E premte, 26.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Mendime

Redan Bushati: Demokrat, JO pa «demokraci»!

E enjte, 15.09.2011, 07:59 PM


Demokrat, JO pa «demokraci»!

 

Nga Redan Bushati

 

Edhe pse kam një moshë relativisht të re mbi supe, kam arritur të kaloj në “sitën”e strukturave partiake, duke filluar nga rangjet më të ulta në strukturat e forumit rinor, e deri në përfshirjen në seksione a grupseksione të partisë. Sigurisht nuk është shumë, por nuk është as pak, për çështjen të cilën kam marrë përsipër të analizoj. Theksoj, për çështjen të cilën do ndaj mendimin me ju, shkurt, por preçiz.

 

Sot, në rrugët e kombit ka jashtëzakonisht shumë njerëz që derdhin “gjak” për Sali Berishën. Mund të jem njëri nga ato, ndoshta! Por, di rreth vetes që japin edhe jetën si Ervis Isufi dhe Nazmi Kurti e disa miq, që për arsye etike nuk po i përmend emrat e tyre, pasi ndodhen në disa poste drejtuese. Të gjithë janë demokrat dhe janë me PD-në, por mbi të gjitha janë me Sali Berishën e çdo gjë që ka të bëjë me të. Këto individë do t'i gjeni në disa degë të strukturave partiake, por edhe rinore në qytete të ndryshme. Kam dialoguar me shumë prej tyre, prej më shumë se dy vitesh, nga Tropoja e Kukësi e deri në Berat, Pogradec e Sarandë.

 

Në mars-prill të vitit 2009 kemi ringritur nga e para strukturat e FRPD-së në shkollat e mesme (në Shkodër) me shumë vajza e disa djelmosha. (Kujtoj për protagonistët e kohës edhe botimin në maj të atij viti të gazetës «Aktualitet Rinor»). Ishim të etur për nisma dhe aktivitete. E donim njëri-tjetrin shumë dhe punonim gjithë bashkë për këto struktura rinore. Ishim të «tërbuar» për të ndihmuar Partinë Demokratike që të arrinte rezultate sa më të mira në zgjedhjet e qershorit 2009. Kujtoj shumë emra si: A. Markaj, N. Prekducaj, M. Marinaj, R. Çaku, S. Çano, A. Bashota, A. Kaceri, M. Peraj, V. Rakaj, E. Gjoni, A. Alia e shumë e shumë të tjerë (më vjen keq që nuk po i përmend të gjithë), saqë arrinim shpeshherë nëpër mitingje të mbushnim teatrin «Migjeni». Si gjithmonë dallohej shkolla e mesme «Jordan Misja», e cila edhe brenda shkollës kishte zyrën e punës për forumin rinor të PD-së. Larg nesh (isha i pamësuar) shikoja disa që u afronin pranë këtyre të rinjve dhe ju kërkonin numrat e telefonit. Ditën e nesërme i merrnin në telefon për t’i bërë për vete. Ka edhe nga ato, që i kam sjellur deri në kryesi të forumit rinor, por që demokracia për to, fatkeqësisht nuk e dija, ishte organi gjenital. Më vjen keq, por s’më mbetet gjë tjetër të them përveçse “lum nëna e babai që i kanë për hise!». Sigurisht, prej të gjithë atyre nxënësve të shkollave të mesme, aktualisht disa ndodhen larg forumit, disa brenda tij e disa punojnë për të sjellur të ardhura për familjet e tyre. Kujtoj nga koha pas zgjedhjeve, që shumë prej tyre (fatkeqësisht) mbetën pa hyrë nëpër universitete, pasi siç thonin ato «pritnin që partia ku po jepnin kontribute të ndërhynte për ti futur në listat fituese që nxirrte MASH».

 

Servilizmi dhe madhështia e të ndjerit mirë, me atë që ka post drejtues apo pushtet është një ndër problematikat kryesore, që dëshmojnë demokracinë, por keqpërdorimi i tyre sjell të kundërtën e saj. Shumë gënjehen nga ofiqet e dikujt, e duke “tentuar” psikisht t’i ketë edhe ai për vete, fillon e bëhet bishti i dardhës së mbretit, që rron në pushtet. Tashmë, kjo është një sëmundje e pashërueshme, që në përgjithësi kaplon ato me shpirt katran dhe arsim mjeran. Frika dhe burracakëria, janë dy modele të tjera që vërdallisen rreth nesh. Dështimi i tyre lidhet për një fije peri. Këtë fije e ndan frika e tij, për të zbritur apo për t’u ngjitur. Gabimi kushton rëndë, e për demokraci asqë bëhet fjalë. Fundja, ç’lidhje ka demokracia me frikën e të thënit të gjërave ashtu siç janë apo ngritja e një mendimi ambicioz?

 

Imitimi, është një ndër veset e tjera të liga që mbërthejnë, individin e sapohedhur në skenën e teatrit që mban emrin “politikë”. Ai, imiton jo se do, porse e do puna. Kështu, arrin të bëhet më i besueshëm dhe afrueshëm me sozinë e tij, në mënyrë që të “vjelë” ndonjë gjë nga ai. Kjo është demokracia?!

 

LMN- Lëvizja për mendim Ndryshe. Ndjej respekt, jo për individët e përfshirë, por për idenë që më në fund kemi edhe diçka ndryshe brenda llojit. Kanë apo nuk kanë të drejtë, është një çështje krejt tjetër, të cilën nuk më takon t'a gjykojë. Për një LMN të tillë, kanë nevojë edhe strukturat rinore, por mbase edhe në degët e partive në rrethe e më gjerë. Demokracia funksionon nëpërmjet fjalës së lirë, e nëse ka fjalë të lirë është e pamundur që të gjithë të bien në një mëndje. Po nëse të gjithë ngrenë dorën, sipas direktivave të drejtuesit/es, ka demokraci?! E nëse nuk ka, më vjen keq, unë e fus vehten tek demokratët me demokraci, pasi për këtë luftoi familja ime dhe Azemi me shokë. Po ti o «demokrat», ku e fut vehten tënde???

 

(Autori është Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës, shkurt K.S.U.SH)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora