Mendime
Shukrije Bunjaku-Mani: Katastrofat tona nga luftërat me fqinjët tanë pushtues
E marte, 05.02.2008, 09:36 PM
TREGIM I JETUAR
KATASTROFAT TONA NGA LUFTËRAT ME FQINJËT TANË PUSHTUES
Dhe me spiunët shqiptarë të shitur për ca groshë, që ua bënë bashkëkombësve të vet shpinat shoshë!
Nga Shukrije Bunjaku-Mani
![]() |
Shukrije Bunjaku-Mani |
Një fqinji ynë, Ademi i Rexhepit, na thërriste nga shpati tjetër: o rrini gati, paketojuni se duhet të ikim… se po vijnë komitët çetnikë…o pritni edhe pak se mbase nuk po vijnë këndej… Kështu yrrja-byrrja s’kishte të sosur për çdo ditë… e ku do të shkonim ne me gjithë ata të infektuar!?
Të tjerët thoshin jo po lëngata ka ardhur nga partizanët që janë kthyer nga Lufta e Banatës dhe nga Lufta kundër Shaban Palluzhës, janë kthyer me sëmundje dhe me morra: ata tregonin se sa s’kishin vdekur prej morrave… po vënin lecka të lagura nën sqetulla, ku grumbulloheshin morrat, e pastaj po i gjuanin në zjarr… ka pasur raste që edhe pas disa javësh, duke u larë, iu kanë dalç morrat nga llumi e nënlëkura!
Si do që të ketë qenë, tifoja erdhi nga pasojat e luftës, që mori jetëra njerëzish të familjes tonë, të cilët nuk i ka numëruar as evidentuar askush! As sot e kësaj dite: pse, vallë, nuk organizohen ekspedita mjekësore, për plotësimin e pasurimin e arkivave të veta?
Na patën vdekur: gruaja e bacit Hamëz, tezja Hanife, me dy bijtë e vet, Brahimin e Hasimin, 5 e 1 vjeçar; axha i babës, Azemi me gruan e vet, Fatën; axha i gruas të bacit Hamëz, Heta i cili kishte ardhur nga Bullajt e Marecit në varrim dhe e ka marrë sëmundjen ngjitëse; ka vdekur burri i kushërirës tonë, Hykës, Shaipi, poashtu nga infektimi gjatë varrimit; poashtu kishte vdekur edhe një njeri nga Busavata i cili i pati blerë qetë tanë, se i ka prekur kërpeshet e qeve… tutje nuk dihet…
Ah qetë tanë të kuq! T’i mbrehësh e të punosh me ta ishte lezet... i shitëm për bukë, se bukën na e rrëmbyen partizanoçetnikët… arat tona djerrina, erdhi e na i lëroi burri i hallës, bashkëshorti i Dadës Likë, Xhema i Smajlit...
Është interesant dhe dukuria: e gjithë familja e sëmurë, të ndezur në temperaturë, pa mjek e pa ilaçe… e vetmja që nuk është infektua, ka qenë nëna jonë, Nazife Makolli- Bunjaku: ajo i lante dhe i ushqente të infektuarit e shtrirë për vdekje, ca prej tyre edhe ndër duar i vdisnin… fryma e të sëmurëve po i hynte drejt në gojë dhe nuk u infektua!? Ajo i përvëlonte ndërresat e çdo gjë që mund të prekte njeriu me dorë, nga mund të vinte lëngata… dhe me krahët e vet sillte gjithë atë ujë nga kroi, nja 200 hapa larg shtëpisë, në shpatinën e thiktë tatëpjetë-përpjetë!! Ajo na ngjalli e na ktheu në jetë, nga stomi i vdekjes… edhe unë vetë kam qenë e sëmurë në atë gjendje, kam qenë 9 vjeçare dhe mbaj mend çdo imtësi…
Kushëriri ynë, Hasani i Lahit, na binte dru në shpinë nga mali dhe i përplaste në oborr dhe ikte… të shpëtonte nga e keqja… të tjerë as guxonin të na vinin në vizita…
Kishte qenë i ngjashëm dhe i njëjtë me ne kosovarët edhe fati i çamëve tanë nën pushtimin grek… Masakra të ngjashme e të njëjta lexuesit gjejnë në veprat e Ibrahim Daut Hoxhës: ”Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek”, në monografinë “Daut Hoxha” etj.
Dëgjonim se dy PP- do të na shpëtonin nga dy të këqija, nga sëmundja dhe nga robëria: Pena dhe Pushka!! Mësuesit tanë po përhapnin shkollat shqipe gjithandej, shkrimtarët po bënin libra e po shkruanin historinë…
Ndër male ishin kaçakët tanë: Mulla Idrizi, Shyt Mareci, Hasan Remniku, Gjon Serreçi, Ajet Kosovica… Flitej se liria nuk është e largët, edhe një muaj… edhe dy javë… por u desh të kalonte një epokë gjysmëshekullore, që të dilnin ndër male Agimi, Salihu… që të kacafyteshin me bajlozët serbë përballë e me hijet e zeza pas shpine…
Shifra: “Pashia” - (Ky tregim zuri vendin e II-të në konkursin letrar të shpallur nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë, me ç’rast në mbrëmjen letrare të mbajtur më 29 prill 2005, juria e konkursit, ia dha çmimin e dytë për prozë, autores Shukrije Bunjaku-Mani)
Komentoni
Artikuj te tjere
Ekskluzive - Selim Hasanaj: A asht vetem perandoria osmane fajtore pse neve u bamë mishmash me religjionin
Ardian Ndreca: Prejardhja e largët shqiptare e filozofit Benedetto Croce!
Ramiz Lushaj: Për 9 muaj lind një fëmijë, pas 9 vjetëve Kosova Pavarësi
Gëzim Tushi: Martesë apo “çift fasadë”?
Ekskluzive - Selim Hasanaj: Faji asht në mesin tonë, faj nuk na kanë të tjerët
Baki Ymeri: Masakra serbe kundër Kosovës shqiptare
Paul Tedeschini: Replike shkrimit “Holokausti dhe persekutimi komunist” te Fatos Lubonjes!”
Besnik Prishtina: Feja dhe Kombi (3)
Besnik Boletini: E ardhmja europiane e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi
Ekskluzive: Ilir Dardani - Adem Kastrioti, Shqiptaret, Nazistet e EuroSllavise dhe turko-arabet!
Kastriot Myftaraj: Çmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitës politike shqiptare
Kongresisti amerikan: “Bisedat personale me Hillari Klinton për shqiptarët”
Faridin Tafallari: Cka pret I. Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit te Jusuf Gërvallës...
Remzi Basha: Prof. Ymer Berisha (1912-1946)
Besnik Hysa: Vitet historike?!
Vesat Haradinaj: LDK, shpëtimi juaj ka qenë mbetja në opozitë
Ekskluzive: Suzana Kuqi - Kur fillova pune...
Intervistë ekskluzive e poetit dhe studiuesit të njohur Gjekë Marinaj
Fatos Lubonja: Holokausti dhe persekutimi komunist