E premte, 26.04.2024, 10:41 PM (GMT+1)

Mendime

Aristotel Mici: Sokrati i Antikitetit ne Poezinë e Lasgush Poradecit

E diele, 13.11.2011, 08:58 PM


Sokrati i Antikitetit ne Poezinë e Lasgush Poradecit

 

Nga Aristotel Mici

 

Me dy librat e tij, “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i Zemrës”, Lasgush Poradeci ndriti   si yll i pashuar në qiellin e poezisë shqiptare. Me kohë vargjet e  poezisë së tij gjithë frymëzim, u bën pasuri e trashëgimisë shpirtërore mbarë shqiptare.

Lasgush Poradeci u shfaq e mbetet si një kulm i lartë në poëzinë e viteve ’30 të shekullit të XX, jo vetëm me frymëzimin e thellë, ndjenjën njerëzore, idetë dhe motivet interesante, po edhe me stilin original e fjalën e figurëshme, ashtu si di ta flasë edhe ta shkruaj  vetëm “këngëtari finosh”. Dhë për këtë anë të stilit të tij original dhë brilant, sipas Mitush Kutelit, Lasgush Poradeci është një “autarkist” i cili i nxjerr të gjitha metaforat ë simbolet  vetëm e vëtëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e mundësive të gjuhës shqiptare, prej etikes shqiptare. As mithologjia indike, përmbi të cilën Lasgushi ka  njftime të thëlla, as mithologjia greke dhe as mithologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh ne të gjitha çipat e botës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdor ndonjë motiv të huaj në vjersha. Ai përpiqet të vleftësojë e  të zhvillojë potencialin shqiptar në art në të gjithë degët e jetës.(Burrin e vërtetë e  quan me emrin e tij  “të vërtetë” Gjërgj Kastrioti dhe jo me emrin  “Skënderbe”)[1]

Kështu Lasgushi kishte gjetur një tragë të re në fushën e figuracionit e të leksikut, atë që në një  vjershë më të vonëshme do ta shpreh si kredo poetike:

 

Hija ime nuk di dhunë,

Di veç frymë lirie

Dhe di punë, punë, punë,

Mund pa fund për art magjije.

 

Dhe  të shoh të pasqyruar

Vetëveten fije- fije,

Fije – fije poezie,

Që mban erë Shqipërie [2]

 

Po me gjithë pohimet e Kutelit se në të gjithë vargjet e Lasgushit nuk ka asnjë  emër ose fjalë të huaj, se ai mban  vetëm erë Shqipërie në vjershëri, ashtu siç ë thotë edhe vetë poeti në vargjet e mësipërme, në poezinë  Kush ma njohu dhembshurinë” , gjëjmë një daljë nga  “traga” osë nga  ajo praktika e “autarkistit”. Në këtë vjershë autori parapëlqen të bëjë një krahasim me një emër të madh nga antikiteti grek. Duke shkruar për stoicizmin e vetë ndaj brengave, mudimeve dhe hidhërimeve, poeti pohon së jeta:

 

Qoftë e ëmbël si një çupë,                                                             Qoftë e mbushur plot me gjak;

Do t` ia pi të shkretën kupë,

Siç e piu Sokrati plak.[3]

Ku ta gjejmë shkakun e daljes së poetit nga kredoja e vetë poetikë,që  vetëm mban erë Shqipërie. Për dekada të tëra këtë gjë e dinte vetëm autori. Po nga fundsi i viteve ’80 të shekullit  XX në redaksinë e autorëve te traditës pranë shtëpisë botuesë “Naim Frashëri” filloi puna edhe me veprën letrare të  Lasgush Poradecit.  Ky botim do të ishte më i ploti i kësaj vepre deri atëherë  me një vëllim prëj 520 faqesh, ku përfshihej  gjithë poezia e tij e botuar, shkrimet në prozë, dorëshkrime dhe letërkëmbimi. Midis dorëshkrimeve ndodhej edhe  poema “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, e cila qe përfunduar qysh më 1975. Kështu pra, në poezinë e Lasgushit  na bëhet e pranishme përsëri figura e Sokratit, po tani jo me një varg, po me një poemë prej 24 faqesh. Arsyeja e parë pse figura e Sokratit antik del si  personazh në  poezinë lasgushiane dhe autori bën kështu një dalje nga traga krijuesë është vetë univërsaliteti  i figurës së Sokratit, i cili  i kishte kaluar prej shekujsh kufijtë e lashtësisë helene.  Nga ai kanë ç’ të mësojnë  të gjithë në çdo vend e në çdo kohë. Duket nga poema në fjalë se edhe L. Poradecit i ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme si jeta dhe vepra e Sokratit, po edhe vdekja krenare e filozofit të madh. Ai që i biri i skulptorit Sofraniku. . Atëherë, në vogëlinë e tij, atje në punishten e të atit ai nisi të punonte si gurgdhendës. Po nga viti në vit, gjithnjë e më shumë djaloshi zgjeronte edhe  njohuritë e veta duke mësuar me këmbëngulje.  Ashtu, ai arriti të bëhej filozof.. Si njeri i etur  për dituri, thoshte: “Di një gjë, që nuk di asgjë”.  Si rregull të jetës së tij Sokrati mori mbishkrimin e tempullit të Delfit: “Njih vetveten”[4]

Si filozof me mendime të thella, Sokrati u ngrit kundër sofistëve, të cilët nga mësues të gojëtarisë ishin kthyer në  njerëz të korruptuar dhe përpiqeshin në mënyra të rreme të mbronin ose të rrëzonin si të drejtën ashtu edhe të shtrembërën, sipas interesit.

Qëllimi kryesor i Sokratiot ishte të përhapte njohuri dhe të ngjallte tek njerëzit  dashurinë për dituri. Në praktikën mësimore ai nuk jepte kurrë përgjigje të gatshme, po përpiqej që me anë të pyetjeve e përgjigjeve ta shpinte bashkëbiseduesin në përfundimime logjike të drejta. Kjo mënyrë e të mësuarit do të quhej më vonë në pedagogji  “metoda sokratike”.

Nëpërmjet bisedave filozofike me  nxënësit e vëtë dhe me rininë e asaj kohe antike, Sokrati përhapte idetë e tij të përparuara, që binin ndesh me shumë norma të shtetit, të gjyqeve edhe të fesë shtetërore. Nga dita në ditë ai po kalonte në një konflikt të hapur me shoqërinë e lartë zyrtare të shtetit të Athinës. E qortuan dhe e këshilluan të hiqte dore,  po Sokrati s’ tundej nga parimet e tija. Atëherë autoritetet laike dhe fetare e nxorën në gjyq.

Sipas Platonit, “Sokrati qe nxjerrë në gjyq në vitin  399 P.K  me akuzën se po shpërfillte  perëndit shtetërore dhe po paraqiste prrëndi të reja, nga njera anë, dhe nga ana tjetër akuzohej se po korruptonte moralisht rininë, duke e larguar nga principet e demokracisë.”[5]

Në radhë të parë Sokrati deshte që filozofia të merrej me  problemet e jetës në tokë dhë jo të endej nëpër qiej, nëpër sferat rrotullore, po të ishte fizike me themele natyrore. Dhe për këtë ide realiste të heroit të tij filozof, Lasgushi shkruan në poemë:

Filozof Sokrat i vjetër

Kokë e vlefshme e Greqisë

E pat zbritur përmbi tokë

Lëndën e flozofisë

Krahas filozofisë Sokrati kujdesej edhe për normat morale. Ndryshe nga sofistët e korruptuar, ai deshte të vendoseshin  marrëdhënie të ndershme e të sinqërta midis shtetit dhe popullit. Po ashtu donte edhe  drejtesi të paanëshme për palët në gjyq. Dhe për këtë anë të prirjeve morale të Sokratit Lasgushi  shkruan në poemë:

 

Përcaktove dhe moralin,

Përcaktove drejtësinë.

Dhe ngarkove për detyrë

Vëç njerinë, veç njërinë.

 

Moral të bukur shumë

Për dobi të gjithësisë.

Që i shërbente drëjtësisht

Njerëzisë dhe shoqërisë.

 

Si vendose paq moralin

Mbi themele të patundur,

Kape zotërit e Fenë

Për t’i tundur, për t’i shkundur.

 

Ashtu si në jetë edhe në poemën e L. Poradecit, heroi filozof ka përpara shumë  kundërshtarë parimorë, te  cileve  përpiqet t’u mbush mendjën  për të vërtetën dhe t’ i bind. Dhe këta kundërvënës nuk janë vetëm nga radhët e sofistëvë, por edhe nga paria e administratës shtetërore, gjyqësore dhe hierarkia klerikale në shtetin e Athinës. Në këtë  atmosferë konfliktuose nis atëherë Sokrati  ekskursionin e vetë filozofik e teologjik tek personalitetet më të larta të kohës, për të shpjeguar probleme sociale, filozofike e fetare.. Në fillim shkoi te kryeshtetasi antik, pastaj të kryegjyqtari, dhe, më në fund në tempull gjeti kryepriftin vetë.

Heroi  filozof i poemës së Lasgushit, vërtetë u end nga një personalitet tek tjetri, për të parashtruar shqëtësimet e veta, po asgjë nuk zgjidhi dot në këtë ekskursion. Jo vetëm se nuk ia dëgjuan vërejtejt e kritikat, po përkundrazi e qortuan.  Së pari, e kërcënuan  të mbyllte gojën, sepse përndryshe do ta pësonte këq. Vetë kryeprifti e paralajmëroi se:

Sa për ty Sokrat, që shan

Perënditë shtëtërore,

Dhe përhap ide të reja

Dhe zgjon masat popullore

 

Thonë së do të dënojnë

Rreptësisht për këtë faj,

Me që do kryeparinë,

Ta rrëzosh nga froni i saj.

Po Sokrati që kishte një karakter të gurtë, nuk trembej nga paralajmërimet frikësuese. Po edhe  kleriku i lartë, nga ana e tij, nuk e la me aq kërcënimin. Për më tepër,  ai,  duke dashur ta frikësojë  me dënimin maksimal,  i deklaroi:

 

Thonë gjyqi dhë tërë Athina

Se ty do të dënojnë,

Të pish kupën e zeherit,

Që kështu të asgjësojnë.

 

Realisht siç e  trajton  Platoni tek  “Apologjia”, Sokrati ka qënë jo vetëm filozof i ditur, po edhe  trim i patrembur e mbi të gjitha superior ndaj kundërshtarëve e gjyqëtarëve të kohës. Me gjithë presionet që iu bënë, ai nuk  i  mohoi  pikëpamjet e tij dhe  nuk pranoi të ndërpriste dhënien ë mësimevë të filozofisë: “Burra të Athinës,- flët ai në gjyq,- unë u dua dhe u nderoj, por para jush  do të dëgjoj zotin. Dhe përsa kohë që jam gjallë dhe jetoj, unë kurrë s’ do ta  ndërpesë dhënien e  mësimeve të filozofisë”.[6]

I patrëmbur nga imazhi i vdekjes, Sokrati nuk pranontë të largohëj nga burgu  edhe kur shokët e miqtë ia siguronin mundësinë e arratisjes. Në momente të tilla dramatike  ai  deklaronte se “Asgjë e keqe nuk mund t’i ndodh njeriut të mirë as kur jeton e as mbas vdekjes”[7]

Si filizof krenar e i patundur në bindjet e tij për jetën dhe vdekjen, për të vërtetën dhe mashtrimin, për drejtësinë dhë padrejtësinë, ai u shpreh para trupit gjykues dhe spektatorëve se “E vështirë, o miqtë e mi, nuk është të shmangësh vdekjen, po të shmangësh padrejtësinë”[8]

Po ashtu edhe Sokrati i poemës së Lasgushit është njeri guximtar dhe i urtë, i palëkundur në rrugën e tij që s` pranon asnjë kompromis. Kryeprifti mundohet ta josh me shëmbullin  e tij jo të admirueshem për njeriun e ndershëm:

 

U bubu, Sokrat, Sokrat,

Filozof që tunde  dhenë,

Po si ne or antizot,

Pse s’ bën kompromis me fenë?

 

Po kjo këshillë e klerikut të lartë qe krejt e papranueshme për heroin e poemës së Lasgushit. Sokrati edhe  në poemë nuk del nga bindjet filozofike, nga parimet e jetës së tij dhe as nuk korruptohet. Në mënyrë të prerë Sokrati pohon para klerikut të Zeusit, se ai s’ishte për kompromis me fenë. Pasi për njerëzit e ditur feja unk është përzjerje dogmash. Duhet bërë e qartë, deklaron  Sokrati, se  për ne të diturit:

Feja jonë është trefish,

Shkencë e art e poezi,

Zoti ynë është një fish

Ky quhet Dituri.

