E diele, 09.08.2020, 04:03 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Halit Bogaj: Alamo

E enjte, 09.06.2011, 07:58 PM


ALAMO/1960/

 

Nga Halit Bogaj

 

Regjinë e filmit e ka bërë Xhon Uejni i cili njëherit aktroi edhe në rolin kryesor/Dejvi Kroketi/. Rolin e Xhim Bovit e luajti Riçard Vidmarku i famshëm, me emrin e të cilit  është e lidhur një epokë e artë e filmit amerikan. Xhon Uejn ,rolin e Xhim Bovit madhështor kishte dashur t’ia ofronte Çarlton Hestonit por ai kishte qenë I zënë me projekte të tjera.

 

‘’Alamo’’zgjatë mbi 3 orë dhe u bë njëri nga filmat më të shikuar të kohës.Aq më tepër pasiqë ngjarja e tij ishte me motive të fuqishme patriotike kur vetëm pak ushtarë amerikanë e mbrojtën kështjellën/Alamo/të Teksasit, deri në vdekjen e tyre heroike e cila ishte,njëkohësisht edhe  vdekje legjendare dhe epike.Lufta e Alamos,përkah raporti i forcave ushtarake,ishte analoge me luftën e 300 spartanëve kundër Persisë, prandaj edhe filmi u bë një hit i vërtetë kinematografik i atyre viteve.Alamo ishte një symbol i paharruar i patriotizmit amerikan i cili bën fjalë për vitin  1836 dhe qëndresën e pamposhtur të një grupi luftëtarësh të cilëve u printe kapiten Trejvisi/Lorens Harvej/ kundër forcave qindra herë më të shumta të gjeneralit meksikan Santa Ana/Ruben Padilla/.

 

Edhe vetë aktori kryesor/Xhon Uejn/ kishte thënë se ky kishte qenë filmi më i dashur i tij.Filmin e pavdekëson edhe muzika e mjeshtrit virtuoz Dimitri Tiomkin i njohur edhe në shumë filma të tjerë amerikan. Edhe skenat e betejave e bëjnë këtë film madhështor.

 

Personazhet historike: Bovi, Kroketi dhe Trevisi konsiderohen heronjtë kryesorë që e krijuan Republikën e Teksasit, por ata nuk ishin të vetmit. Emri I tyre është skalitur me shkronjat më të arta në historinë amerikane dhe flijimi i tyre në Alamo e lindi një shtet të ri amerikan. Ata e mbrojtën Alamon nga forca shumë here më të mëdha të gjeneralit Santa Ana, por hakun e tyre e mori pastaj ushtria amerikane e cila e mposhti ushtrinë meksikane/ashtu si edhe në kohën antike kur pas Betejëes së Termopileve dhe rënies së Leonidës/, u bashkuan shtetet greke kundër Kserksit persian , duke arritur fitore të jashtëzakonshme



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora