E enjte, 31.10.2024, 11:12 PM (GMT)

Kulturë

Gazi Buxheli: O nënën e jetës...

E diele, 01.05.2011, 05:21 PM


Gazi Buxheli

 

O NENEN E JETES…

 

Fati yt si rrobë e kuqe

hedhur mbi ty,

një luftë e egër toreadorësh

jeta e jote Shqipëri…

 

…muajt, vitet, shekujt,

dema të egërsuar, i sulen

këaj rrobe e këti fati,

ngulur brirët në trupin e brishtë,

me buzëqeshje jagosh,e Thiëk Pilati

 

…servilë, dinakë, hajdutë, shushunja

nëpër dejet e tua lëvrinë,

harbuar prehen në ekstazë kënaqësie,

e ti Shqipëri i mbanë mbi shpinë?!

 

Në trupin tënd të lënduar,

ç’duan, ç’kërkojnë vallë?

Të të vrasin, të të zhdukin?

Jo?

At’here?

Për sadizmin e tyre të mbetesh e gjallë…

 

O nënë e jetës dhe e lëngimit,

lënduar më thellë nga bijtë e tu.

a thua do kesh njëherë shpëtim,

apo fati të rat ë jesh kështu?

 

Po pse moj hallemadhe e pafat,

dikur e qënë zonjë e randë,

nderi, fytyra e trupi yt

si mallë i pazot, hedhur në ankand?!

 

Po pse moj Shqipëri gjithëherët

“pranë detit e palarë”

nga të liqtë peng e ligësisë,

e nga ligësia hiqej zvarrë?!

 

Po pse moj fatçjerrë, dorën

njeherë se bërë grusht të randë

e egërsisht ti bije ligësisë,

si dikur Migjeni Malit që s’bzanë?!

 

…O Nënën Shqiprëri!

A se shikon se fatin e fatalitetin

bashkëngjitur i ke, si vllezër siamezë?!

Ata nuk i ndan dot lutja e rënkimi,

por bisturia e kirurgit

rënë si shpatë mes për mes…



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora