E premte, 26.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Mendime

Kabil Bushati: Kamikazi i vogel Brace

E shtune, 09.02.2008, 04:47 AM


KAMIKAZI I VOGËL BRAÇE

Nga Kabil Bushati?*  
 
Ashtu si dikur në kohën e merhumit radio Tirana u transmetonte shqiptarëve dhjetë herë në ditë kengën e Çelo Mezanit për t’i bërë qejfin Enverit, po ashtu edhe sot akuzat e Erion Braçes  kundër rrugës Durrës Kukës e Lulzim Bashës, transmetohen nëpër radiotelevizionet shqiptare në çdo orë, me dixhital e pa dixhital, për t’i bërë qejfin Edi Ramës. Bile kupola e PS-së nuk është e kënqaur me  gojaçin Braçe, por ka nisë me “shërbim” në Nju Jork edhe Gjinin e Portokallisë…
 
Akuzat kundër rrugës Durrës Kukës në përgjithësi dhe ndaj ministrit Basha në veçanti janë bërë retorika më e bezdishme e ditës. Ashtu si dikur në kohën e merhumit radio Tirana u transmetonte shqiptarëve dhjetë herë në ditë këngën e Çelo Mezanit për t’i bërë qejfin Enverit,  po ashtu edhe sot akuzat e Erion Braces kundër rrugës Durrës-Kukës e Lulzim Bashës, transmetohen nëpër radiotelevizione në çdo orë, për t’i bërë qejfin Edi Ramës. Vetëm se Braces i mungon kostumi lab me opinga e fustanellë. Bile kupola rozë nuk është e kënaqur me gojaçin Braçe, por ka nisë me “shërbim” në Nju Jork edhe Gjinin e Portokallisë. Mbrëmë, një shok i imi, më telefonoi në orët e vona të natës nga metropoli i botës që të më bënte me dije ndër të tjera; se “ene Gjini i Portokallisë” i sponosorizuar nga rozaxhukët na kishte pasë çveshë shpatën nëpër kafenetë e Nju Jorkut kundër rrugës Durrës-Kukës edhe lidershipit të PD-së. Të pranishmit e kishin tallë, paçka se Gjini ishte ne krye të detyrës e brënda statusit si humorist mbarëkombëtar që mezi e kemi.
Të çudit fakti se ndërsa Edi Rama singëll, gjatë këtyre ditëve, herë çveshur e herë nudo, bënte kokrrën e sefásë nëpër qytetet e Gjermanisë, Erioni në Tiranë djersin si balo para kamerave dhe Gjini tallet nga të pranishmit ne Nju Jork. Sa të vendosur janë socialistët për të zbatuar urdhërat e shefit. Njëri pranon të bëhet balo e tjetri arlekin.
Por gjithsesi sa më tepër kohë kalon aq më të qarta bëhen për shqiptarët të vërtetat e skenarëve  për këto akuza.  Po ngjet fenomeni boomerang dhe akuzat kundër rrugës e Bashës po u bijnë kokës vetë atyre që i kanë inskenuar. Sepse siç i themi nga Shkodra: ficka vret vehten me gojën e vet. Në një shkrim të mëparshëm unë ngrita versionin e interceptimit të Lulëzim Bashës nga kupola rozë për arësye të performancës së tij unikale ne Partinë Demokratike dhe perspektivës së tij të padiskutueshme për të zënë kreun e kësaj partie në të ardhmen. Arësye kjo madhore që qëndron e nuk bie poshtë edhe sot e kësaj dite. Por duke analizuar edhe me faktet e reja që dalin dita ditës, nuk do shumë mënd për të kuptuar se është edhe një arsye tjetër që i shqetëson socialistët.
Ata janë në hall të madh për ish kabinetin Nano që për tetë vjet me radhë vrau, vodhi e rrjepi Shqipërinë. U hoqi nëntë lëkurë shqiptarëve të varfër. Me sa duket ua ndjen qerosa lagështirën. Shikojini se si janë zverdhë ish ministrat e Nanos nga shkarkimi i kryeprokurorit dhe ndërrimi i prokurorëve të tjerë nëpër rrethe. Shikojini me sa ashpërsi reagojnë kundër Kryeprokurores Ina Rama për lëvizjet e transferimet e  prokurorëve, që fundja e fundit janë në të drejtën e kompetencën e saj ligjore. Ata e dijnë mirë se ndërrimi i prokurorëve do të i nxjerrë ata cullak me bëmat e gjëmat e tyre. Ish ministrat e Nanos i ka braktisë gjumi si Makbethin e nuk ka luminal që të ua mbyllë sytë. Bile as (e)Arta Dade nuk mund t’i vërë në gjumë duke u kënduar ninullat e saj të ëmbëla. A nuk përbën ky frikësim gjer në palcë i titullarave të kabinetit Nano një argument më shumë për të ndërsyer Braçen kundër gjoja aferave të ministrit Basha në tenderat e rrugës Durrës Kukës? Sepse socialistët shqiptarë edhe sot e kësaj dite janë në gjendje të imitojnë e të emetojnë me të gjitha xhestikulacionet e objeksionet Gjergj Dimitrovin dhe nga të akuzuar të kthehen në akuzues. Bile ja kanë kaluar edhe Dimitrovit sepse Braçen e shkretë e kanë kthyer jo në akuzues por në kamikaz. Me plot gojë Erionin mund ta quajme:kamikaze i vogël Braçe. Sipas llogaritjeve manuale dhe kompjuterike kupolës rozë i rezulton se sa më shumë akuza dhe baltë ndaj Bashës aq më shumë do kalojnë ditët dhe muajt që disa antarë të kabinetit Nano të përballen me drejtësinë shqiptare e të harrohen si në Kalendrat Greke. Kujtoni Nanon, Luan Pilafagën, Cacin, Baçin, Naçin, Dukën e krimit, Eskobarët e kuq të drogës, taksën Majko etj etj. Akuzat për rrugën Durrës-Kukës u bënë salvaxhento shpëtimi për disa rozaxhukë hajdutë. Shqiptarët dhe drejtësia shqiptare nuk duhet të harrojnë as thesarin e shtetit që u vodh ditën për diell a thua se Shqipëria ishte  një republikë bananesh andej nga Paqësori.
Një meritë të jashtëzakonëshme në këtë kamikazllik, pa dyshim që ka edhe ishkryeprokurori Sollaku i cili i bëri një promocion të vyer Braces në veçanti dhe kupolës së PS-së në përgjithësi. Patjetër që në këtë sezon dimëror të politikës çapraze shqiptare, Dhori Sollaku arriti që ta bëjë Erion Braçen personazh vip, alias kamikaz. Si të thuash u bë Mullá Omari i Braçes, udhëheqësi i tij shpirtëror, ose siç i thonin persjanët; mydiri i tij.
Kur shikon sot në media ishkryeprokurorin Sollaku në mbledhje me fondacionin “Qemal Stafa”, përkrah  Xhep Meidanit, Luan Omarit, Erion Velisë e Ilirjan Celibashit thua me vehte: more po ne shqiptarët për vite me radhë a paskemi pasë kryeprokuror të pavarur apo një qemalstafist të kuq atentator. Sepse është plotësisht e lexueshme se me anë të asaj akuze të pa bazë për rrugën Durrës-Kukës, Dhori Sollaku tentoi të i bënte “atentat” ministrit Basha. Dhe që të mos ia hamë hakun, kamikaz më “trim” se sa Erion Braçen, as me këmbë të kalit nuk kishte ku të gjente as në male e as në fusha.
Nga sa shkruam më lart del më se e qartë se akuzat ndaj Bashës janë plotësisht të pa baza e tejetr qëllimkëqija. Nuk na mbetet tjetër veçse Erion Braçes në Tiranë e Gjinit të Portokallisë e Gjinit të Portokallisë në Nju Jork u urojmë : lehje të mbarë për të mirën e partisë.

*Kryeredaktori i Gazetes Shkodra



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora