E premte, 26.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Shpallja e fituesve te Konkursit poetik "Koblenzi 2011"!

E enjte, 12.05.2011, 07:55 PM


LIDHJE E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI, NË BAZË VLERËSIMEVE NGA JURIA PROFESIONALE, SHPALLË FITUESIT E KONKURSIT LETRAR  „PAVARËSIA E KOSOVËS“ PËR VITIN 2011:

   

ÇMIMIN E TRETE e ndajnë dy poezi; dhe ate, poezia  „Sot …“

me shifrën „12345“ dhe poezia „Një e ndjeshme e afërt

Flamurit“ me shifrën “DLG”!

 

Shifra  „12345“

 

1.        SOT...

 

Ringjallen të rënët

Kalvar’ i mundimit preku retë e kaltra

Futë në zemër të Diellit

Freskon puhiz’ e hershme,...ndoshta e vonuar

Shijon pjalmin e Lules së njomë

Nje rigë shiu vuajtjen miklon,...miklon!

 

E dejt bymehen

Hymn në pentagram

“simfoni e Arbërit”!

Daullet pëlcasin nga dhëmbja malluar

E vargjet kumbojnë

Deri në kupë të Qiellit!

 

Unë dhe Nëna gërshetojmë çdo përmot

Grisim shikimet, një dozë shprese...sytë kristal

Hapëm fluturimin, prangat bëmë copë – copë

 Zoti shpirtëgjakimin, ringjalloi ... sot vital!                                  

                                          

                                        Makfire Kosumi – Kaquri, Kanada

 

 

Dëshmi e autorsisë shifra „DLG“

Rita Saliu

867 Elm St

Woonsocket, RI 02895

USA

 

 

2. NJË E NDJESHME E AFËRT - FLAMURIT

 


BUKURI SHOH NË KRAHRORIN TËND SHQIPONJË
IDILIN E ASAJ QË KAM ËNDËRUAR

TEK MA DHURONIN SI ME DORË 
TE EMBEL TE GJEJ NE PRISHTINË

ME TE BUKUR TE TAKOJ NE VLORË

ATLARIN E TË BUKURËS TEK PËRJETSON

DHE TË SHËNDROJ NË KUROR
 
 
ÇDO DITE ÇDO STINË

AGON ME SY TE TU SHQIPONJË

ASHTIN E KUJTIMEVE

DUKE MA VESH ME BUZËQESHJE

SI ME FUSTAN TË RI

 

 

HERËZIN TËNDE PËR TA PUSHTUAR

BËHEM ZOG I QIELLIT YJE PLOT

TA KTHEJ NË SHPIRT TË LUMTURIS

SË JETËS IDIL 

PLOT GAZ E PA LOT

 

 

SE PA TY MË VRET VETMIA

SIÇ VRET RRUFEJA

NJË RRAP TË VETËM NË FUSHË

DUA TE BËHEM AJËR TË FLUTUROJ BASHK ME TY

SI NEPËR NJË GEMUSH SHQIPONJË

                                                           Boston, 2011 - SHBA

Formularbeginn

Formularende

Formularbeginn

Formularende

   ÇMIMIN E DYTË ndajnë dy poezi; dhe ate, poezia  “Fjalë e paheshtur” me shifrën “Fërfellëzë shekujsh” dhe poezia  “Larg gëzimit” me shifrën “Gjithmonë Mërgimtarë”;

Poezia që fitoi vendin e dytë në konkurs:

 

 

Martin ÇUNI

 

1.       LARG   GËZIMIT…

 

(Ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës)

 

Sonte jam larg fishekzjarreve të zemrës time,

Larg lotëve të gëzimit të miqëve të mi në Atdhe…

Afër dhembjeve që për jetë të jetëve nuk do t´i harrojmë!

 

Sonte nuk do t´i hapi portat e rrugëtimeve të gjata

Të dal nëpër Botë, as që të shtegëtoj Bjeshkëve të Nemuna

Nëna nuk do të më përcjell as nuk do të më pret, si prore

Po fjalët e urata të sajë do t´i pranojë vetem shpirti:

“Biro, t´u dhashtë e mbara ty e Shqipërisë“, e

„Paqe pastë për ty e për të gjithë shqiptarët”! 

Ajo, me lotë gëzimi në sy, do ta shikojë qiellin,

Edhe fishekzjarret që fluturojnë si flakë kulçedre,

Që bijnë mbi Prishtinën, mbi terë Kosovën sihariç.

 

Pastaj nuk do të shohim kalvarin e ndarjeve,

Gëzimin as hidhërimin dhe mallin e përflakur  nëpër mote,

Që rrjedha lumenjësh të lotëve kurrë nuk ua shuan dot etjen

Bërë si toka: djegur e përvëluar në shkretëtirën e kësaj Bote!

Do të gërshetohen, shliren e përshliren përvujtërisht, sot

Mbuluar me plafin e hirit të heshtjes në tumulat e lashta Ilire

Si dhe nëpër varre të të parëve tanë në mesjetën e përzymtuar!

 

Pas shumë shekujve të shungulluar të Shqipërisë,

Nëpë bjeshkët e valëve të detërave tanë

Nëpër kaltëritë e Liqeneve Shqiptarë,

Nëpër plisat tisbardhë të Malit Sharr

Shqiptarët nuk do të skuqin më xhamadanët e bardhë!

 

Do të farfurijnë këmishat sonte,

Do të valëviten shamitë mes plisash

Albanët do të shtegtojnë me meste të bardha

Shqipëtarët do të flakërojnë si rreze mes lisash!

 

1.

 

Me zemërbardhësi dyert i hapën ditën, dhe në mes të natës

Që të presin nevojtarët e skamnorët e huaj, rrugëtarë

Dhe t´iu hyjnë në gji nëpër shekuj me radhë,

Të mos mërdhihen nga acari i dimrave;

Që të mos përvëlohen nga vapë e verës

Pastaj; ngadalë e me buzëqeshje në cep buze;

Me smirën e errësirën në shpirtë kazmë

Zemrat jofisnike ua nxinin gjithë bardhësinë

Që Zoti ta  falë kishte dijtë ndër shqiptarë!

Ua  nxinë jetën e ua  ndalën rriten e dritën;

Po kurrë nuk arritën që t´ua e nxijnë shpirtin

Perlë të bardhë ta mbajnë lartë arriten

Si  bardhësi malesh e si rreze Dielli!

 

E u tkurrën e tkurrën shqiptarët pa fund,

Çdo pëllëmbë toke, deti, liqeni e lumi u skuq

Çdo skutë u çelikos me eshtra shqiptarësh,

E shpirti iu mbeti i bardhë se i bardhë.

 

Dhe u shpifën e çka s´iu thane

E i shanë anë e mbanë Evropës:

Tokën e tyre të madhe e të bukur

Kullat e tyre të vogëla, krenare

Mirësinë e tyre të padjallëzuar;

Shanë bujarinë e mikpritjen!

E ua nxinë jetën në pranga e leqe

Nëpër kazamate ma famëkeqe

Me shpata e dyfekë gjithëfare

Me zjarr e me hekur i nëpërkëmben

Me intriga, përçmime e ligësi të papara;

Ua çëndisën gjithë të këqiat mbi korp e shpirtë.

 

Ua rrotulluan edhe pllakat e varrezave të të parëve

Ua lëkundën themelet e trojeve mijëravjeçarë,

Ikonat e idhujve ua  përlyen me blozë

Mbi themele iu bënë mure barbare

Me shenja të tjera të çoroditura fare!

 

2.

 

Shqiptarët i kryqëzuan në sheshe si Profetin,

I ngulën nëpër hunjë për së gjalli,

I tkurrën e  i ndrydhën si ankthi,

Që t´ua zinin frymën!

T´ua humbnin emrin,

T´ju humbnin farën!

Gjithçka le të jenë;

Vetem jo shqiptarë!

 

E lotët se ç´më rrjedhnin si lumë

Majë Pashtrikut, s´mi shihte kush.

Atje lartë kujtoja Albanët e bardhë,

Albanët e mi si borë e Maleve të Sharrit

Nëpër duart e barbarëve objekt orgjishë!

 

Qytete të lashta mijëra vjeçare,

Të bukura me dyer të hapura mirësie,

Me zemra të bardha si dritë e Diellit!

 

Sot bijnë fishekzjarre nëpër ato rrugë:

                Të larë me gjak rinor e ngulfatur me brenga

                Mbuluar me trupa djemësh e vashash Shqipërie

                Të njomura me lotë motrash të Nënës Tereze!

 

 

                *    *    *

 

 

O Zot a vure re edhe këtë herë,

                Me emrin tend në gojë,

                Me smirën në shpirtë;

Deshtën të na shuajnë pa gjurmë,

Deshtën të na zhgulin me rrënjë.

Si farën e ligë, si therrë e si exhër,

Ua kaluan bishave të uritura grabitëse!

 

3.

 

Nuk e bënë dot se Zoti s´e ka dhënë;

E ne prap i deshtëm e falëm…

E ne prap i harruam të këqiat…

Si gjithmonë: prap i besuam

Ata që Zotin besojnë sa për sy e faqe!

Ne patëm besë gjithmonë,

E i përseritem sa e sa herë

Mundimet e Krishtit me shpresë!

 

Matëm me kutin e shpirtit tonë

Me shpresë se do të kuptojnë:

Se jemi figura e njeriut,

                Figurë e amshueshme e  mirësisë,

                Figurë e dashurisë të shpirtit Hyjnor!

 

Serish na u hakmorën për mirësinë

                Prap ramë në të dy gjunjët

                I mbushëm gropat me kufoma

                Me eshtrat e gjenit tonë:

                Një herë, dy herë, tre here…

                Pesëqind vjet, dyqind vjet…

                Nga Sulltan, krajl e mbret…

 

O Zot, mbushna mend një here,

Sado që është vonë, na mëshiro!

Ngrite dorën Tënde midis nesh;

B e s ë n   ta  ruajmë; por jo kundër vetes!!!

 

                                          Shifra: „Gjithmonë mërgimtar“

 

Shifra „Fërfellëz shekujsh“ ende nuk ka dëshmuar autorësin... dhe jemi në pritje të autorit, me poezinë

„Fjalë e paheshtur“

Dhe ÇMIMIN E PARË e fiton poezia  “Balada e vonuar” me shifrën  „Etja“;

Brahim AVDYLI:

 

 

BALADA E VONUAR

 

 

Ecë, endem dhe vrapoj

në mes të dashuruarve

me vetminë time përskaj vetes,

 

e ka vënë çuditërisht kapelën time

askush nuk e vëren kur buzëqeshë idhshëm

duke mos më lëshuar prej dorës së lidhur.

 

Këtë magji të përdalur e kanë bërë ata që kanë fuqi

të shterrin puset e botës me etjen time-

 

pesëdhjetë vjet endem poshtë e përpjetë

pa e shuar aspak këtë dhembje

që era e malllkuar i vjen nga fjalët

 

pa grua më lënë, pa dashuri të shuar

baladë që përsëritet është dashuria ime

është vonuar të trokasë në derën time

të më shohë të lidhur kur të vie në dhomë

 

nuk mundem t`i gjëj ato zuzare që kanë ikur

katër femra janë- nuk i kam parë asnjëherë

ndoshta shetisin në New-York, Pekin, Buenos Air

 

e ku t`i gjëj me fillet e vajit

që është kthyer në këngë e nuk ka lot

se lotët janë tretur kaherë në këtë vajtim të bukur

duke pritur që të vijë e buzëqeshur

nën veladonin e nusërisë…

 

Tani, mund t`a heqë dhe nuk çuditem

me fytyrën e saj të çoroditur tej mase

dhe nuk kam lotë, por gufon zemra-

 

nxjerr mallkimin për të gjithë ata që kanë faj

nën aureolën e rrejshme të lumturisë!

 

                Shifra „ETJA“

 

   Çmimin  „NËNË TEREZA“ e merr poezia “Pamja e Engjëllit“

me shifrën „Me vaj në buzë“ - autor Sadik KRASNIQI

PAMJA E ENGJËLLIT

 

Vetëm ne

e shohim engjëllin

përtej perdës prej loti

 

mbi pikëllim

bie rruga e dritës

kah vjen  engjëlli ynë i blertë

 

me sytë prej lumi

flok muzgu

e buzëqeshje t´ëmbëlt

 

sa e vlladshme puthja e prushtë

e njomë prekja e flaktë

përtej pragut te jetës

 

mallëngjehemi në përmallje

nga ajo urtësi

e ndahemi plot mërzi

 

ai bëhet prapë dritë për në parajsë

ne vijmë ne  vete 

dhe qajmë

 

 

 

 

           Çmimin “STUBLLA” e ndajnë dy poezi, dhe ate poezia: „Pritje e gjatë“ me shifrën “Liria” dhe poezia “Varret që flasin” me shifrën “Journalist”!

  

Ali Sh. Berisha

 

1.Pritje e gjatë

 

As mbyll veshët të mos më oshtijnë

As ndal gojët me klithje të më grijnë

As sytë të më mbushen gjak e lotë

As t’më pëlcasë koka krejt kot

Në këtë natë xhamthyer o zot

 

As i ndalë trokitjet e parreshtura në derë

As u tregoj rrugën shtegëtarëve të mjerë

As mbaj brend vetëtimat që mbysin

As mbroj yjet nga hijet që lindin

E pushtet territ sërish i lidhin

 

Qëndroj shtrirë me fytyrë kah tavan i nxirë

Tek më bie nga oxhaku blozë e pështirë

Tek më trokasin pikat e shiut n’xhama

Tek më brejnë minj e merimanga

Tek uluritjeve s’u shpëton hëna

 

Natë e trishtë zgjatet deri në pafundësi

Me uluritje e grithje çakallësh n’derë

Me mjaullitje macesh si përherë

Deri te mëngjesi që zbardhë

Ditëdiellin që sa s‘ka ardhë

 

Dhe sytë në një vrimë të xhamit gaprroj

Dhe shoh horizontin krejt në shkëlqim

Dhe ulurimat shumë larg dëgjoj

Tek ngritem nga shtrati im

Lirinngrohtën të festoj!

                                              Shifra „Liria“

 

 

    Shifra „Journalist“……jemi ende në pritje të konfirmimit autorial (!?) me poezinë  „Varret që flasin“!

 

 

    Çmimi i “PUBLIKUT” iu nda poetit Martin Çuni me poezin “Kolekcioni i humbur”!

Poezia që fitoi çmimin e publikut, nga poezitë që u lexuan në orën letrare, Koblenc:

 

Martin ÇUNI

 

KOLEKCIONI  I  HUMBUR

 

I mbledhi kujtimet

Si trohat e bukës, e

Si kotheret në sofër!

 

I mbledhi vargjet

Nga fletoret e harruara,

Nëpër sirtaret e bodrumit!

 

Shokët s´i gjej dot

Humbën e tretën,

Dikush nëpër varre

Dikush në pallate ëndërrash

Të tjerët nëpër dete hallesh!

 

 

     P.S.

 

Lusim edhe dy atoret „Journalist“ dhe „Ferfelleze shekujsh“ qe sa me pare te deshmojne autoresin e tyre… Derisa nuk deshmohet edhe nuk mund te botojme poezit e tyre fituese!

 

                                    Me respekt Juria

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora