E shtune, 27.04.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha dhuroi edhe 240 libra

E enjte, 28.04.2011, 07:57 PM


Për bibliotekat e shkollave fillore në Raushiq, Krushec, Baran dhe Gllogjan të Pejës

 

SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI SEJDI BERISHA DHUROI EDHE 240 LIBRA

 

Me qëllim të begatimit të bibliotekave shkollore me libra të rinj dhe të funksionimit të tyre në mënyrë sa më cilësore, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi BERISHA, bibliotekave edhe të katër shkollave fillore të fshatrave të Pejës ua dhuroi edhe 240 libra.

Kështu, ai, bibliotekës të shkollës fillore “28 Nëntori” në Raushiq, asaj “Fan S. Noli” në Kryshec, bibliotekës të shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në Baran dhe asaj “Migjeni” në Gllogjan, ua dhuroi nga gjashtëdhjetë libra.   Duke ditur peshën, rëndësinë dhe rolin e librit në arsimimin e gjeneratave të reja, në ngritjen, zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe shpirtërore, e gjithnjë me qëllim të begatimit të fondit të bibliotekave me libra, kudo në qytete dhe në shkolla, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, deri me tash, shumë bibliotekave komunale dhe atyre të shkollave ua ka dhuruar  afro 1. 500 libra, nga njëzetë e tetë botimet e të tij.

Ky shkrimtar dhe publicist por edhe punëtor i mirëfilltë i kulturës, Bibliotekës së qytetit Bajram Curr dhe bibliotekës të shkollës së mesme të këtij qyteti të Shqipërisë u ka dhuruar mbi 130 libra dhe po aq edhe Bibliotekës në Tropojë dhe shkollës së këtij qyteti. Veç kësaj, ai, afro 150 libra ua ka dhuruar edhe bibliotekës të shkollës fillore “Shotë Galica” të fshatit Abri të komunës së Drenasit, bibliotekës të shkollës fillore “Ruzhdi Gjuliqi” të fshatit Marali të komunës së Malishevës. Pastaj, deri me tash, libra u ka dhuruar edhe Bibliotekës Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë, Bibliotekës Rajonale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, Bibliotekës së qytetit të Istogut, Bibliotekës të komunës së Deçanit dhe asaj të komunës së Klinës si dhe bibliotekës së shkollës “Vëllezërit Haradinaj” në Rrazhbull të Durrësit, si dhe bibliotekave të shkollave fillore të komunës së Pejës, si ato: “Smajl Hajdaraj”, “Tetë Marsi”, “Asdreni”, “Vaso P. Shkodrani”, “Xhemail Kada”, “Ramiz Sadiku”, “Dardania”  dhe shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit”.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora