ME FLAMURIN E SHTETIT TË RI DHE KËRKON:
BRAZIL NJIHE MENJËHERË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Veprimtari e shkrimtari i mirënjohur – Engjëll Koliqi, mbas publikimit të librit të tij të dytë në vendin tonë, rikthehet mes miqëve dhe përkrahësve të flaktë të Republikës dhe të Popullit të Kosovës, në Belo Horizonte. Që në ditën e parë ai ka filluar me lobimin e denjë për njohjen e shtetit të tij, nga autoritetet braziliane, duke kërkuar përmes massmediave të këtushme fuqishëm njohjen e menjëhershme të Republikës së Kosovës.
Caio Werneck
Shkruan: Caio WERNECK
Belo Horizonte, 29 shkurt 2008. - Në radiotelevizionin “BANDEIRANTES”, i njohur si TV BAND, që është shtëpia e dytë radiotelevizive në mbarë territorin brazilian, Z. Koliqi të martën e 26 shkurtit, ka qenë protagonisti kryesor i një emisioni special njëorësh, kushtuar Kosovës. Udhëheqësi i këtij emisioni – kryeredaktori Luis Carlos Bernardes, në studio kishte ftuar edhe analistët e mirënjohur dë politikës ndërkombëtare – Roberto Brant (ish ministër i shërbimeve sociale dhe deputet federal plot pesë mandate), Luis Sapia – ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, Julius Cesare Pereira Costa – ndërmarrës (pronari i lokalit të mirënjohur “Alexandrina”), si dhe miken a madhe të Kosovës – Prof Dr Vera Lucia Alves Neves, e cila edhe përkthente edhe komentonte.
Engjëll Koliqi me Julius Cesare Pereira Costa |
Engjëlli me kryeredaktorin Luis Carlos Bernardes dhe me këngëtarin e mirënjohur... |
Në fund, të gjithë janë pajtuar se Kosova, me pasuritë e mirënjohura njerëzore dhe minerale, së shpejti mund të bëhet shteti më i fortë i Ballkanit dhe burim i një paqeje të përhershme në rajon.
Veprimtari kosovar, në të njëjtën ditë, në lokalin “Alexandrina” i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetares Gloria Paiva, për të përditshmen prestigjioze të Belo Horizonte-s “O TEMPO”, që është botuar të mërkurën e 27 shkurtit, me titullin “Kosova në pritje të njohjes nga Brazili”. Edhe përmes kësaj gazete Z. Koliqi ka kërkuar njohjen e menjëhershme të Republikës së Kosovës dhe ka ftuar brazilianët të investojnë në Kosovë, ku do të kenë interesa të mëdha dhe investime të garantuara nga Qeveria Vendore. Edhe në këtë gazetë, megjithë insistimin e tij që të mos shkruhet kështu, gazetarja nën foton e tij e ka shkruar “gazetari shqiptaro-kosovar i caktuar si përfaqësues i vendit të tij në Brazilia”.
Duhet përmendur edhe faktin se, sikur në studion televizive, poashtu edhe në foton në gazetë Z. Koliqi është paraqitur me Flamurin e ri të Republikës së Kosovës.
|