Kulturë
Dy poezi nga Pëllumb Lamaj
E premte, 03.06.2011, 07:21 PM
Pëllumb Lamaj *
Kosoves Martire
Njëqind vjetë u pre pema e lirisë
Por rrënjët e Kombit ishin të thella
Ato njomeshin me gjak martirësh
Filiza buronte Kosova ndër breza.
Njëqind vjet u pre Flamuri
Me mijera thika u coptua
Por gjallë mbeti Shote Galica
Xhem Gostivari, Shaban Polluzha.
Njëqind vjetë luftoi Drenica
Jo, kurrë s'u dorezua Kosovari
Thërrasin trojet e SHQIPëRISE ETNIKE
Të qofshim falë o Adem Jashari.
Marshon e lirë Kosova maretire
Me sytë e përmalluar drejt trungut Nënë
***
Elegji Per '97-ten
Retë përpinë Karaburunin
Dhe u derdhën mbi Sazan
Rrufetë skuqin Kuzë Babanë.
Deti Jon shkumbezon tallaze
Llogoraja po rënkon
Kali Trojes ka marrë rrugën
O-bobo, do n'a djeg Vlorë!
Derdhet Vjosa e zemëruar
Lumi Vlorës nxjerr kërcunjë
Nga Cipini zbret orteku
Kërcet pushka, gjëmon bomba
C'faqen maskat, klithin sorrat,
Tre gishta lart dhe një flamur grek
komunistët bëjnë festë.
Në Tiranë ndare në partira
Bolshevikë e renegatë
Tymi le ti dali Vlorës
Janë mësuar të qajne gratë.
Ah, moj kucedër e kuqe
Si nuk u ngope me gjak
Edhe pjellen tënde hëngre
Dhe tani u ktheve prap.
'97-të mos ardhc kurrë
Ti që turpërove flamur
Prure grek e italianë
Dhunove dëshmorët tanë...!
Maj 1997
*Pellumb Lamaj, ish i denuar politik, mbijetuar nga ish te burgusorit e burgut te tmerrshem te Spacit.