E premte, 26.04.2024, 11:09 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: “Osmanus gravis quinque seculus cronicus”

E shtune, 09.02.2008, 10:10 PM


“Osmanus gravis quinque seculus cronicus”

Nga Paul Tedeschini

Sulltani Mehmeti i Dyte
Falnderoj zotni Baki Ymerin per ftesen e tij patriotike te shpreun publikisht ne shtypin shqiptar online per te kontribue ne nji liber te perbashket shume autorsh me principe atedhetare te mirefillt shqiptare me titull “Larg fanatizmit nga trojet tona!”, liber qe do ti sherbeje mbrojtjes se Demokracise si dhe Perparimit te gjithe shqiptarve nga disa shqip-folsa antishqiptar, qe si baze te veprimtarise se tyne antishqiptare kan Fanatizmin.

Fanatizmi asht nji smundje, prandaj si e tille se pari do te “Diagnostikohet” , dmth te percaktohet se cila asht kjo smundje dhe pastaj gjinden “Shkaqet” e smundjes si dhe “Ilaçet” e nevojshme per sherim.

Diagnoza:

Kjo smundja e “Fanatizmit ne trojet tona” simbas gjuhes latine mjeksore quhet “Osmanus gravis quinque seculus cronicus”, qe shqip don te thote “Osmanizem i theksuem kronik pese-shekullor”.

Shkaqet:

Nuk ka doktor qe ti kete percaktue shkaqet e kesaje smundje post-Kastriote ne territoret mbarshqiptare ma mire, ma sintetikisht dhe ma objektivisht se i nderti, intelektuali atedhetar me idena te kjarta se Profesor Sami Repishti:
“....Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim....“ .

Ilaçi:

Kushtet e fillimit te kesaje smundje te rande kronike pese-shekullore kan fillue qyshe nga pushtimi i Shqipnise nga Sulltani turk-osmanllì Muhameti i Dyte dhe me gjithese se ka kalue tashma nji shekull nga “Shpallja e Pamvarsise” ne vitit 1912 dmth nga largimi i shkaku te kesaje smundje, prep qi prep “Mikrobet e mbetuna” te kesaje smundje vazhdojne te veprojne. Sherimi mjerisht nuk mund te jete as i kollajte dhe as i shpejte.

Ndersa “Mbyllja e jetes” dhe “Izolimi” kane favorizue gjithmone kete lloj smundje, atehere del vetvetiu se “Ilaçi” ma efikas per sherimin e kesaje smundje asht e kunderta, asht ajri i paster, prà “Shperthimi i Izolimit” dhe “Hapja” drejte vendeve te perparueme demokratiko-laike, qe populli shqiptar i te gjitha trojeve tona ka fillue mbas ramjes se komunizmit.

Asht nji kenaqesi e veçante kur shihet sot qe rinia shqiptare, mbarshqiptare, se e ka shperthye Izolimin drejte rruges se Perparimit, gja qe pa tjeter ka per te pase efekt sherues galopante dhe irreversibel.

Shenim: Kjo asht “Pjesa e kontributit tim” ne librin “Larg fanatizmit nga trojet tona!” .

Paul Tedeschini, 09.02.2008

http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora