E premte, 26.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet personaliteti Italian Dr. Luca Bagliani

E diele, 18.09.2011, 04:01 PM


Nga RIZA LAHI

 

“WAKE UP, ALBANIA!!!”

 

Dr Luca Alberto Paolo Bagliani gëzon titullin parlamentar Italian “ Honorevole”,

është kryetar i Partisë Katolike Liberal Krisiane (C.L.C.), sekretar politik I Partisë së Handikapëve Italianë (M.E.D.A). dhe president i Shoqatës “ Në ndihmë të italianëve nëpër botë”.

Partia CLC është krijuar në vitin 2007 dhe kongresin e saj themelues e ka bërë në “Vila Aurelia” – Vatikan.

Dr Luca, krahas aktivietit të tij si politikan , jep mësime për matematikë, ekonomi ,elektronikë dhe gjeografi, që nga niveli I stidentëve të  gjimnazit e deri te ata të universitetit .

Ai ka të mbrojtur “doktoraturën” në disa fushëa.  Ka ardhur për herën e dytë në vëndin tonë dhe bashkëbsedimin e bëmë në lokalin e zgjedhur prej tij, “Majestic”, te Plepat, në Durrës.

Aktivistja e shquar e ështjes shqiptare, e mbiquajtura “Mbretëresha e disaporës”, Vitore Leka Stefa, që këmbnguli për këtë takim, na e përsëriti disa herë se Dr Luca Baglioni  është një mik i shquar i shqiptarëve.

 

RIZA LAHI -  Dr. Luca, si jeni njohur me “mbretëreshën e diasporës shqiptare” Vitoren, që, gjithessi, është vetëm një emigrante. Një emigrante e postkomunizmit shqiptar?

 

LUCA BAGLIANI –    Më ka rënë në sy si një aktiviste e jashtëzakonëshme e çështjeve të atdheut, të vëndit të saj dhe të emigrantëve shqiptarë në Itali; kaq energjike, e përkushtuar me tër shpirt  . Për herën e parë e kam takuar në një spital, kur ndihmonte, u rrinte te koka apo  qante ndërsa ndihmonte burrat e plagosur që kishin ardhur nga lufta që po zhvillohej në Kosovë.  Atëherë ajo ishte edhe në Këshillin e Komunës....Më e habitëshmja për mua qe, kur mësova se ajo nuk kishte asnjë farë statusi shtetëror për të kryer kësi punësh aq të doemosdoshme dhe që bota aktivizon ministri , drejtori dhe ambasadat e veta ku i ka. Se nuk paguhej nga askush. Se ishte thjesht emigrante. Kini parasysh se në botën e sotme, deri edhe një këshillë, paguhet, jo më të rrrish natë e ditë me hallet e të tjerëve në kokë e në shpirt. Unë nga natyra jam shumë shpirtdhimbshur dhe bëra dicka të vecantë që ta gëzoja këtë grua që dukej se ne rininë e saj të kishte qënë shumë e bukur. Ndërhyra te një miku im që ishte organizatori i  “Miss Bolonia”; quhej Fatuco dhe ishte President i Paritsë së Pensionistëve në BE. Gruaja e papepur albaneze, zonja Vitore, jo vetëm që u vu në juri, por edhe i vuri kurorën vajzës më të bukur të Bolonjës…  Kjo grua këmbëngulëse, në emër të atdheut të saj, më ka mbushur mëndjen të vizitoja Shqipërinë; që të dyja herët.. Herën e parë erdha plot ngurrime, herën e dytë, me shumë qejf dhe pashë shumë ndryshime që më bënë përshtypje të madhe.  Unë tanimë jam një mik me shpirt i popullit shqiptar, ia dua të mirën pafund dhe dua që ai të bëjë sa më shpejt e sa më shumë përpara. Në vetveten time unë i kam caktuar vetes këtë drejtim, hob, pasion, kohë, dije...quaje si të duash – të jem mbrojtës, avokat  i ekonomisë shqiptare në Itali....hahaha, edhe unë, pa asnjë “letër”, nga askush, si e nderuara Vitore Leka – Stefa.

 

Po cilët ndryshime keni vënë re kësaj radhe?

 

Plazhi i Durrësit është bërë një plazh i bukur evropian. Me ndërtesa madhështore e lokale luksoze...ja, ky “Majestiku” ku po rrijmë, ta zëmë, është një lokal modern i ditëve të sotme. Shikoj rrugë të shtruara e të bukura gjithandej, rini plot, të shkolluar e të shëndetëshme që dijnë nga  2- 3 gjuhë të huaja , E dini që në Italinë prej 62 milion banorësh, ka gjithësej vetëm 500 mijë fëmijë? Ju keni një polici shumë vigjilente dhe...oh, plot gjrëa të bukura. Mendoj se kryeminsitri juaj Sali Berisha punon plot energji, dinamizëm dhe ambicie të zjarrtë që vëndi të bëjë përpara;po ashtu edhe presidenti i vëndit Bamir Topi...jam shumë i gëzuar për ndryshimet dhe përparimet e vëndit tuaj. Sigurisht që ka sa të duash për të bërë, më shumë dhe më bukur...

 

( Ndërkohë një nënë e re pranë nesh i foli italisht një fëmije 2 -3 vjeç, dhe dr Luka e përshëndeti atë gjith entuziazëm. Ne përfituam nga ky rast...) Z Luka. A do t’i këshillonit ju nënat shqiptare emigrante në Itali që t’u mësojnë fëmijëve sefte gjuhën italiane, pasi, ja, shqipen do ta mësojnë që do ta mësojnë më vonë?

 

Në asnjë mënyrë! Niente! Së pari gjuhën e nënës, ndrushe është gjynah prej Zotit! Ndryshe, asimilimi i shqiptarëve emigrantë në Itali do të bëhej shumë më kërcënues, gjë që përbën një turp për këdo, sëpari për njerëzimin e kulturuar dhe botën humane. Me shpirt të them, kurr – kurr nuk do të doja të asimilohej populli juaj i mrekullueshëm i këtij vëndi të mrekullueshëm. E, shumë mirë të dijnë njerëzit gjuhë të huaja, mësimi i të cilave është aq i lidhur me gjuhën amtare. Natyrisht që më bëhet qejfi që këtu te ju më duket sikur dijnë italisht të gjithë ( duke parë më dinakëri e duke qeshur) – me përjashtim të zotit Lahi...Hahaha...herën tjetër do të takohemi së bashku, kur të kem mësuar dhe unë shqip...Më lejoni t’i përsërit “Bravon” time të fortë kryeminsitrit shqiptar që bën çmosin që në vëndin e  tij rinia të rritet sa më e kulturuar dhe e shkolluar. Molto bravo...bravissimo!

 

Zoti Luca,ju jeni “doktor” i shkencave ekonomike. A mund të na flisni diçka rreth krizës ekonomike që ka kapërthyer Evropën ; me të dhe Italinë?

 

Falemnderit për pyetjen. Në Evropë, sikurse edhe në Itali, po vërehej se ishte tepër e vështirë të konkurohet me mallra kineze, indiane, braziliane ku fuqia punëtore është tepër me e lirë se këtu. Atëherë nisi të marrë prioritete loja me financat, me bankat, me letrat financiare. Pra – “ata prodhimin, po ne kemi paratë”, gjë që u shoqërua me mbyllje fabrikash e pakësime massive të punëtorëve nëpër vëndet evropiane. Dakord, po ku ishte gabimi? Fuqia që morën drejtorët e presidentët e bankave, I kapërceu fuqitë e politikanëve të shteteve të tyre. Ajo  bëri që të lulëzojnë aferat bankare; u shtuan në qarkullim sasia e letrave fianciare… tani së fundi edhe “eurobonot”. Pra u prish në mënyrë skandaloze dhe të pakontrolluar bilanci mes parasë në qarkullim dhe ekuivalencës së tyre me monedhat e thesareve. Një ekonomi jo reale, por fiktive, nisi të lulëzojë. Po, a fut njeri në burg për kësi aferash në kurriz të ekonomisë evropiane? Askush. Peshkaqenët e mëdhej vazhdojnë papushim. E….si do të vejë kjo punë? Mmm…me korigjime hap pas hapi…Mbase edhe një hapje e kapitalit prodhues evropian në Afrikë do të qe një shërim I shpejtë I ekonomisë së sëmurë..Edhe luftërat janë një zgjidhjeje; popo vatrat e reja të luftës janë një mjet I njohur për zgjidhjen e krizave ekonomike. Ja, Libia e Kadafit ka të depozituara tër ato para nëpër bankat evropiane; edhe në Italinë time, shumë. Tanimë ato para janë “ngrirë” dhe shteti im mund t’I përdorë për investime të menaxhuara nga ai, si psh në bujqësi, nga prodhimi I së cilës, të dërgojë pastaj “ndihma humanitare “për popullin libian. Pa le për rindërtimet…

 

Z .Luca. Ju folët për çmimin e lirë të fuqisë punëtore në Indi, Kinë, Brazil…Edhe te ne … Unë njoh punëtorë që paguhen 100 euro në muaj, sa pronarit nuk do t’i mjaftonin të mbante me ato para, një qën.

 

(Duke perënduar sytë dhe ,më pas, duke shtënrguar buzët)…Shqipëria duhet të fillojë “Ëake up” e industrisë së saj në energjitikë. Nuk e kam te  nafta…As te energjia hidrike . Në mënyrë kategorike, kurr, në energjinë nuklerare. Me këtë rast pajtohem plotësisht me thirrjen që bënte me 9 gusht kryebashkiaku I Nagasakit që të mos egzistojnë në botë as bomba atomike, as impiante atomike, asgjë nga kjo energji që përman rezikun e llatarëshëm të shfarosjeve e dëmitmeve në masë…Nuk flas as  dhe te panelat diellore. As edhe te energjia eletrike me erë. E kam tjetër kund. E di ti që “Siemens”, “Deutche bank”, “Enea” dhe disa kompani më të vogla, do të investojnë në shkretëtirën e Saharasë 200 miliad euro për përftimin e energjisë diellore përmes sistemit të pasqyrave? Parim që është aplkuar për herë të parë në mënyrë vendimtare nga gjeniu grek Arkimedi në luftën greko perse, duke djegur anijet përmes këtij sistemi? Kabllot e kësaj energjie që do të prodhohet në Sahara, do të kalojnë përmes Turqisë, vëndit tuaj e të vijnë në Itali. Kjo është energjia e së ardhëmes. Pse të mos ndërtoni të tillë burim fantastikisht të lirë të energjisë edhe ju këtu? Në Evropë janë duke u ndërtuar 6 sisteme të tilla. Në krye të këtyre projekteve ndodhet professor Rubia, që sot është në Spanjë, prej atje do të ndërtohet një në Greqi e një në shkretëtirën e Tunizsë, në jug. Jam interesuar. Për fat te keq, askush te ju nuk e studion, as edhe në universitet, mundësitë reale të rinovimit të energjisë. Përmes kësaj energjiejtë ardhur nga dielli, Shqipëria do te ketë mundësi të përftojë vetë hidrogjenin e lëngët dhe, kështu, të jetë vërtetë ldër ekonomik. Besoj e dini që Hidrogjeni i lëngët është perspektiva e zëvëndësimit të motorrëve me djegie të brendëshme, gjithëçka që punon me karburante. Studiuesit shqiptarë pranë kryeministrit tuaj duhet ta kenë në qëndër të vëmdëndjes këtë vizion. Mirëpo, nga uji H2O, që të dalë më vete H2, duhet energji shumë, mbase një central bërthamor. Kurse me sistemin e “Pasqyrave të Arkimedit”, çmimi do të jetë shumë I ulët dhe normal…

Shqipëria mund të japë më shumë kredi për bujqit, që të rritin prodhimin e produkteve bio.Sigurisht që mund të bëjë akoma më shumë për turizmin.

Një burim I madh I të ardhurave të shtetit shqiptar është diaspora postkomuniste. Do të sugjeroja që përfqaësuesit më të shquar të kësaj diaspore, siç është, ta zëmë,  zonja Leka, njerëzit më me autoritet, më të resktuarit nga të gjithë,   në secilin vënd ku ka grupime më të mëdha emigrantësh shqiptarë, si në Greqi, Itali, Gjermani apo SHBA, të kenë një status shtetëror, një zyrë, një rrogë sado minimale, extremisht minimale, fare krejt simbolike, por që të ketë paksa status shtetëror, që të ketë shumë më tepër fuqi për të vepruar…Nuk them për të dubluar ambasadat.. Është tjetër gjë ambasada. Të 1.3 milion shqiptarët në emigracion duhet të kenë të evidentuar edhe shtetërisht përfaqësuesit e vet më të shquar. Po këmbëngul nga përvoja ime si president i Shoqatës “ Në ndihmë të italianëve nëpër botë”.

”Ëake up, Albania!”, kam qejf të përsërisht këtë thënie të përdorur aq bukur nga Obama.

 

Zoti Luca. Ju drejtoni një parti me orientim të hapur katolik. Unë do të nisem sot në Shkodër te nëna ime, që të festoj me të bajramin. Mos do të ishte këshilla juaj që t’i them asaj ta konvertojë fenë, të bëhet katolike?...Popo, nuk bëj shaka!  Ka qënë një kësi fushate në Kosovë….

 

Kurr! Bindjet fetare janë krejtëisht personale dhe pjesë e të drejtave elementare të njeriut. Kur isha në Pakistan, një komandant muxhahidin atje, që drejtonte 6 mijë fshatra më tha një të vërtetë që duhet ta kenë parasysh të gjithë: “Si myslimanët, edhe të krishterët, një Zot besojmë!”. Personalsiht unë e respektoj nga feja islame gjithëçka të sajën, por , sidomos, respektimi nga ajo të traditës, lidhjeve familiare dhe vetë  familjes. Unë me shumë dëshirë, do të dëshëroja të kisha një bashkëshorte me bindje dhe edukatë myslimane. Gruaja myslimane e respekton të shoqin shumë, është fort e lidhur me familjen dhe repekton njerëzit e afërt të të shoqit, si nënën, babain,vëllezërit, motrat e të afërmit e tij.

 

Po…e ç’far ju ka lidhur ju me handikapët? Ju jeni kryetar I kësaj partie politike, apo jo?

 

Po. Kam  ndenjur dhe rri papushim pranë fatit të kësaj kategorie njerëzish  përveç motiveve njerëzore e kulturore, edhe nga një fakt personal. Unë në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçe kam menduar të vras veten….pësova një aksident me makinë, këmba m’u dëmtua, m’u gangrenizua dhe u bënë gati të ma prisnin…

 

Unë kam një mik. Është shumë I njohur në të gjithë zonën ku banojnë shqiptarë. Është kantautori Mihallaq Andrea. Atij ia prenë të dyja këmbët, por më ka thënë se kurr nuk I ka shkuar mëndje atje ku ju ka shkuar juve…Ai ka shkruar një roman shumë të bukur dhe që është përpirë nga lexuesit e që flet artistikisht për jetën e  tij. Janë tmerrësisht prekëse çastet kur do t’I pritnin këmbët e gangrenizuara…

 

 

Mua ( duke treguar shënjat e këmbës së tij të djathtë), më shpëtoi një mjek që kishte sutudiuar në SHBA.

Quhej Vangelista dhe ai ma hoqi qelbin e këmbës me akupunkturë. Këtë e bëri, kur të tjerët mjekë donin të ma prisnin dhe unë isha tmerrësisht I stresuar – si do të jetoja pa bërë ski, pa luajtur me top, pa ngarë biçikletën, pa…megjithëse vinte përditë në spital, tok me prindërit e mi, edhe një shoqe, një vajzë shumë e mirë, që më jepte kurajo papushim…Gjithsesi, me këmbënguljen edhe të zonjës së nderuar Vitore, kemi në projekt që të organisojmë një koncert madhështorë, fillimisht në Verona, në amfiteatrin e saj. Në qëndër do të jenë dy  këngëtarët e famëshëm që janë edhe paraplegjikë, italianin Andrea Bachelli dhe shqiptari Mihallaq Andrea. Është një project që e kishim edhe vitin që shkoi por nuk e realizuam dot. Do të ftojmë për koncert edhe një staf përforcues shqiptar, si këngëtarët Alida Hisku e Bashkim Alibali, muzikologun e njohur Prof.Dr. Bajram Lapi, sigurisht ndonjë gazetar nga Shqipëria…Sipas këtij projekti, paratë e mbledhura për koncert, do të jenë dhuratë për t’I vënë këmbët e reja heroit shqiptar nga Korça, zotit Mihallaq Andrea, që paska shkruar një roman për jetën e  tij…Edhe unë do të ulem të shkruaj për jetën time, sapo të kem kohë…E…Sa faqe është romani I këtij korçarit të fortë? Po mendoj që, sikur ta përkthenim në italisht për lexuesit italianë ; ta bënim këtë nën përkujdesjen e partisë sonë të handikapëve, siç do të jetë edhe koncerti madhështor që do ta bëjmë patjetër.

 

Edhe një pyetje, z Bagliani. Në intervistën  e parë ju jeni shprehur për opinione jo të mira ndaj shqiptarëve….

 

Ju kuptoj. Përshtypjet janë gjëra që formohen me argumente dhe, po me argumente ndryshojnë. Unë do të mendoja , me sa e  njoh gjëndjen te ju, që edhe mbi grupimet partiake duhet të qëndrojnë njerëzit e kulturës. Vetëm me kulturë, vetëm me kulturë, erudicion, vizione të gjëra shkencore – dhe Shqipëria ka, unë e di, ka kësi njerëzish – bota do të njohë të vërtetën e popullit shqiptar, fisnikërinë dhe filozofinë e  tij. Vetëm me kulturë….

 

Për fat ne nuk kemi minsitri kulture. Kemi një minsitri , një e katërta e së cilës është kulturë. Një minsitri me katër valenca. Valenca e kulturës rrethohet nga një valencë që të kujton paratë – turizmi dhe nga një tjetër që të kujton pëprlasjet fizike, siç është sporti.

 

Gjithesi ju falemnderit për intervistën. Hahahah…Unë dhashë konsulencë pa para, jam gati të ndërhyj ku të mund për interesat e popullit dhe të shtëtit të Shqipërisë fqainje, jam bërë fans I popullit shqiptar dhe, kjo ka nisur nga një miqësi e thjeshtë me një emigrante që ju e quani “Mbretëresha e disaporës shqiptare”. Miqësi që më zhyti mes shqiptarëve të mrekulleushëm dhe që jeta I ka ndëshkruar rëndë kohë pas kohe….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora