E premte, 26.04.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Repishti: Mendime për romanin: "Dëgjo floriri im" të shkrimtarit Kristaq Turtulli

E merkure, 22.06.2011, 07:58 PM


Mendime për romanin: "Dëgjo floriri im" të shkrimtarit Kristaq Turtulli

 

Nga Sami Repishti

 

Thanja paradoksale “nga dhembja del nganjehere edhe kenaqesi” m’u kujtue mbas leximit te romanit “Degjo floriri im” (sa i bukur ashte ky titull!) i shkrimtarit Kristaq Turtulli, me tregime te“: bazuara ne ngjarje te verteta”.

Ne ket roman, autori prolifik, tregohet shkrimtar me talent, vrejtes i mire i njerezve dhe ngjarjeve, paqedashes edhe ne mes te terrorit komunist ne Shqiperi, dhe i guximshem me munde vdekjen me nji jete qe meriton te jetohet, e urrejtjen me te miren dhe dashunine e pakufishme, me munde genjeshtren me nji qendrim besnik ndaj vetes, dhe me shpresue pa deshprim edhe ne mes te rrethit te nandte te ferrit dantesk. Nga fundi i “gropes se qyqeve”pa dalje, ai ngrihet si feniksi mbi te keqen qe e mbyte, e proklamon me dinjitet vlerat e medha te dashunise se vertete, te dinjitetit njerezor universal, e te beses shqiptare.. Kjo situate e rralle ne mesin e shoqenise sone pershkruehet ne librin “Degjo, floriri im” me nji stil te shpejte, te rrjedhshem, mbushe me adjektiva, pak korcar te kripur me fjale e shprehje te tipit “natyralist”, por gjithehere ne lidhje te vazhdueshme me gjuhen e popullsise se thjeshte te qytetit.

Histori e rralle kjo e autorit Turtulli, por a njohun  mjaft mire nga nji popull qe u shtyp per ma shume se kater dekada. Arbi, student i shkelqyeshem ne shkolle, rritet i lumtun ne gjiun e nji familje te shendoshe ku arti e muzika zinin nji vend kryesor. Ne qender te kesaje celule te vogel shoqenore mbretnon dashunia per njeni tjetrin, e mirekuptimi i plote qe zakonisht perjashton situatat e veshtira.

Arbi fiton nji burse studimi per ingjineri prane nji universiteti rus. Atje, ai i kushtohet studimeve me pasionin e shkencetarit dhe devocionin e te riut qe deshiron te ndihmoje atdheun e vet. Gjate ketyne viteve, muzika i jep rastin te njihet dhe te dashunohet me nji kolege ruse, Irina, e cila percepton shpejt natyren e ambel dhe karakterin fisnik te djaloshit shqiptar. Lidhja e tyne perfundon ne martese.

Arbi kthehet vetem ne Shqiperi. Irina pergatite dokumentacionin e nevojshem. Bahet dasma shqiptare. Mbas pak kohe, ajo i adaptohet gjendjes se re. Nji aksident banal i kushton jeten babes saje ne Rusi dhe ajo kthehet per ngushellim te nanes. Fati e do qe marredhanjet shqiptaro-ruse te prishen gjate qendrimit te saj ne Rusi, dhe asaj nuk i lejohet kthimi ne Shqiperi. Ketu fillon tragjedia e madhe qe shkaterroi shume jete e shume familje: burra, gra e femij u ndane per jete nga njeni tjetri sepse keshtu e donte faraoni paranojak i Partise.. Arbi thirret ne zyre dhe vihet para nji zgjedhje prometheane: prano nenshtrimin ndaj zotave te Partise -ndamjen nga grueja dhe demaskimin publik te Bashkimit Sovietik-, ose rrjedhimet e qendrimit kokeforte dhe ruejtjes se pavaresise e dinjitetit personal me nji Jo! te fuqishem. Arbi i frymezuem nga koncepti i “beses” shqiptare dhe i mbushun me nji dashuni qe ishte tashma “leitmotivi” i jetes tij, zgjodhi te dyten. Shpata e Partise ra pa meshire: njizete- e-pese vjet burgim te rande me pune te detyrueshme ne minierat e bakrit, si “armik i popullit” Te dy prindet pleq te ketij armiku u internuen ne nji fshat ku “pula hante gur“ dhe vdiqen te harruem e te perbuzun.,

Gjate viteve te burgut, ne minierat e bakrit, Arbit i japin edhe pese vjet tjera burgim per arsye te nji incidenti banal te paprovokuem. Tridhjete vjet i mbyllun, i rrahun, i perndjekun dhe i padeshirueshem. Fatmiresisht, lirohet me 1991, me ramjen e turpshme te diktatures se proletariatit, mobilizohet, sheron plaget qe akoma rrjedhin gjak, shgenjehet nga zhvillimet e “demokracise se brishte” dhe ndjek andrren tridhjete vjecare: bashkimin me Irinen qe ai arrine me perpjekjet e nji trupi te cfilitur. Ma ne fund zbulon  se tridhjete vjet ma pare kishte linde nji vajze, nga martesa e tyne e shkurte, dhe se Irina ishte shtrue ne nji spital.. I ringjallun me vajzen Tamara, i lumtun me pranine e Irines, ai perfundon: “Terhoqa koken e saj me kujdes dhe e putha ne buze. Puthja ishte e mrekulllueshme, m’u duk sikur po pij uje te ftohte mbas nje vere tropikale, tmerrsisht e nxehte, dhe nuk kisha te ngopur”. Fund!

 

Nga poeti korcar, Vehbi Skenderi, kam lexue tani se voni keto vargje:” Kur ke dicka per te thene/dicka qe se mban dot per vete/Qe nuk ia thua e se shkund dot prej zemre/dhe qe nuk shkiqet kudo qe vete/Trokit ne hene/thuaja henes”

Keto vargje m’i kujton Kristaq Turtulli kur deklaron se “doja te jetoja si zakonisht vetmine…”(12)”…Po jetoja lirine time. Eshte mrekullisht…dhe e kendshme te jetosh vetmine tende. Por nganjehere, liria eshte krejtesisht e paqarte…”(51) Per autorin, kjo liri krijon mundsi t’i japesh jetes kuptim…Ashtu si gjyshi Rubin “…nepermjet kitarres dhe kenges… Flake tutje brengen njeri, dhe mbill gezimin”(18) flet studenti i ri.

Deshprimi i pare u shkaktue nga “dhunimi i nenes” nji akt shtazarak orkestrue nga grueja xheloze e komisarit politik. Atehere, ai kupton se “…prinderit e mi nuk mund te luftonin kunder masivit te lemerishem te hijes qe rendonte dhimbshem mbi qytet”(91) Dhe kjo menxyre per nji babe invalid i luftes qe mendonte se “…po te duhen e respektohen njerezit, gjendet shume shpejt celesi, gjuha e perbashket e komunikimit”(105)

Asgja ne jeten e Arbit nuk tregon prirje per aventure, aq ma pak per keqbamje e rrezikshmeni. Jete e qete, punetore, e ndershme, dhe e mbeshtjellun me dashuni te miresjellte. Perse atehere ky termek qe rrezoi dhe permbysi jetet e qeta te qytetareve te ndershem?

Nji mik i keshillon nenshtrimin:”I dashtuni mik, ne jete duhet te jeshe praktik, me elastik,

Sepse asnje nuk ka dale fitimtar kur ka dale kunder rrjedhes’(168) Arbit i sillen rrotull kujtimet e dites kur Irina u largue nga aeroporti:” “Ne deren njekanatshe me kompensate te vjeter ishin shkruar shtrember me boje vaji te bardhe:”W.C” Banja ishte e vogel dhe e piste. Lavamani ishte i irnosur, togje me letra te ndotura ishin flakur ne cep”.(109) Kjo ishte edhe bota qe e rrethonte e qe kerkonte nenshtrimin e tij. “Njerezit e aksionit martohen e neser shkojne ne are te punojne me norme dhe me gara”.(110)…e ti shqetesohesh nga largimi i grues. I dukej sikur i thoshnin, ndersa kalonte neper rruget plot gropa te vogla te kryeqytetit…me pallate pesekateshe me tulla te kuqe dhe uniforme. Uniforme ndertesat, uniformitet tek njerezit. Arbi reagoi:”…kjo eshte nje disfate dorezim pa kushte. Kjo  eshte nihilizmi…Mohimi i gjithckaje…Por…njeriu shpesh ka dale kunder rrymes dhe ka tiumfuar!” (149)

Kudo qe shkonte, ai gjente te njejten situate. Ne dyqanet e shitjes ku mungonte gjithcka, askush nuk guxonte te fliste; ishte nji ambient kafkaesk “acarues, i zymte, zhurmues dhe gati armiqsor”(117) Sepse ne boten e mbasluftes ne Shqiperi “…zbriten te tjere nga mali; ata ishin pothuej te rinj, te padale, te paditur, te pastervitur, te vrazhde, por gjithe epsh e deshire per te bere seks…e krijuan ne qytet cetat e para te orgjise dhe te seksit” (`78) Per Arbin po lindte nji bote e re qe e frikesonte, dhe e terhiqte mundimshem neper shtigje te verbera”.(203) Josef Kafka ne Shqiperi…!

Ishin bijt e shekullit te ri. Mbrojtes te gjakut te deshmoreve heroike, te fitoreve te shkelqyera…” Me mbertheu inati , por duhej te ruaj gjakftohtesine” mendoj Arbi Po jetonte ne boten e urrejtjes e merise, pa kurajo te ankohej. Ajo qe donte te thonte ishte se :”…ata qe drejtojne, pra koka e merimanges, ishin me te pagedhenurit, por ata po kaliteshin ne kudhen e dinakerise, poshtersise, hakmarrjes, primitivitetit , perversitetit, gjakesise”(211) pa kurajo te thote haptazi, me za te nalte. Sepse e dinte mire cilet jane ata me te cilet do te ballafaqohej: oficeret e Sigurimit “te pameshire, te eger, gjithe urrejtje, sikur te kishin perpara keqberesin me te tmerrshem” dhe jo nji te ri, viktime e pafajshme.

I arrestuem per “refuzimin” perjeton ballafaqimin me “turmen”, fqinjt e lagjes. Disa te gezuem qe perjetojshin nji argetim me tragjedine e tij. “Mu kujtua pernjiheresh Mesjeta…”(227) shkruen ai, InkuizicionI, djegja ne turrat e drujve, burgjet me qeli te errata, pa drite, pa ajr.

Me dukej sikur rrugica ishte e permbytur nga zjarret dhe flaket e injorances e urrejtjes se verber te turmes pa koke, pa shpatulla, pa kembe, thjeshte nje mase amorfe permbytur nge lesheriket…“Te varet, te varet krimineli!”bertisnin amebat e lagjes, turme qe kishte pranue ekstazin e poshterimit ideologjik, ne nje kohe kur“…te gjithe fisnikeria shqiptare, familjet e medha kaluan neper labirintet e nendheshme te tmerrit, u torturuen, u shperbene, u shfarosen, pothuejse njehere e pergjithmone..Turma e verber i nemi, i mallkoi, i qelloi, i denoi, njelloj si ndodhi me mua…”(225)

Kjo ishte diktatura e proletariatit pa maske, nana e dhunes, urise, erresines.

Me arrestimin, Arbi po hynte ne nji bote te re”…bota e nendheshme e neveritjes, e tortures, dhe e shperfytyrimit. Ferri i frymemarrjes se re “(231) Lamtumire fletet e nderit te universitetit dhe studimet pasuniversitare per te mbrojte doktoraten, kontributi i nji eksperti, dhe idealizmi i nji te riu qe andrronte sherbimin per popullin e vet. “Le te bejne minjt folete, ose krimat e lyrshem…(232) sepse ai qe refuzoi te ndaj gruen e re me nenshtetsi ruse u ba, mbrenda dites, “,,,krimi i ndyre qe kerkonte te diskutonte fjalen e partise, te luaj me nderin, dinjitetin e kombit…Nuk e di ti, more pusht- i thane - se partia ka shume halle, se punon pa u lodhur per te miren e popullit, ndersa ti kerme e shqeteson…”(251) Farse vdekje-prurese!

Gjykimi ishte nji tjeter farse e shemtueme. Ne mes te prokurorit dhe trupit gjykues nuk kishte dialog. Vendimi vinte nga Partia. Ata, ne gjyq, zbatojshin urdhenin e Partise. As pyetje, as sqarime. Vetem deklarata e vendime te preme per veprimtari armiqsore te pavertetueme, si grup megjithese pa asnji shok, ne bashkepunim me armiqt e jashtem, megjithese nuk njeh asnji te huaj…!Ai e dinte tashma “sekretin” e akuzave te kurdisuna!

Prokurori  kerkon denimin me vdekje. Disa ‘shoke” te punes deshmojne me fitue favore. “Ai” ka krye tratheti te nalte kunder atdheut, partise e popullit…ky armik qe i qendron besnik marteses qe respekton. Nga salla duertrokitje te fuqishme, ovacione. Asnjeni nuk percakton krimin imagjinar…ndamja nga grueja nuk zihet me goje. Akuza ashte banale sa qe nuk zihet me goje fare. Dy jave ma vone u dha vendimi: njizete-e -pese vjet burgim te rande me pune ne minierat e bakrit. “Njizet-e-pese vjet heqje lirie nuk kane ndryshim nga nji vdekje, vrasje ose pushkatim” tha ai me deshprim. Oficeri filozof e ngushelloi:”Burgu,-tha ai, ka dy dyer, vdekja ka vetem nje”                   .

Para nji dileme ekzistenciale hyne, per nji minute te vetme, krimi i dyshimit. “Po te kisha lene Irinen nuk do te ndodhej kjo, me foli nje ze i fshehur brenda qenies sime”. Pastaj, i trembun nga nji mendim i ketill poshtenues sikur zgjohet nga nji anderr e keqe, e i thote vetes:”E thua edhe kete more pusht….Ti sot ben pazar me ndjenjat. Ptu, ti sikur je burre me karakter mor Arbi! Ajo burreria shkoi e vate, tani ka vetem burreca…”(293 Nga frika e turpit, ngren koken me guxim, vendosmenia me i qendrue besnik vetes, me jetue nji jete autentike, pa friken “e tjetrit” e te shikimit qe vret, ai deklaron: “Nuk isha nje cilimi por nje njeri qe kishte pranuar pa kompromis sakrifikimin per dashurine”. (296)

Vitet e burgut ndoqen njeni tjetrin me veshtiresi, te gjata si udhetimi i pafund. Njerez, ngjarje, shtypje, vuejte e shnjerezim…e momente komike ne ate pus te zi.

Ai pershkruen ardhjen ne burg te “grupeve anti-parti” qe kishin guxue -ose te pakten akuzoheshin se kishin guxue!- me vue ne pyetje fjalen e faraonit te kuq. Dalja e tyne ne mes te burgosuneve ishte “…nje parade tragji-komike e te gjitha koheve te burgut. Ata capiteshin, te habitur, te hutuar, te shokuar, te ankthuar, te c’merituar”.(311) dhe te turperuem para botes se nendheshme qe i percmonte per dobesite e tyne. Grindavecet!

Me rrokullisjen e turpshme te sistemit komunist dhe rregjimit diktatorial, Arbi lirohet me nji bagazhe tridhjete vjecar burgu ne kurriz…”Po frynte nje fryme e re…. Por une isha i huaj ne vendin tim.(317) Bota shqiptare kishte ndryshue shume.

Dalja ne boten jashte burgut - a kishte me te vertete liri?- Arbi kuptoj shpejt se te tjeret - e sidomos prindet e tij- kishin vuejte edhe ma shume nen kerbacin e kuq: “persekutim, internim, uri, torture, mohim, mizori, ignorance, trusni, politike e flliqur, idiotism fatal, vetmi e perbuzur pleqerie, dhe vdekje mizore”. (324)

Ne internim, nana kishte vdeke e rrezueme misteriozisht ne nji grope te hapun. Babai e kishte zbulue ne mengjez te ngrime nga bora, e kishte marre ne krah tue ece permes fshatit, por askush nuk kishte pase guximin me nxjerre koken prej dere te veshtronte ate qe ngjiste. Ajo ishte nana e nji “armiku” te tmerrshem dhe perfundimi i tyne ishte i pritshem…“Arsyeja e vertete e rrezimit te nenes nuk u zbulua kurr, e perse duhej nje hollesi e tille e panevojshme?”(325)

Jashte burgut, Arbi nuk ndjeu asnji kenaqesi apo hakmarrje. As nervozizem. Dhe rrfehet:” Nuk isha i mberthyer nga kompleksiteti i hakmarrjes se verber, por me shume me ngacmonte mendimi mbi fatin e demokracise se brishte…Isha nje ishull i vogel ne detin e madh indiferent te njerezve…Une besoj ne democracine e brishte qe mund te vendose ne te ardhmen drejtesine ne vend, pa hakmarrje!” Ky ishte testamenti fisnik i nji te perndjekuri qe mundte instinktin e forte, urgjent me u hakmarre. Ky ishte triumfi i tij!

I zemruem nga ajo qe kishte jetue per tridhejte vjet, dhe thellesisht i shgenjyem nga ajo qe po gatuhej nga elementi ish-komunist ne nji Shqiperi qe reklamonte demokracine, Arbi ngren krahun dhe i bie me grusht murit perball. Kullon gjaku nga plaga por ai gjen forcen morale me thane:”Une nuk mund te ngrije kurre dore mbi njeri!” Me kete deklarate te sinqerte dhe sublime - c’fare kontrasti me keqesine shnjerezore te Sigurimit!-ish i burgosuni tregonte superioritetin e tij moral; ai vuloste  pa medyshje fitoren e tij finale mbi “te keqen e madhe” qe kishte shkaterrue ate, gruan, prindet, familjen e shoqenine shqiptare per afer gjysem shekulli. Ish i burgosuni kishte triumfue.

Per vete e per te tjeret, ai spjegon: “Jam nje njeri qe kam nje bese dhe mbrojta nje dashuri….Ne kemi mallkimin e rende per ate qe shkel besen…Sidoqofte, besa mbetet, trashegohet…Eshte sakrifice sublime  te mbrosh dashurine dhe eshte shume e lehte te

peshtysh ate! Nuk ka gje edhe ne qofte se nuk e di”. (403)

 

Nuk jane te shumta tregimet e vuejtjeve me dekada ne burgje dhe kampe perqendrimi qe perfundojne me nota pozitive si romani “Degjo, floriri im”. Vuejtja lodhe, dhe ne shumicen e rasteve corodite njerezit deri ne shnjerezim, i ban kasha pune….Dhe ne qofte se vuejtja nuk perfundon me nji proces permiresimi te vetes sone, ajo ka qene pa qellim, siperfaqsore, e kufizueme ne dhimbjet e fizikut tone. Shume e rande, ska dyshim, por pa thelb, pa frymen e rezistences koshiente kunder se keqes qe nalteson, qe ban ate misherimi i fisnikerise. Me urrejte, me u hakmarre, me jetue me meni dhe vetem per menine e perhereshme don te thote me konsumue deri ne fund helmin qe sherben shtypesi, ai qe kerkon asgjasimin tone te plote.

Rezistenca nuk ashte thjeshte lufta per mbijetese fizike para kercenimit te vdekjes. Rezistenca ashte fryma e nalte njerezore qe na mbushe me besim se mendimi i jone, akti i jone, qendrimi i jone justifikohen vetem nga dashunia e jone per njerezimin mbar, nga fryma e vellazenimit qe dashunia na ofron, e qe keshillon faljen e pajtimin …edhe per  fajtorin! Shume e veshtire por shume fisnike!

 

Ashte ky superioritet moral e shpirtenor qe na siguron lavdine e nderin e qenies njeri -te lire e me dinjitet, te paisur me arsye dhe me ndergjegje.

 

Sami Repishti

Ish i burgosun politik

ne Shqiperine komuniste (1946-56)

dhe Jugosllavine komuniste (1959-60)

 

Ridgefield, CT. USA

Qershor 2011.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora