Kulturë
Gani Qarri: Jusuf Gërvallës
E hene, 10.10.2011, 09:50 PM
Gani Qarri
JUSUF GËRVALLËS
Kushtur Jusuf Gërvallës me rastin e 66 vjetorit të lindjes, nxjerrë nga libri im me Poezi "Harta Ime"
Hero i vuajtjeve dhe përndjekjeve gjakatare
I cili tërë jetën e tij, popullit të vet ia kushtoi
Si Feniks i pashuar i vatrës sonë kombëtare
Mërgimtarët në Evropë të gjithë i bashkoi
Trim dhe i arsyeshëm në fjalë dhe veprime
Shqiptarët kudo me shumë dashamirësi i ftonte
Që të jenë sa më unik,në vend dhe mërgim
Se çlirimi i atdheut, bashkimin tonë kërkonte
Trupëzimin në një LIS, të të gjitha degëve kombëtare
Që në shumë shtetet të botës atëkohë ato lulëzonin
Të krijuara gjithandej,nga gjiri i Diasporës Shqiptare
Vetëm ideatorët e unitetit, arritën ti bashkonin
Por, mu atëherë kur u mëkëmb uniteti shqiptar
Bashkëpunëtorët e UDB-s atentat organizuan
Dhe në vitin 1982 pikërisht me 17 Janar
Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun i likuiduan
Likuidimet e heronjve tanë, kryer me tradhti
Edhe sot, pas kaq vitesh, jetën tonë helmojnë
Sepse vrasjet e pa sqaruara, gjithmonë mbjellin zi
Si sëmundje kanceroze që kombin tonë mundojnë
Që nga ajo ditë e tragjedisë së rëndë kombëtare
Për vrasjen e heronjve, mbet çdo gjë e pa zbuluar
Ndaj pa zbardhjen e misterit të vrasjeve hileqare
Kujtimi për heronjtë,përherë vjen duke u rënduar