Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E shtune, 17.09.2011, 05:39 PM
Neki Lulaj
PRITJA E DHEMBSHME HESHTAKE
Si eshkë e tharë, porsi qiriri
Në Shandanët* që digjet
U dogjëm...
E heshtja e ndrydhur
E ndyer, e ndruajtur
Heshtja
Nuk puthet me robërinë.
Te vuajturit si një
Kërkonin vaun e Lumit
Duke kërkuar cekëtinë
Që me më pak viktima
Atdheut t´ia sillnin paqën
Ta fitonin Lirinë.
Hasmëria nëpër mote,
Si rreshkë plage e shtresuar
Në të çarat e zemrës dhe në shpirt
Nëpër poret e gjithë trupit
Prej hasmërisë
Trup e shpirt rënduar.
Shtigjet e thurura nëpër mote
Ishin një Va ku duhej hy
Me vendosmeri e sakrifica sublime
Një qëllim dhe një shenjtëri
Lugetërve me u dalë në pusi
Qafë e eshtra me ua u thye.
T’i vie fundi mizorisë
Se mjaft na u dogj
Në bebzat e syrit dashuria
Na u shtjerr edhe durimi
Ndaj duam të jemi
Zotër shtëpie
Atdheu është vetë Lumturia.
(*Shandanët-mbajtëse qirinjsh me formë e me zbukurime të ndryshme.)
KOHA MË NUK PRET
Të këndellen të pakëndellurit,
Të punojnë se koha s` pret
Mos t´përgjumen mos t´mashtrohen
Mitrovica Oqean dhe Det.
Ti zini Istikamët e dijes,
Ju akademikët mendjemprehtë
Nëse duani dhe nëse doni,
Të ndërtoni dhe të gëzoni Shtet.
Shlyeni huqet primitive
Bëhuni bashkë si thuprrat e plakut
Kujtojeni vetëm një herë
Betimin e Hipokratit
Mos i dëgjoni shumë të tjerët
Ato çka ju thot Evropa
Por dëshmoni se vetë dini,
Të huajtë në vendin tonë
Mos t’i zejë koha.
Kjo e bekuara është e jona,
Oqeani i lumturisë
Djep i përkundur me shekuj
Ninullat e Nanave,
Dhe baladat e trimërisë.