E diele, 28.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Lauren Bacall

E shtune, 23.04.2011, 07:58 PM


LORIN BEKOL /1924-

 

Nga Halit Bogaj

 

E adhuronin nëpunësit, ushtarët, postierët dhe i tërë populli amerikan, ngase kishte shikim magnetik dhe paraqiste simpati të jashtëzakonshme.Quhej Lorin Bekol dhe shkëlqenta vazhdimisht me sharmin e saj të veçantë, madje edhe duke ecur, kudo që ishte dhe në çdo film të saj të bukur në të cilët aktronte. Thuhej e shkruhej se edhe princat mahniteshin me bukurinë e saj të rrallë femërore me të cilën ishte e pajisur dhe ishte  dhuruar nga vetë natyra.Dukej se rrezatonte vazhdimisht si njëra ndër ikonat më të mëdha të epokës së artë filmore amerikane dhe çdo gjest i saj përcillej me vëmendje të madhe nga syri vigjilent i mediave amerikane, sepse ajo ishte dhe quhej Lorin Bekol.Si tepër e bukur, atraktive dhe gracioze, aktorja e përmendur kishte edhe fshehtësi të shumta në jetën e saj private.E donte dhe e kishte dashur gjithmonë vetëm Mbretin filmor Hemfri Bogart, me të cilin e kaloi një pjesë të madhe të jetës së vetë, duke i  ruajtur kujtimet më të bukura nga martesa e saj e lumtur dhe nga mashkulli më i popullarizuar i atyre viteve.Pas vdekjes së bashkëshortit tërhiqet nga filmi dhe jeton një kohë të gjatë gati në izolim të plotë shtëpiak.Ajo vdekje e kishte goditur pa masë dhe as që donte të jetonte pa idhullin e saj më të madh /Hemfri Bogartin/,i cili na kishte lënë kryevepra të shumta filmore si:”Kazabllanka”, Engjut me fytyra të galme”, Thesari i Siera Madres”,Mbretëresha afrikane” dhe disa krijime të tjera monumentale.Lorin Bekol ishte një femër tejet tërheqëse saqë një armatë e tërë grash amerikane e kopjonin frizurën e saj të bukur, në mënyrë që të dukeshin sadopak si ajo ikonë e madhe e artit filmor amerikan.Aktorja e famshme rritej vazhdimisht në zemrat njerëzore, për t’u bërë edhe më e popullarizuar duke aktruar me burrin e saj legjendar Hemfri Bogart.Zonja 77 vjeçare Lorin Bekol e kishte fituar Oskarin për filmin”Pasqyra i ka dy fytyra”, duke hyrë edhe në elitën e aktoreve më të talentuara të cilat artin filmor e kishin obsesion.Lorin Bekol qysh në vitin e largët/1944/ luan në filmin”Të kesh o mos të kesh” në të cilin aktronte edhe bashk;shorti i saj, sipas regjisë si virtuozit  Hauard Houks dhe veprës homonime të shkrimtarit Ernest Heminguej.Domethënë ai film tregonte se botës kinematografike i vinte edhe një emër i shquar Lorin Bekol e cila do të bëhej ndër zonjat më të mëdha të artit të shtatë.

Në atë kohë, edhe Bogart ishte ndër donzhuanët më të preferuar filmorë, i cili luante me yjet më të njohura si: Ingrid Bergman, Ava Gardner, etj. prandaj Lorin Bekol nuk e kishte fare vështirë që të dashurohej në të.Gjatë martesës së tyre bëjnë bujë të madhe në shtypin amerikan dhe botëror, duke u konsideruar si çifti më besnik i asaj kohe, çka ishte shumë e vërtetë ngase ata jetuan më mirë se gjithkush tjetër deri në vdekjen e hershme të Hemfri Bogartit i cili la një vend të zbrazur në plejadën e aktorëve më të mëdhenj amerikanë.Kritikët e shquar filmorë thonë se Lorin Bekol kishte edhe një zë magjik, si edhe dy mbretëreshat e mëhershme filmore:Greta Garbo dhe Gloria Svanson.Zëri i saj simpatik bëhej edhe më interesant në saje të një bukurie të rrallë femërore për të cilën u fol më lart, ngase ajo bënte pjesë në grupin e femrave më simpatike si:Sofia Loren, Gjina Lolabrixhida, Elizabet Tejllor, Hedi Lamar, Lana Tarner, Ava Gardner e disa të tjera të cilat artin filmor amerikan e kishin ngritur në shkallët më të larta të zhvillimit të tij.Çifti /Bekol-Bogart/ lujatën së bashku edhe në filmat:”Gjumi i thellë”, “Dy të rinj në Milvoki”, “Kalimi i errët” dhe “Kej Largo”/1948/.Pasojnë filmat e saj “Agjenti besnik”/1945/, “Lista e artë”/1950/, “Djaloshi me buri”/1950/ dhe “Si të martohem me milionarin”/ në të cilin luante me Merilin Monron dhe Beti Grejblin/.Edhe ky film ishte ndër hitet e saj më të mëdha në të cilin Bekol pasqyronte talentin e vetë shumështresor edhe si aktore e një formati të veçantë.Ndonse e martuar me aktorin tjetër  Xhason Robards, i njohur nga filmat:”Na ishte njëherë në Perëndim”, “Xhulia” e shumë të tjerë, Lorin shprehej se në jetë nuk kishte takuar asnjë njeri të tillë siç ishte burri i saj karizmatik  Hemfri Bogart për të cilin mendonte vazhdimisht dhe as që mund të pajtohej me faktin se ai kishte vdekur.

Në fund duhet theksuar edhe një thënie të saj:”E kam urrejtur konstatimin se jam e bukur, edhepse isha e radhitur ndër 10 femrat kryesore amerikane”.

Vitet kalonin dhe Lorin Bekol mbante kujtime të paharruara për burrin e saj të famshëm i cili ishte shëndrruar në një legjendë madhështore të botës së pashterrshme filmore amerikane.Ajo që nga mosha e saj e re/kur ishte 19 vjeçare/ e kishte ditur dhe kishte qenë e bindur se Bogarti ishte i vetmi partner i dashur i jetës së saj të begatshme private dhe filmore me të cilin i realizoi edhe disa nga rolet e veta më të shkëlqyera dhe origjinale kur çifti ishte ngjitur majave më të larta të artit  filmor, sidomos me filmat “Të kesh ose të mos kesh” dhe “Gjumi i thellë”.Bekol kishte fituar oreolin e një bukurosheje të jashtëzakonshme holivudiane së cilës ia kishin lakmi edhe shumë diva të tjera filmore, mbase edhe e madhje- Grejs Keli e cila ishte penduar që nuk e kishte pranuar një rol të cilin ia kishin  ofruar por të cilin e kishte realizuar Lorin Bekol.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora