E premte, 26.04.2024, 05:48 PM (GMT+1)

Mendime

Sarë Gjergji: Olsi Jazexhi, ky djali plangprishës

E marte, 05.02.2008, 09:39 PM


Olsi Jazexhi, ky djali plangprishës

Nga Sarë Gjergji

Sarë Gjergji

(përkitazi me shkrimin e O.Jazexhi: Konvertime fetare apo konvertime politike?, botuar në listën Art – Cafe, date: 05.02.2008)

Debatet për çështjen e identitetit shpirtëror të shqiptarëve,të lansuara në shtypin tonë e, më shumë nëpër faqe të internetit, si gjithnjë, pranohen me dhimbje, një dhimbje madje e cila të shpie në mallkim dhe ekskomunikim. Një shembull i mirë për këtë është edhe Olsi Jazexhi. Është shumë e vërtetë që çështja e besimit është një çështje krejt personale, e cila do respektuar si e tillë.Unë nuk e kam ndërmend të polemizoj me tipat si Olsi, por as të qëndroj krejt indiferent ndaj asaj që po ndodh në trevat shqiptare.Kjo dhe fakti se vetëm e vërteta na bën njerëz të lirë, më nxit të shpreh dhe unë opinionin tim. Shqiptarët si etni patën fatin e keq të jenë për pesëqind vjet nën okupimin Otoman, nën dhunën dhe obskurantizmin e tyre të paparë dhe për pasojë patëm edhe islamizimin e popullit tonë. Përgjatë shekujve etnia dhe besimi, relegjioni ishin një. Binomi: fe e atdhe! Prandaj ta zhveshësh lëkurën nga trupi yt, ta zhveshësh shpirtin nga qeniesia jote, do të thotë të pushosh të jesh më ai që ke qenë (kështu do kuptuar edhe konvertimin sot: tash e tutje dua të jem tjetër njeri, ndaj konvertoj…). Shqiptarët, duke u islamizuar do të jenë më afër pushtetit, do të jenë në pushtet, jo të tillë që nuk guxonin as të shalonin kalin. Kështu dhe vetëm kështu shqiptarët do t’i zgjasin jetën Perandorisë Osmane e do t’i thellojnë varrin vetës së tyre. Ndryshe pse të gjithë popujt tjerë të rajonit (që ishin nën pushtimin otoman) kanë shtetet e tyre… Ne do të qanim, siç qajmë dhe sot (Olsi me të preferuarit e tij të dijshëm) për baba sulltanin!!! Prandaj dhe Shqipëria u copëtua, më saktë u copëtua një pjesë, e cila ende e konsideronte veten pjesë të Perandorisë . Haxhi Qamilët e sotëm, vazhdojnë të sorollatën e të çirren, vazhdojnë që para botës Atdheun tim ta paraqesin me një fytyrë idioti… Sa tempuj të Zotit sot kanë emrin e gjakatarëve tanë? Na fal ne o Zot! Ne nuk e njohim as pranojmë gjuhën shqipe për gjuhë të zgjedhur nga Hyji: grekët dhe otomanëtt mallkonin gjuhën tonë. Shqiptarët edhe sot i përmbahen atij mallkimi, prandaj nuk luten shqip. Një arsye më tepër për Olsin që Partinë Demokristiane Shqiptare ta quajë parti fetare. E, pra në këtë parti as ata që besojnë në krishterim e as ata që besojnë në islam, nuk e kanë fare këtë problem: rrugëtojnë sëbashku, me platformën due programin e tyre politik. Sa plangprishës mëton të jetë ky Olsi Jazexhi!
Çfarë t’i themi Olsit më tepër: në Shqipëri e në Kosovë nuk po ndodhin konvertime politike, por konvertime fetare dhe ne deshëm ose jo, do respektuar bindjen, besimin e çdokujt. E gjithë kjo ndodh fal ndërgjegjës shqiptare, ndërgjegjës etnike. Fal kësaj ndërgjegjeje kemi dhe tolerancën ndërfetare që dikush sot përpiqet ta cenojë: edhe sot, njëri vëlla është katolik e tjetri musliman dhe quhemi shqiptarë (jo si boshnjakët musliman). Dhe asgjë e keqe…
I dashuri Olsi, ti dhe bashkëmendimtarët e tu keni nevojë për një hap më të mençur: mos u tmerroni nga Nënë Tereza, mos u tmerroni nga Gjergj Kastrioti Skënderbe, mos u tmerroni as nga Fishta, as nga Noli, as nga Rugova, as nga Kadare, as nga Partia Demokristiane, as nga Vatikani, as…as… Mos e prishni lukthin e rrini të qetë se asnjë fushatë krishterizuese nuk po ndodh në trojet shqiptare. Konvertimet kanë ndodhur e do të ndodhin edhe në të ardhmën. Shqiptarët janë të tillë: shqiptarë.
Me intriga e inate nuk ecën dot përpara. Kërkohen parime të kthjellëta e angazhime konstruktive.
Së fundmi: reagimi i Juaj ndaj Ndue Ukaj del tejet tendencioz.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora