E shtune, 27.04.2024, 09:18 PM (GMT+1)

Mendime

Sarë Gjergji: Laramani (në Karadak)- dhëmbje, vetëdije, ndërgjegje

E merkure, 06.02.2008, 07:18 PM


Sarë Gjergji

LARAMANIZMI (NË KARADAK) – DHEMBJE,  VETËDIJE, NDËRGJEGJE
 
Nga Sarë Gjergji

 
Në faqet e historisë sonë, një kaptinë të veçantë e përbënë edhe dukuria e laramanizmit: laramanizmi dhembje, vetëdije, ndërgjegje...

Shqiptarët nën thundrën e egër të pushtuesit osman të nënçmuar e të diskriminuar barbarisht deri në palcë, qenë të detyruar që ta pranojë fenë islame. Tatimet e mëdha, marrja nizam e djemve shqiptarë, dhuna e paparë fizike, imponuan islamizmin. Po deshe të jetosh duhet sakrifikuar diç: mohoje besimin tënd, kulturën tënde, të kaluarën tënde, mohoje identitetin tënd! Vetëm kaq, asgjë më shumë! Shih, me këtë hap ke fituar pasuri, je liruar nga tatimet...

Dhe islamizmi i imponuar me dhunë, pranohet medoemos, ndonëse sipërfaqësisht nga kryefamiljari e më vonë edhe nga meshkujt tjerë të rritur të familjes (por jo edhe nga femrat - gratë), të cilët para pushtetit osman do të njihen me emra të rinj musliman, emra këta, të cilët shqiptarëve do t`iu shërbejnë si mekanizma mbrojtës para turqve, ndërsa emrat e tyre të vërtetë kombëtar-fetar (të marrë me pagëzimin shenjt) do mbeten si shenjë e identitetit të tyre etnik e kulturor, si shenjë e një jete të rëndë, e një historie të dhimbshme, si një dëshmi që në thellësi të qenies së tyre ruhet shpirti i gjallë i të parëve të tyre. Si njerëz me nga dy emra në të ardhmen, në vete do të mbartin tërë peshën e jetës-dhunën e dyfishtë: atë fizike dhe shpirtërore. E para rrjedh nga pushtuesi i quajtur Perandori Osman dhe tjetra, e dyta nga pushtuesi i quajtur Ndërgjegje...Për t`i kuptuar më lehtë këta dy pushtues se në ç`drejtim dha masë veprojnë e që prore prekin në sedrën e njeriut tonë, më poshtë po sjellim një dokument me rëndësi (ruhet në arkivin e famullisë së shën Jozefit në Stubëll) dhe i cili flet mbi pagëzimin e fëmijëve të laramanëve, jo vetëm të Karadakut të Shkupit (Malit të Zi të Shkupit), por edhe me gjerë. Në të lexojmë emrat e fëmijëve të pagëzuar nga këto fshatra të Kosovës: Selishtë, Sefer, Stublla e Poshtme, Gagli, Lushnik, Llapushnik, Gjinaj, Vokaz, Vërçevicë, Remnik, Papaz, Lloshkobare, Lladrovc, Nishar, Stançiç, Bresalc, Dunav, Llokme, Koregj, Binçë (Shushkë), Terzijaj, Depce, Jasen, Tërne (Kosovë), Gjinoc, Muçibabë, Zekbash, Tërnavë. Në vazhdim nga dokumenti Matricularum baptizatorum Cryptocatholicorum Ecclesiarum Beatae Mariae Virginis Crnagorensis in Letnica Atque Sancti Joseph, Sponsi Beatae Mariae Virg. in StublaStubalae, die 27.XII.1951 Transcriptor:Dominicus Ramaj

Po paraqesim disa nga fëmijët e pagëzuar, vendlindjet, datën e lindjes e të pagëzimit si dhe emrat e prindërve të tyre:

Dunav: emri i pagëzimit Ndue (Rexhep), i lindur më 13.04.1893. i pagëzuar më11.06.1893, emri i babait Bajrami i Ferat Dunavit, e ëma Sala Latif Zekbashit; Sefer: emri i fëmijës Simon, i lindur më 14.09.1894, i pagëzuar me 04.02.1895, babai Selmani i Sinanit, e ëma Ajetja e Misinit; Llapushnik: Mark (Hamzë) i lindur me 1866, i pagëzuar më 22.04.1895, babai Zeneli i Ukës, e ëma Zyka e Asllanit; Selishtë: Mark, i lindur më 28.05.1895, i pagëzuar më 03.06.1895, babai Hamza i Rrahmanit, e ëma Nazifja e Sadrisë; Koregj: Jozef, i lindur më 30.01.1890 i pagëzuar më 22.8.1895, babai Halimit i Azizit, e ëma Zelija e Januz Seferit; Stublla e Poshtme: Tereze, e lindur më 22.12.1873, e pagëzuar më 13.12.1895, babai Fazlija i Jakupit, e ëma Nazifja e Tahirit; Terzijaj: Anë, e lindur më 4.3.1896, e pagëzuar më 19.3.1896, babai Munishi i Jakupit, e ëma Nazifja Rexhep Dunavit; Bresalc: Prenk, i lindur më 1.4.1896 i pagëzuar më 3.5.1896, babai Rama i Durmishit, e ëma Zehidja e Ismailit: Depce: Marta e lindur më 10. 8.1906 e pagëzuar më 19.8.1907; babai Mustafa i Jakupit, e ëma Halimje e Emërllahut; Muçibabë: Marija e lindur më 20.8.1906 e pagëzuar më 8.9.1906, babai Jakupi i Selmanit, e ëma Raima e Misinit; Jasen: Kristofor i lindur më 8.6.1916 i pagëzuar më 15.6.1916, babai Hasani i Eminit, e ëma Hamitja e Sinanit; Tërne (Kosovë) Mark, i lindur më 20.10.1899, i pagëzuar më 1.9.1902, babai Rrahmani i Demirit, e ëma Çamilja e Bajramit; Tërnovë: Gjergj i lindur më 23.4.1911, i pagëzuar më 25.9.1913, babai Mehmeti i Muslisë, e ëma Raba Pajazititt; Papaz: Katarina, 26.1.1914 e pagëzuar më 22.9.1916, babai Brahimi Sadikit, e ëma Nazifja e Metit; Remnik: Tadeja, i lindur në muajin e tretë të 1898 i pagëzuar me 27.4.1898, babai Rama i Jakupit, e ëma Zyla e Ramës.

Po ashtu në faqen 6 të këtij libri kemi të pagëzuar edhe një fëmijë të Idriz Seferit, emri i të cilit nuk figuron (ose është Prenda në numrin paraprak). Pra, vendlindja: Sefer, i (e) lindur me 6.1895, i (e) pagëzuar më 13.12.1895, babai Idriz Seferi, e ëma Baftija e Gjafer Brahimit ( pagëzuesi dom Mikel Tarabulluzi, fq.6.nr.50).

Natyrisht këta ishin vetëm nga të pagëzuarit që na ofron ky dokument (gjithësejt 824 të pagëzuar që nga viti 1893-1940 e 1979. Kemi gjithashtu edhe të pagëzuar pas luftës së fundit në  Kosovë.

Kjo që shënuam më lart dëshmon faktin se me sa dhunë shqiptari e pranoi islamizmin, edhe atë vetëm sipërfaqësisht. Ç’është e vërteta  ne jemi të vetëdijshëm për të kaluarën e tij historike dhe si i tillë ai i mbetet gjithnjë besnik asaj. Nga një vetëdije e tillë rezulton edhe e drejta e tij që të trokasë në portën e madhe të zemrës së vet, e drejtë kjo, e cila nuk mund të mohohet nga askush, madje as nga ata (pseudo)historianë të cilët lansojnë tezën se »shqiptarët e pranuan me dëshirë islamizmin« duke mohuar kështu luftën pesëshekullore të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane në të gjitha fushat e jetës, me të gjitha mjete dhe format. Në këtë mënyrë, të tillët me ose pa vetëdije i japin krah dhe ndihmesë të madhe lansimit të tezës mbi fundamentalizmin islamik të shqiptarëve. Megjithatë të tillët do të mbetën vetëm si shprehje e shpirtit tyre të vogël, si dëshirë e predestinuar të varroset në vetvete.

Në fund, nuk do harruar se shqiptarët duhet të marshojnë tutje, si një popull me virtyte e vlera të mëdha intelektuale e shpirtërore, këtë duhet ta dëshmojmë në të ardhmen, dhe duhet të jetë detyrë e çdo njërit prej nesh.

Botuar më 1995, në revistën Urtia, VI-1,1995, Zagreb



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora