Kulturë
Sami Islami: Kur vinte axha nga Shkupi?
E hene, 25.04.2011, 07:55 PM
KUR VINTE AXHA NGA SHKUPI?
(Kushtuar axhës Hetem)
Në 17-vjetorin e vdekjes
Nga Shkupi kur vinte axha im
Nxitoja t’i dilja me gëzim përpara
Ta përqafoja me mallëngjim
Atje, te Razojtë e Shkurtë, te ara!..
Vinte si mali me borë
Shpesh na jepte ndonjë lek
Po asnjëherë nuk ka ndodhë
Të mos na sillte nga një gjevrek
Ah, ç’kujtime të bukura kam!
Sillte gëzim në shtëpinë tonë
Me gjevrekët e freskët e të shijshëm
Ngiheshim edhe me aromë!
Ai që gëzon një fëmijë
Në parajsë, thonë, do të shkojë
Pa le që s’gjendet tjetër njeri
T’i kish’ thanë ai “dreq” me gojë
Tani sa herë që shkoj në Shkup
Afrohem të blej gjevrekë çarshie
Habitem pse s’janë si të axhës Hetem
S’di pse s’ e kanë ma atë shije!?
Thonë se engjujt nuk duken
Se ata rrijnë diku në qiell
Jo, ata qenë këtu, kujtoj,
Që shiheshin edhe në ditë me diell!
Sami ISLAMI
Londër, 23.04.2011