Në këtë mënyrë pra, kupthet nga pushtetarët e kohës në Athinë, se Sokrati nuk po vinte mend.  Ai shkonte në popull dhe përsëri predikonte parimet e tij. Kjo i revoltonte qeveritarët e kohës. Ai  po shpërndante ide të reja për të ardhmen, gjë kjo që s’ u pëlqente njerëzve të regjimit sundues. Ai po u prishte qetësinë qeverisese, po hapte  “punë”, pra po prishte  “statuquon”. Atëherë të alarmuar ata i thonë:

Prap po i mohon Sokrat

Perënditë shtetërore,

Prap ti me ide të reja

Po zgjon masat popullore.

 

Më në fund u pa e qartë prej  parisë se Sokrati nuk qe thyer nga paralajmërimet kërcënuese, se nuk  po pranonte as rrugë kompromisi. Atëherë për atë kishte vetëm një alternativë, ajo e gjyqit.:

 

Kështu me ndërgjegje të ashpër

Merr vendim gjyqi xhelat,

I jep kupën e zeherit

Të pamposhturit Sokrat.

 

Kështu djajtë e bestytnisë,

Kështu breshkat e Moçalit

Vranë filozof Sokratin,

Madhështorin dre të malit

Lasgush Poradeci në të njëjtën kohë, kur lartëson figuren e Sokratit, qartëson  edhe idenë se ai u dënua për pikëpamjet e idetë e tij progressive, duke u bërë martirë i   doktrinës së vetë filozofike.

Që atëherë, që nga viti 399 Para Krishtit, kur u dënua Sokrati e deri tani, kanë kaluar 24 shëkuj, po emri dhe vepra e tij jeton në faqet e hiatorisë, prandaj poeti shkruan për  pavdekësinë e tij:

Ti m’ i  m iri, ti m’ i urti,

Ti m’i drejti  gjithë Greqisë

Vdiqe përmes errësirës,

Linde përmes historisë.

 

Shkuan vjet dhe qindra vjetë,

Shkuan edhe mijra vjet.

Të nderon Sokrat njerzimi,

Mirënjohje jetë pas jete.

Në favor të kësaj ideje  se Sokrati rilind përmes historise është edhe mendimi i studjuësit Amërikan J.f. Stone, i cili ne veprën e tij “The Trial of Sokrates” shkruan :”Sokrates speasks like a modern civil liberatorian[9]”; ose e thënë shqip, Sokrati flet si një  liberator modern i qyteteruar. Nga kjo pikëpamjë Sokrati  nuk është vetëm një filozof dritëdhënës i antikitetit, por edhe  një liberator i gjithë kohëve moderne. Nga kjo anë ai është një mendje universale, që ndrin në shekuj për logjikën e hekurt dhe guximin qytetar.  Filozofi Sokrat qe në opozicion me qeverisjen e kohës së tij jo si një grinjar për gjëra të vogla personale, po për çështje madhore, për të drejtën, për të vërtetën, për lirinë. Ai ishte dijetari që donte ndryshime për të mirën e shoqërisë, që nuk dinte të bënte kompromise, që kurrë nuk mund të  bëhej vegël e shitur te  qeveria. Njerëzit mendjendriur  dhe të guximshëm si Sokrati i duhen çdo kohe, po e keqja është se opozitarë të tillë prishin statuquo-n dhe nuk u duhen qeverive . Cili filozof shkoi aq i vetëdijshëm drejt fundit tragjik si ai. Për mendimin e thellë filozofik dhe  guximin e tij, Sokrati  është një sinekdokë;  dhe, ashtu siç themi se muzeumet kanë nevojë për Ciceronë, që të kuptohen nga të gjthë, kohërat kanë nevojë për Sokratë, që të ndriçohen.

Lidhur me fatin tragjik të filozofit të madh, si në jetën e tij edhe  në këtë poemë, që jemi duke e analizuar, studjuësja Frida Idrizi ka shenuar në parathënien e veprës letrare të Lasgushit se “Poeti duke marrë shkas nga figura ë Sokratit,  demaskon në poemën “Ekskursioni teologjik i Sokratit” hipokrizinë politike, klerikale  dhe etike mbi të cilën mbështeten gjithë rendet shfrytëzuese, për të vënë në gjumë popullin e lënë në padije, me qëllim që të zgjasin sa më shumë jetën e tyre.”[10]

Herezia e filozofit krenar ndaj Zeusit Sovran si dhe qendrimi i tij kritik ndaj “parisë” drejtuesë është cilësia më dalluese e Sokratit, që i ka tërhëqur më shumë vëmendjen poetit në poemë. Kjo për arsyen se edhe vetë Lasgushi në këtë aspekt është një “Sokrat në miniaturë”.

Ai nuk e vuri penën as në shërbim të monarkisë, as në favor të diktaturës komuniste. Skurt poeti nuk i përfillte qeveritë edhe  sferat e larta drejtuese. Po edhe ata të kabineteve te larta zyrtare e dinin farë mirë këtë gjë, prandaj, pa u ndjërë, qeveritarët e linin në hije. Dhë për këtë veçori të Lasgush Poradecit bindesh kur lexon epistolarin e tij, sidomos  letërkëmbimin me Asdrenin, me  Prof. E. Çabejnë, si edhe me Prof. S. Luarasin .

“…..O miku im i dashur dhe atdhetar i urtë, Asdren….Studentët e ardhur nga Shqipëria thonë se arka e shtetit qenka zbrazur nga shkaku i festave të kurorëzimit, prandaj s’ po dorëzohen bursat prej kaq muajsh dhe kush e di se gjer kur do të zgjatet ky martirizim…”:[11]

Për ta ndriçuar edhe  më shumë alergjinë e Lasgushit ndaj nëpunësve të lartë qeveritarë le të lexojmë edhe letrën që i drejtonte  E. Çabejt nga Graci më 29 shgkurt 1933: “Me  pedantsuan  obskurantisht, po un nuk u betova. (……). Pasi bërë skandalin e mosbesimit, na ardhke edhe për rrogë tani…Unë i ofenduar, dhe gjigand kundër pigmenëve nuk u trëmba, po erdha pa rrogë.”-(Vep.Lëtrare, f. 483).

A  nujk janë këto shembuj që flasin  për një Sokrat në miniaturë? Për një këngëtar “finosh” që nuk u shit te politika, por  që qënrdoi si Princ në mbretërinë e Poëzisë.

Së fundi, duhet theksuar  se mendimet dhe idetë e poemës “Ekskursioni Teologjik i Sokratit”  janë dhënë përmes një forme  tërheqëse nga ana artistike, edhe  pse në këtë vepër s’ kemi më atë erotikën e afektuar nga  një dashuri zhuritëse, ashtu si  tek “  “Ylli i Zëmrës”  a po tek “Vallja e Yjeve”. Vendin e heroit lirik në këtë poemë e zë një filozof i ndritur dhe me karakter të fortë. Po edhe kjo dukuri e re në poezinë e Lasgushit., tanimë  në moshën të tretë, jepet me frymëzim.  Përsëri  kemi të bëjmë  me  një krijim mjeshtëror

Stili Lasgushian, dikur me tone romantike, tani në poemën”Ekskursioni Teologjik i Sokratit” merr ngjyra kritike dhe ironie, po poezia nuk e humbet as natyrshmërinë, as spontaneitetin. Vargjet mbajnë  gjithnjë veç figuracionit të pasur edhe një  tingëllim origjinal, gjë që  përftohet  edhe më shumë nga efektet  akustike që japin  anafora, epanostrofeja, aliteracion, përsëritja poetike, dhe gjithë sintaksa poetike e vjershërimit lasgushian.

 


[1] Mitrush Kuteli,nga  Fjala e editorit, te “Ylli I Zemrës”, botimi II, Bukurësht, 1939, f.151-152

[2] L.Poradeci, “Vepra Letrare”,   Shtëpia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1990,  f.135

[3] L. Poradeci “Ylli I Zemrës” , Botimi II, Bukuresht, 1939,    f.134

[4] Prof. A. Mushulin, “Histori e Kohës së vjetër”, Tiranë 1950, f.141

[5] Nga Irwing Edman, ”The  Works of Plato” f. 67.

 

[6] Nga Irwing Edman, “Platon” f. 74

[7] Nga  Irwing Edman,  “Plato”  f. 74

[8] Nga  Irving Edman, “Plato” f.85

[9]  Nga  J. F. Stone,”The trial of Sokrates”, f. 210

[10] Nga Frida Idrizi, ”Vepra letrare” e L. Poradecit, Parathënia, Tiranë, 1990, f.18

[11] Lasgush Poradeci, “Vepra Letrare”,  Tiranë, 1990, f..477



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora