Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Ku qëndron kjo heshtja ime...
E shtune, 25.06.2011, 07:55 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
KU QËNDRON KJO HESHTJA IME...
Çdo ditë
E pëlcas këtë heshtjen time
Duke kërkuar atdheun
Nëpër damarët e gjakut tim
Dhe gjithnjë kjo ndrydhje malli
Kudo më ngatërrohet me këngën
Kur lodhem nga rrugëtimi
I tëri zhgrehëm në vaje
Pastaj
Ç’të bëj gjë tjetër
Përveç
Sërish e lë shtegun
Hapur për rrugëtim
E kafshoj Mollën e Kuqe
E puthi përcëllimin e nënës
Dhe digjem
Mbështetur në shikimin e babait
Duke thurë ëndrra fëmijërie
Pastaj
Zgjohem në gjirin e tokës
Dhe vazhdoj rrugëtimin
Besoni
Krejt është kështu
Nëse hamendeni
Atëherë
Vetëm bebëzën e syrit ma shikoni
Aty pinë ujë nusërie
Vashat e veshura me këmishë virgjërie
Ky rrugëtim kaq i ngatërruar
Formulë e ka tharmin nektarit
Qumështin e mjaltit
Me të cilin bëj një hartë të re
Sa madhështore
Toka ime plotë helm
Tejpërtej pezëm
Atëherë
Ku qëndron
Kjo heshtja ime PROTESTË!
(Pejë, e premte 24 qershor 2011)