E premte, 26.04.2024, 06:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Thanas Todhe: Histori, bukuri, trishtim

E merkure, 27.04.2011, 07:32 PM


THANAS TODHE

 

HISTORI , BUKURI , TRISHTIM   (Nafpakto)

 

Nga cikli  Greqia une dhe bashkekombasit e mij

 

Dielli dalngadale po fundosej tutje ne det duke flakeritur qiellin per rreth .Qendronim ne ballkonin e shtepise te shkujdesur ne kete prag muzgu duke biseduar per gjera te rendomta.Kishim mbaruar pune dhe Xhorxhi(Jorgo) n'a u lut t'a pinim kafene ne verande.-Eshte e tmershme,e tmershme-fliste me nervozizem-te pish ne lokal kafe me 4 apo 5 dollare,..vetem ketu ne Greqi ndodh..Nuk mund t'a shpjegoj....Xhorxhi ishte grek i rritur ne Nju Xhersi te Amerikes.Kish jetuar dhe kish punuar atje .Ishte  ne pension dhe kohet e fundit qe kthyer te rregullonte shtepite e trasheguara nga prinderit ketu ne Nafpakto.Me gjithe moshen ,mbi te gjashtedhjetat ,ishte njeri i gjalle  dhe i fuqishem.E kishte pasion te madh peshkimin dhe pothuaj cdo pasdite dilte me varken e tij te vogel ne det.Nuk pinte kafe ndaj habitej sa shume e pinin dhe sa e shtrenjte ishte ajo ketu.-Me pelqen, me pelqen shume ky vend -thoshte-Shikoni sa bukur duket horizonti me uren gjigande nen kete perendim ....A nuk eshte dicka e bukur?.....Sa det i qete,...c'freski gudulisese..-.fliste i magjepsur.         Ishte nje shtepi dy kateshe qe po rikonstruktohej pothuaj nga e para buze detit.Zbrisje nje pale shkalle dhe kembet preknin ujin.Pak metra me tutje qe limani i vjeter ne forme rrethi ,mbyllur nga kullat mesjetare(nje mrekulli). Nafpakto eshte nje qytet i vogel e i bukur ne hyrje te detit te Korinthos,pak kilometra larg dy keshtjellave te Rio--Antirios,ndertuar nga Sulltan Bajaziti i dyte .Pikerisht ne kete ngushtice qe Sulltani e kish quajtur "Mikro-Dardanele",po perfundonte ura gjigande e Patres.Ne te majte pamja te lejonte te shikoje plazhin publik,te gjate me  peme e lokale te shumte.

--Po femijet z.Xhorxhi,c'thone femijet e tu?...A do t'a lene Ameriken?

--Natyrisht qe jo.Ata punojne dhe jetojne atje por e pelqejne Nafpakton.Do te vijne per pushime ne vere.Ketu edhte nje mrekulli.

    Kishim disa dite qe punonim tek Xhorxhi  duke u mahnitur me mahnitjen e tij per vendlindjen.Pasi te mbaronim do te ngjiteshim lart ne kala per rikonstrukimin e nje shtepije muze te Llambro Xhavelles ,nga fisi i degjuar i Xhavellajve te Sulit.Brenda dy shekujve  Greqia kishte pasur shume udheheqes ,deputete,ministra e kryeministra nga ai fis.Ne Nafpakto gjeje shume rruge e rrugica qe mbanin emrat e tyre. Ndonse pak  larg ,dukej sikur ky qytet kishte lidhje te vazhdueshme me gjenezen iliro-shqiptare.Ndoshta kjo eshte edhe nje arsye qe po hedh keto shenime duke  u interesuar per cdo bisede qe kishte lidhje me kete teme.I vellai i Xhorxhit ishte nje burre imencur, avokat i vjeter. Mimi e therisnin dhe prej tij mesova shume me teper nga c'do te kisha mesuar po te vizitoja muzeun historik.

Nafpakto ishte qytet shume i vjeter,rrafshuar nga nje termet i madh rreth  vitit 553 por i ringritur perseri.Per vete poziten gjeografike ne hyrje te detit te Korinthos ,vetem disa milje larg daljes ne detin Jon ,gjithmone ishte lakmuar nga pushtuesit;gjitone dhe te larget.Ne vitin 1210 ishte nen  zoterimin e Despotatit te Epirit por me pas u pushtua nga fuqia e madhe detare e Venetikut.Vlen te theksohet se ky qytet i vogel strategjik ishte synuar edhe nga prijes shqiptare te kohes se Skenderbeut.Principata e Bue Shpates e kalon plot tre here ne zoterim midis viteve 1407--1499; kurse Ali Pasha hyri ne qytet ne vitin 1788........Per keto bisedonim ata pasdite duke pire kafe ne veranden e Xhorxhit.

--Z Mimi Kam pare ne hyrje te limanit statujen e Servantesit dhe me ka bere shume pershtypje prania e tij kaq larg Spanjes.

--Miguel Servantesi--tundi koken avokati--Miguel Servantesi u ndodh ketu krejt rastesisht si nje marinar i thjeshte ne betejat detare  te vitit 1571.Ne ate kohe ketu eshte zhvilluar nje beteje e madhe detare me pjesemarjen e shume forcave evropiane si Franca,Spanja, Venetiku,Malta etj.Pikerisht ne nje nga anijet spanjolle  ishte marinar dhe autori i "Don Kishotit"..Ka dhe dicka --shtoi me te qeshur--Thone se me von ai ra rrob i disa pirateve shqiptare...por vetem ...thone......

Dhe z.Mimi rrufiste i kenaqur kafene.Nuk di ne mburej me qytetin e tij apo me ato qe dinte e m'i tregonte mua.Gjithsesi ne ishim te relaksuar ne ate mbremje vere kur dielli zhdukej ne horizont e flladi i fresket qe frynte nga deti n'a riperterinte.

          

 Mbaruam pune ne shtepine e Xhorxhit dhe u ngjitem ne kala,lart ne  kodren  mbi qytet.Pemet  dhe pishat e shumta qe e rrethonin nuk te lejonin t'a shihje mire  nga poshte.Muzeu ku do te punonim ishte brenda mureve rrethuese ,prane dy shtepive te tjera te banuara dhe poshte nje lokali turistik, harmonizuar me muret e keshtjelles mesjetare.Kur vajtem ne,aty kishte shume levizje.Kishin ardhur ispektoret e ministrise se kultures duke bere verejtjet dhe dhene orjentimet e nevojshme.Nga sa kuptova nguteshin t'a perfundonin sa me shpejt pasi prisnin nje pervjetor (nuk e kuptova  dot te kujt e per cfare)Sipermarsi n'a komunikoi se do te punonim shume,cka nenkuptohej nga mengjesi deri ne darke.Per kete instaluan edhe disa prozhektore te fuqishem. Puna ishte shume e lodhshme dhe ktheheshim ne hotel te dermuar fare.Kisha pasur deshire te beja disa xhireo a ndonje vizite ne qytet por koha nuk me premtonte.Pata degjuar se ne Nafpakto kishte shume permetare te ardhur vitet e fundit ,ndaj desha te krijoja ndonje mundesi per t'u takuar e per te biseduar me ndonjerin prejtyre.Ne kurbet cdo takim me nje bashke qytetar ,te njohue apo te pa njohur,eshte i mirepritur gjithmone si nje shkendi qe te ndez e te shuan mallin per vendlindjen.Ne keshtjelle punonin disa djem te rinj shqiptare (natyrisht ne llac e suva) por ata me dukeshin shume te vegjel,adoleshente dhe nuk u kisha kushtuar vemendje. 

Dy dite para se te perfundonim erdhi lart nje makine policije.Zbriten dy police(njera femer),biseduan dicka ms Spiron,teknikun e punimeve dhe u drejtuan nga ne.Ne te tilla raste emigranti ndjen nje lloj ankthi te perzier me frike,pamvarsisht ne eshte i rregullt apo i pa rregullt me dokumenta.Faktet dhe jeta e jone tregojne se ndodhen segmente jo te pakta  neper policite e rajoneve te ndryshme te Greqise qe cfaqnin shenja ksenofobije duke mos respektuar as ligjet minimale te mbrojtjes se te drejtave te njeriut.Nje djale nga Shkodra  me kish thene se kish ndenjtur tre dite i izoluar ne polici vetem per kaprico te dy policeve qe e kishin pare duke pire birre.Ai e tregonte gjithmone kete pasi ishte emigrante prej me shume se 10 vite  dhe me dokumenta te rregullta. Vura re se edhe punedhenesi i im u tremb kur i pa dhe m'u drejtua.--Ti i ke dokumentat --me pyeti nen ze .

--Sigurisht ,ku te shkoj pa to.

--Alvanos--me pyeti policja kur erdhi prane.

--Po -dhe i zgjata karten e identitetit.

--Endaksi (ne rregull) nuk eshte nevoja--me tha pa e vene re dhe u drejtua poshte nga bodrumi ku ishin duke punuar ne mure guri e suva mbi dhjete veta.Ne vazhduam punen deri sa i pame te delnin andej bashke me nje djale te trembur(me te voglin ,rreth 14 vjec) dhe pergjegjesin Spiro.Tek ata largoheshin u mblodhem te gjithe bashke.

--C'ndodhi --pyeta nje djale tjeter me te cilin kisha kembyer disa fjale nje dite me pare.

--Moren Gimin...Se kush e ka spiunuar.

--Kush eshte ai?

--Nje shok.E ka babane semure dhe erdhi te punoje disa dite ketu.

--Ti e njeh ate?

--Jo shume por e kam patriot;jemi permetare.

--Edhe une permetar jam...I kujt eshte?

--Eshte nga Topojani dhe e quajn Gimi...Une jam nga Mertinji......

U ndame ne heshtje .Dukej i trembur por edhe une ndjeva nje boshllek.Fatkeqsi e madhe qe femijet tane po riteshin me trauma te tilla......Ne darke kur ishim duke ngrene ne nje taverne Spirua n'a shpjegoi gjithcka.Sipermarjen e kishin denuar me gjobe per marjen e te miturve ne pune kurse djalin e kishin kthyer ne shtepi.--Nuk e di kush u ka thene ;ndoshta ajo familja prane kalase...Jemi grindur per nje tub uji...--shpjegonte duke m'u drejtuar mua...Desha t'a ndihmoja...I jati ka punuar tek une dhe m'u lut t'a ndihmoja....u mpleksem....u mpleksem keq...

Ate nate ,ne tavernen siper kanalit me ujin qelibar qe zbriste nga mali mbi mullinj e pershkonte qytetin deri ne det ,u hap nje debat i gjate per te miturit qe mereshin ne pune.Sa e sa rraste te tilla dija une ?!Sa e sa femije te mitur ngarkonin e shkarkonin arkat e fruta zarzavateve neper pazaret(llaqite) e Athines.Sa e sa femije te" pudrosur" me pluhurin e gelqeres apo cimentos ,lodheshin deri ne palce ne vilat apo pallatet e dhumta ngritur ane e mbane Greqise.----Ne duam t'i ndihmojme---shfajsohej Sporua....

---Ndoshta ti ke te drejte -- i thashe --Ndoshta fajin e kemi ne...fatkeqsija qe jemi ne dhe te huaj...Po po..fatkeqesia e jone...U marim enderat femijeve e ua lerosim me llac e gelqere.....Ne vend te librave u japim lopaten e ne vend te dyerve te  shkolles, u tregojme dyert e policive e te burgjeve.......Ndjeja se desha t'i thoshja dicka patriotit tim nga Topojani......Po cfare ti thoshja ...Pse erdhe ketu...?  po he pse erdhem ketu?......Kush mund t'i japi pergjigje kesaj pyetje?........

Nafpakto llamburinte nen shkelqimin e dritave ate mbremje verore,ashtu sic di te llamburije vetem ajo.Nafpakto priste nje feste,nje jubile per nder te pinjolleve suliote qe nderuan ate dhe gjenezen e tyre .Nafpakto rritej edhe me teper ne shkelqimin e saj nga duart e shqiptareve qe punonin kudo.Por Nafpakto  duhet te kujtoje se ne muret e lashte te kalase se saj;jashte cdo ligji te shekullit XXI ,ka vene llac me duart e tij te  njoma edhe Gimi,14 vjecari nga topojani i Permetit.......

 

Thanas Todhe

Athine  2004



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora