E premte, 26.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Xheneta Jetishi: Kritikë amatore për veprën, legjendën, ''Orizarja ndër shekuj'', të Nehat Jahiut

E marte, 28.06.2011, 07:54 PM


KRITIKË AMATORE PËR VEPRËN, LEGJENDËN, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”, TË NEHAT JAHIUT

 

NGA XHENETA JETISHI

 

Kam bërë të tetëmbëdhjetat, kam mësuar gjëra, që ndoshta s’është dashur t’i di në këtë moshë kaq të hershme, por ka edhe shumë gjëra që është dashur t’i mësoj deri më tani, e që ende nuk i di, apo ndoshta do t’i mësoj dhe më tutje.

 

Gjërat që i bëj, gjërat që i pëlqej, janë në kundërshtim me gjërat që i bëjnë e i duan moshatarët e mi në përgjithësi!

 

Më pëlqen të luaj sporte të ndryshme, por nuk më pëlqen t’i shikoj të tjerët tek luajnë!

 

Më pëlqen të shkruaj, por jo edhe të lexoj!

 

Më pëlqen muzika, arkitektura, më pëlqen ushtria, policia, bujqësia, blegtoria, mësuesia, gjeografia, astronomia, çdo profesion më pëlqen!

 

Ah,sikur të kisha njëmijë vjet jetë, do të studioja tërë jetën, gjitha profesionet!

 

Kënaqësinë e leximit, kam menduar që kurrë nuk kam me ndjerë, por jo derisa e njoha bacen Nehat!

 

Në kohët e fundit, kisha kaluar e mësuar shumëçka, ndoshta jeta më dukej ashtu ngase kisha moshën jo edhe të përshtatshme apo edhe ndoshta më kishte shokuar ndonjë rast, që më ka bërë të ndihem e hutuar, për kohë të gjatë!

 

Çdo gjë që bëja, e shndërroja në poezi, e di që poezitë e mia nuk përmbanin figura stilistike, ngase ishin të tërat përshkrim, ndoshta edhe nuk ishin tërheqëse, së paku kanë një rimë!

 

Çdo poezi që e shkruaja, i tregoja baces Nehat, ai më kritikonte, por çdo herë në të mirë, kjo gjë më bënte të ndihem mirë, ngase së paku nuk më injoronte bace Nehat, ose të më poshtëronte para miqve të mi!

 

Ditë e më tepër, dashuria dhe respekti për  bacen Nehat shtohej, dhe kjo më shumë për poezitë e tij, që gjithmonë më dhuronin disponim.

 

Një ditë, bace Nehat më tha se dëshiron të ma dhuroj koleksionin e librave të tij, e dini, unë nuk e doja librin edhe aq, por më gëzoi fakti se bace Nehat kishte respekt kaq të madh për mua!

 

Librat mi dërgoi me anën e një shokut të tij, i cili ishte me të vërtetë nipi i legjendës së shekullit, nipi i Mulla Jakup Asipit, tashmë hoxhës së ndjerë, të cilit ia kishin frikën njerëzit e devijuar, edhe në varr!

 

Kur pranova librat, ishte koha e fundit të vitit të tretë në gjimnaz, ose thënë më mirë, fundi i shkollës së mesme.

Ishte kohë kritike për mua, ngase kisha disa nota të këqia në shkollë, dhe duhej t’i përmirësoja!

 

Pas gati një muaji, u bë një monotoni në shtëpi, dhe thash të lexoj një libër të baces Nehat, libri i parë ishte “Lulëkuqe Mbi Varre”, në të cilën bace Nehat kishte shkruar

 

“NË SHENJË RESPEKTI PË XHENETEN

ORIZARE

15,04,2011

AUTORI”

 

Vepra “Lulëkuqe mbi varre” është një libër mahnitës, jo vetëm në ballinë, por edhe prej fletës së saj të parën, në të cilën shkruan “Surprizë për autorin”, pastaj ndodhitë e vërteta, të cilat i ka përjetuar autori në të vërtetë, e që të bëjnë të qashë nga emocionet, që të bëjnë, që me të vërtetë të ndihesh në vendin e autorit.

 

Ditën e nesërme lexova pesë libra tjerë, “Të pret malli që na treti”, “Hidhe vallen Laro...!”, “Kukuvajkat”, “Hape derën shkolla ime” dhe “Huti mbi çati”.

 

Në librin “Të pret malli që na treti”, autori flet për mallin e vendlindjes, e më shumë për zemrat e djegura e të shkrumbuara të nënave, që presin tek dera edhe natën për fëmijët e tyre, që të bën ta duash, e të kesh për vendlindjen, edhe nëse je aty, të bën t’ia dish vlerën vendlindjes tënde.

 

Libri “Hidhe vallen Laro...!”, më shumë flet për realitetin e sotëm, e veçanërisht për njerëzit në pozitë. Më shumë më tërheq poezia “Nina Nana”, ku në fund të kësaj poezie thotë:

“Nina nana, mu rritsh si selvi

E mu bëfsh më i madhi dallavergji.”

 

Duket sikur njerëzit në pozita i ka *bekuar nëna që kur kanë qenë të vegjël!

 

Ky libër përmban më shumë poezi ironizuese dhe me të drejtë na bën të qeshim, e nganjëherë edhe të gërryejmë gjithçka që kemi pranë, nga mllefi që s’mund të bëjmë diçka më shumë rreth kësaj çështje!

 

Pas disa ditësh, vendosa të lexoj librin, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”. Ishte libri me më së shumti faqe që kam lexuar ndonjëherë. Libri përmban 400 faqe! Ishte me të vërtetë mahnitës, diçka që nuk të tërheq nga jashtë, sa nga brenda, diçka që do të zëvendësoje, ndoshta edhe me një vit të tërë shkolle, diçka që s’të lë të flesh nga kënaqësia që ndjen kur e lexon, diçka që edhe me sy mbyllur do ta lexosh, diçka që do edhe ta ëndërrosh!

 

Ky libër është i pari që më ka thyer akullin e leximit, në fakt, e ka shkri atë në ndjenjën e kënaqësisë së leximit!

 

Libri, apo thënë më mirë, kryevepra e Nehat Jahiut, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”, në shikim të parë duket ‘ide egoiste, por në fakt, në të shtjellohen problemet e kënaqësisë së qeni shqiptar!

 

Në këtë vepër, autori flet për dashurinë që ka ndaj vendlindjes së tij, dashurinë me të cilën lindi e u rrit!

 

Aty autori flet për luftërat nëpër të cilat ka kaluar ai vet, por edhe paraardhësit e tij!

 

Ky libër tregon për mënyrën e të folurit, e cila sadopak dallon në theksimin e fjalës në vende të ndryshme, megjithatë, ne kemi Një Gjuhë- Një Gjak- Një Komb!

 

Në këtë libër mund të gjesh edhe gjeneratat e para që filluan të vijojnë mësimet, numri i të cilëve çdo vit shtohej.

 

Kur lexon historikun e këngëve popullore, të bën të kthehesh në kohë, e të dashurosh prapë atë ritëm jetese.

 

Në këtë libër, nuk shtjellohet vetëm tema për fshatin Orizare, por edhe për vendet e tjera, kudo ku flitet fjala shqipe, ngase mënyra e jetesës, që ata e bëjnë nuk ka ndoshta edhe fare dallim nga e jona!

 

Në këtë libër flitet edhe për ‘Organizatën Nacional- Demokratike Shqiptare (NDSH) 1943, e cila ishte si vazhdimësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, dhe qëllimi i kësaj organizate ishte çlirimi dhe bashkimi i Trojeve Etnike Shqiptare. Anëtarët e kësaj organizate i përndjekin e i likuiduan!

 

Ismet Jashari- Krenaria e Orizares dhe gjithë Kombit Shqiptar, është e tema e katërt e cila flet për Komandant Kumanovën që prej lindjes së tij, e në shfaqjen e tij të parë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, flet edhe për veprimtaritë e tij brenda dhe jashtë shtetit, për familjen e tij, dhe në fund për 25 Gushtin, e 1998-tës, kur Komandant Kumanova vdes, për të lindur në përjetësi!

 

Këtu flitet edhe për luftën e 2001-shit, për shpërnguljet e shqiptarëve të këtushëm në Turqi, aty mund t’i gjesh edhe emrat e familjeve të shpërngulura, për të mos u kthyer ndoshta edhe kurrë më!

 

Poezia “Ku po shkojmë”, në faqen e 257, është ajo e cila më ka marrë kohë më tepër, duke e lexuar e rilexuar shumë herë, në qetësi, faqen e të cilës e kam larë me lot, sa herë që e kam lexuar, jam munduar të gjej një përgjigje, në sytë e nënës time, që vezullojnë si yje, kjo poezi fillon kështu:-

“...e ku po e lëmë fushën e malin,

dashurinë e mallin,

e ku, e ku jemi nisë, ku po shkojmë?!

A mund të rrojmë?!

 

Përgjigjen e vetme për këtë poezi, e kam pasur të vështirë ta gjej, megjithatë e kam gjetur, dhe kam shkruar një poezi:

 

Po shkojmë atje,

Në tokë, por jo në atdhe.

Atje ku nuk të pyesin,

Prej nga dhe kush je.

Askujt s’i intereson,

Çfarë ha e çfarë pi.

Askush nuk të pengon,

Me kë fle e me kë rri.

Atje ku edhe hëna,

Të duket më ndryshe.

Atje ku jo më nëna,

S’të quan dallëndyshe.

Atje ku edhe gratë,

Të ngjajnë në burra.

Atje ku ti jep gol,

Të tjerët s’bërtasin ‘URRA.

Atje ku s’ka dritë,

Ku as qirinjtë s’ekzistojnë.

Atje ku s’mund të gjesh miq,

Askujt s’i intereson.

 

Diçka tjetër që më ka lënë shumë përshtypje është edhe shoqata, me arsye, jo tjetër, veç bamirësie, shoqata BMO- Bashkësia e Mërgimtarëve të Orizares, në Zvicërr.

 

Qëllimi humanitar i tyre, forma e organizimit, gjithçka që ka lidhje me këtë organizatë duket zbavitëse, e veçanërisht çfarë më ka lënë përshtypje është se, askush nuk është i detyruar të anëtarësohet në këtë organizatë, vetëm se është ‘e drejtë morale të jesh anëtarë i kësaj shoqate, ngase me të vërtetë ia vlen, do të shihni edhe ju pasi të lexoni këtë libër, do të bindeni edhe ju vetë, ndoshta edhe kur të lexoni së paku një faqe, të kësaj pjese interesante.

 

Në këtë libër flitet edhe për sportin, e më tepër për sportistët e talentuar të kësaj ane, të cilët në kohë të shkurtër, e në moshë të re, bën famë nëpër vendet e Evropës, e më gjerë!

 

Bujqësia e Blegtoria, janë dy degë, jo edhe aq të preferuara në ditët e sotme, por aq me bukuri i thur fjalët autori në këtë libër, saqë të bën të dashurohesh në këto dy lëmi, të bën të mendosh, e ta kuptosh se me të vërtetë ia vlen të merresh me to, ngase ka një përfitim mjaft të madh nga këto degë, vetëm se duhet punë, e kësaj i përtojnë shumë!

 

Këtu flitet edhe për lindjen, fejesat, martesat, veshjen, mënyra e të jetuarit në kohët e hershme, dhe dallimi në tani, apo thënë më mirë, ‘kontrasti i së kaluarës!

 

Flitet edhe për lojërat popullore, forma arkitekturale e shtëpive, gjatë shekujve, e deri sot, flitet edhe për festa të ndryshme që tani nuk praktikohen fare, e disa nuk humbin vëllimin e formën e tyre.

 

Dhe në fund flitet për vdekjen, një kohë, edhe vdekjet kanë pas një ‘marifet, tani , besomëni, s’ia vlen as të vdesësh.

 

Nuk di ju si do ta kuptoni domethënien e këtij libri, ose edhe të librave tjerë, por këtu secili nga ju, ‘shqiptarë’, do të gjeni veten aty, traditën dhe zakonet që kemi pasur, jo vetëm orizarasit, por edhe ne, të bën të hysh në psikologjinë e filozofisë së trurit, dhe të kohës së shkuar, që me të vërtetë ka qenë kënaqësi të jetohet, ka qenë kënaqësi edhe me vdek, por tani, në këtë kohë, s’ia vlen për asnjërën!!!

 

Lexues të nderuar, qofshi fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq, aliena, monstruma, çfarëdo qofshi, ju porosisë, që edhe ju të leni amanet, që të gjithë të ecin me kohën, se ndryshe nuk ia vlen!

 

Bace Nehat, gjithmonë i përshtatet kohës, edhe pse veprat e tij nuk vdesin kurrë, i përkasin çdo kohe!

 

 

Me respekt

Sinqerisht

Xheneta Jetishi

am mësuar gjëra, që ndoshta s’është dashur t’i di në këtë moshë kaq të hershme, por ka edhe shumë gjëra që është dashur t’i mësoj deri më tani, e që ende nuk i di, apo ndoshta do t’i mësoj dhe më tutje.

 

Gjërat që i bëj, gjërat që i pëlqej, janë në kundërshtim me gjërat që i bëjnë e i duan moshatarët e mi në përgjithësi!

 

Më pëlqen të luaj sporte të ndryshme, por nuk më pëlqen t’i shikoj të tjerët tek luajnë!

 

Më pëlqen të shkruaj, por jo edhe të lexoj!

 

Më pëlqen muzika, arkitektura, më pëlqen ushtria, policia, bujqësia, blegtoria, mësuesia, gjeografia, astronomia, çdo profesion më pëlqen!

 

Ah sikur të kisha një mijë vjet jetë, do të studioja tërë jetën, gjitha profesionet!

 

Kënaqësinë e leximit, kam menduar që kurrë nuk kam me ndjerë, por jo derisa e njoha bacen Nehat!

 

Në kohët e fundit, kisha kaluar e mësuar shumëçka, ndoshta jeta më dukej ashtu ngase kisha moshën jo edhe të përshtatshme apo edhe ndoshta më kishte shokuar ndonjë rast, që më ka bërë të ndihem e hutuar, për kohë të gjatë!

 

Çdo gjë që bëja, e shndërroja në poezi, e di që poezitë e mia nuk përmbanin figura stilistike, ngase ishin të tërat përshkrim, ndoshta edhe nuk ishin tërheqëse, së paku kanë një rimë!

 

Çdo poezi që e shkruaja, i tregoja baces Nehat, ai më kritikonte, por çdo herë në të mirë, kjo gjë më bënte të ndihem mirë, ngase së paku nuk më injoronte bace Nehat, ose të më poshtëronte para miqve të mi!

 

Ditë e më tepër, dashuria dhe respekti për  bacen Nehat shtohej, dhe kjo më shumë për poezitë e tij, që gjithmonë më dhuronin diskonim.

 

Një ditë, bace Nehat më tha se dëshiron të ma dhuroj koleksionin e librave të tij, e dini, unë nuk e doja librin edhe aq, por më gëzoi fakti se bace Nehat kishte respekt kaq të madh për mua!

 

Librat mi dërgoi me anën e një shokut të tij, i cili ishte me të vërtetë nipi i legjendës së shekullit, nipi i Mulla Jakup Asipit, tashmë hoxhës së ndjerë, të cilit ia kishin frikën njerëzit e devijuar, edhe në varr!

 

Kur pranova librat, ishte koha e fundit të vitit të tretë në gjimnaz, ose thënë më mirë, fundi i shkollës së mesme.

Ishte kohë kritike për mua, ngase kisha disa nota të këqia në shkollë, dhe duhej t’i përmirësoja!

 

Pas gati një muaji, u bë një monotoni në shtëpi, dhe thash të lexoj një libër të baces Nehat, libri i parë ishte “Lulëkuqe Mbi Varre”, në të cilën bace Nehat kishte shkruar

 

“NË SHENJË RESPEKTI PË XHENETEN

ORIZARE

15,04,2011

AUTORI”

 

Vepra “Lulëkuqe Mbi Varre” është një libër mahnitës, jo vetëm në ballinë, por edhe prej fletës së saj të parën, në të cilën shkruan “Surprizë për autorin”, pastaj ndodhitë e vërteta, të cilat i ka përjetuar autori në të vërtetë, e që të bëjnë të qashë nga emocionet, që të bëjnë, që me të vërtetë të ndihesh në vendin e autorit.

 

Ditën e nesërme lexova pesë libra tjerë, “Të Pret Malli Që Na Treti”, “Hidhe Vallen Laro”, “Kukuvajkat”, “Hape Derën Shkolla Ime” dhe “Huti Mbi Çati”.

 

Në librin “Të Pret Malli Që Na Treti”, autori flet për mallin e vendlindjes, e më shumë për zemrat e djegura e të shkrumbuara të nënave, që presin tek dera edhe natën për fëmijët e tyre, që të bën ta duash, e të kesh për vendlindjen, edhe nëse je aty, të bën t’ia dish vlerën vendlindjes tënde.

 

Libri “Hidhe Vallen Laro”, më shumë flet për realitetin e sotëm, e veçanërisht për njerëzit në pozitë. Më shumë më tërheq poezia “Nina Nana”, ku në fund të kësaj poezie thotë:

“Nina nana, mu rritsh si selvi

E mu bëfsh më i madhi dallavergji.”

 

Duket sikur njerëzit në pozita i ka *bekuar nëna që kur kanë qenë të vegjël!

 

Ky libër përmban më shumë poezi ironizuese dhe me të drejtë na bën të qeshim, e nganjëherë edhe të gërryejmë gjithçka që kemi pranë, nga mllefi që s’mund të bëjmë diçka më shumë rreth kësaj çështje!

 

Pas disa ditësh, vendosa të lexoj librin, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”. Ishte libri me më së shumti faqe që kam lexuar ndonjëherë. Libri përmban 400 faqe! Ishte me të vërtetë mahnitës, diçka që nuk të tërheq nga jashtë, sa nga brenda, diçka që do të zëvendësoje, ndoshta edhe me një vit të tërë shkolle, diçka që s’të lë të flesh nga kënaqësia që ndjen kur e lexon, diçka që edhe me sy mbyllur do ta lexosh, diçka që do edhe ta ëndërrosh!

 

Ky libër është i pari që më ka thyer akullin e leximit, në fakt, e ka shkri atë në ndjenjën e kënaqësisë së leximit!

 

Libri, apo thënë më mirë, kryevepra e Nehat Jahiut, “ORIZARJA NDËR SHEKUJT”, në shikim të parë duket ‘ide egoiste, por në fakt, në të shtjellohen problemet e kënaqësisë së qeni Shqiptar!

 

Në këtë vepër, autori flet për dashurinë që ka ndaj vendlindjes së tij, dashurinë me të cilën lindi e u rrit!

 

Aty autori flet për luftërat nëpër të cilat ka kaluar ai vet, por edhe paraardhësit e tij!

 

Ky libër tregon për mënyrën e të folurit, e cila sadopak dallon në theksimin e fjalës në vende të ndryshme, megjithatë, ne kemi Një Gjuhë- Një Gjak- Një Komb!

 

Në këtë libër mund të gjesh edhe gjeneratat e para që filluan të vijojnë mësimet, numri i të cilëve çdo vit shtohej.

 

Kur lexon historikun e këngëve popullore, të bën të kthehesh në kohë, e të dashurosh prapë atë ritëm jetese.

 

Në këtë libër, nuk shtjellohet vetëm tema për fshatin Orizare, por edhe për vendet e tjera, kudo ku flitet fjala shqipe, ngase mënyra e jetesës, që ata e bëjnë nuk ka ndoshta edhe fare dallim nga e jona!

 

Në këtë libër flitet edhe për ‘Organizatën Nacional- Demokratike Shqiptare (NDSH) 1943, e cila ishte si vazhdimësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, dhe qëllimi i kësaj organizate ishte çlirimi dhe bashkimi i Trojeve Etnike Shqiptare. Anëtarët e kësaj organizate i përndjekin e i likuiduan!

 

Ismet Jashari- Krenaria e Orizares dhe gjithë Kombit Shqiptar, është e tema e katërt e cila flet për Komandant Kumanovën që prej lindjes së tij, e në shfaqjen e tij të parë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, flet edhe për veprimtaritë e tij brenda dhe jashtë shtetit, për familjen e tij, dhe në fund për 25 Gushtin, e 1998-tës, kur Komandant Kumanova vdes, për të lindur në përjetësi!

 

Këtu flitet edhe për luftën e 2001-shit, për shpërnguljet e shqiptarëve të këtushëm në Turqi, aty mund t’i gjesh edhe emrat e familjeve të shpërngulura, për të mos u kthyer ndoshta edhe kurrë më!

 

Poezia “Ku po shkojmë”, në faqen e 257, është ajo e cila më ka marrë kohë më tepër, duke e lexuar e rilexuar shumë herë, në qetësi, faqen e të cilës e kam larë me lot, sa herë që e kam lexuar, jam munduar të gjej një përgjigje, në sytë e nënës time, që vezullojnë si yje, kjo poezi fillon kështu:-

“...e ku po se lëmë fushën e malin,

dashurinë e mallin,

e ku, e ku jemi nisë, ku po shkojmë?!

A mund të rrojmë?!

 

Përgjigjen e vetme për këtë poezi, e kam pasur të vështirë ta gjej, megjithatë e kam gjetur, dhe kam shkruar një poezi:

 

Po shkojmë atje,

Në tokë, por jo në atdhe.

Atje ku nuk të pyesin,

Prej nga dhe kush je.

Askujt s’i intereson,

Çfarë ha e çfarë pi.

Askush nuk të pengon,

Me kë fle e me kë rri.

Atje ku edhe hëna,

Të duket më ndryshe.

Atje ku jo më nëna,

S’të quan dallëndyshe.

Atje ku edhe gratë,

Të ngjajnë në burra.

Atje ku ti jep gol,

Të tjerët s’bërtasin ‘URRA.

Atje ku s’ka dritë,

Ku as qirinjtë s’ekzistojnë.

Atje ku s’mund të gjesh miq,

Askujt s’i intereson.

 

Diçka tjetër që më ka lënë shumë përshtypje është edhe shoqata, me arsye, jo tjetër, veç bamirësie, shoqata BMO- Bashkësia e Mërgimtarëve të Orizares, në Zvicërr.

 

Qëllimi humanitar i tyre, forma e organizimit, gjithçka që ka lidhje me këtë organizatë duket zbavitëse, e veçanërisht çfarë më ka lënë përshtypje është se, askush nuk është i detyruar të anëtarësohet në këtë organizatë, vetëm se është ‘e drejtë morale të jesh anëtarë i kësaj shoqate, ngase me të vërtetë ia vlen, do të shihni edhe ju pasi të lexoni këtë libër, do të bindeni edhe ju vetë, ndoshta edhe kur të lexoni së paku një faqe, të kësaj pjese interesante.

 

Në këtë libër flitet edhe për sportin, e më tepër për sportistët e talentuar të kësaj ane, të cilët në kohë të shkurtër, e në moshë të re, bën famë nëpër vendet e Evropës, e më gjerë!

 

Bujqësia e Blegtoria, janë dy degë, jo edhe aq të preferuara në ditët e sotme, por aq me bukuri i thur fjalët autori në këtë libër, saqë të bën të dashurohesh në këto dy lëmi, të bën të mendosh, e a kuptosh se me të vërtetë ia vlen të merresh me to, ngase ka një përfitim mjaft të madh nga këto degë, vetëm se duhet punë, e kësaj i përtojnë shumë!

 

Këtu flitet edhe për lindjen, fejesat, martesat, veshjen, mënyra e të jetuarit në kohët e hershme, dhe dallimi në tani, apo thënë më mirë, ‘kontrasti i së kaluarës!

 

Flitet edhe për lojërat popullore, forma arkitekturale e shtëpive, gjatë shekujve, e deri sot, flitet edhe për festa të ndryshme që tani nuk praktikohen fare, e disa nuk humbin vëllimin e formën e tyre.

 

Dhe në fund flitet për vdekjen, një kohë, edhe vdekjet kanë pas një ‘marifet, tani , besomëni, s’ia vlen as të vdesësh.

 

Nuk di ju si do ta kuptoni domethënien e këtij libri, ose edhe të librave tjerë, por këtu secili nga ju, ‘shqiptarë’, do të gjeni veten aty, traditën dhe zakonet që kemi pasur, jo vetëm orizarasit, por edhe ne, të bën të hysh në psikologjinë e filozofisë së trurit, dhe të kohës së shkuar, që me të vërtetë ka qenë kënaqësi të jetohet, ka qenë kënaqësi edhe me vdes, por tani, në këtë kohë, s’ia vlen për asnjërën!!!

 

Lexues të nderuar, qofshi fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq, aliena, monstruma, çfarëdo qofshi, ju porosisë, që edhe ju të leni amanet, që të gjithë të ecin me kohën, se ndryshe nuk ia vlen!

 

Bace Nehat, gjithmonë i përshtatet kohës, edhe pse veprat e tij nuk vdesin kurrë, i përkasin çdo kohe!

 

Me respekt

Sinqerisht

Xheneta Jetishi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora