E shtune, 27.04.2024, 04:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Fajin" ma ka pranvera

E hene, 25.04.2011, 03:04 PM


Përparim Hysi

 

 

"Fajin" ma ka pranvera

 

Moj pranverë,moj bukuroshe! O ti stina përmbi stinë

A e di dhe mua më joshe,që ta flak unë pleqërinë

Zë më mbush mua me dhele,tek e gjelbëron mjedisin

Pranverë,ta dish:më "dehe",e rinove Përparim  Hysin!

 

S'kam në kokë unë thinja,tani flokun kam  të zi

Se jam mbushur me"temina",epo s'jam më pleqëri.

Dhe kam dalë tani për"gjah",si dikur,or tunjatjeta!

Ende dua të bëj sevda,se tani kam vënë"fleta"

 

Pra,jam tjetër,Krejt tjetër."Fajin" po ma ka pranvera

As pranoj që jam i vjetër,jam ai si protohera

Vjen pranvera,përtërihem;zë mbushem me fuqi.

Edhe rihem;vërtet rihem:stinë më mbush me dashuri.

 

Pak nga pak

 

Pak nga pak e sikur s'ke rroba

Se i hoqe një nga një

Si nuk ke "turp" nga bota?!!!

Po mua "lemza" pse më zë?!....

 

Ç'qe ajo ditë pranvere?

 

Ç'qe  ajo dtitë pranvere,kur m'u shfaqe tek çairi

Ajo ditë,moj,që qe atëhere,më bën që t'më ikë syri?!

E shpie dhe tash mëndjen,në atë kohë dhe ato çaste

Edhe mezi zotëroj gjëndjen,sado s'jam në ato"vakte"

 

Se qenë çaste që s'harrohen dhe bien të gjallë mbresën

Plaga dhëmb kur heq korën,po keq e kam"licencën"

Se tani jam i moshuar,larg e larg dhe nga çairi

Çast,o çast,të kam kujtuar,tani veç m'u lag syri.

 

Ah,kjo erë!

 

Ah,kjo erë,që sot po fryn

Pa mëshirë të ngre fustanin

Porse syri im është në"përgjim"

Edhe pak,moj,zë bën "rrufjanin"

 

Të del sheshit,"fshehuria"

Sepse era është "xhindosur"

Zë "xhindoset" pleqëria

Veç nga era e "flamosur"

 

Ah,kjo erë që sot po fryn

Se pranvera është e freskët

Unë po  shkova në vidhimë

Ç'më panë sytë?Kot jam i vdeksëm?!...

 

Ja !

 

Ja! Kaluan kaq vjet?! Kohë e gjatë ,aq sa nuk thuhet

Por një plagë,sado e"lehtë",nuk u mbyll dhe zë më"kruhet"

Zë më kruhet sa të shoh;ke parë ti... dhe zu t'më dhëmbë

Se "ilaçin" që ke ti,do:nëma,nëma,po më çmënd.

 

Moj pranverë

 

Moj pranverë,je stinë rrebele;rrebelon të gjithë njerëzinë

Se i merr,përkund ndër dhele, i harbon dhe marrin brinjën

Fushat lule edhe bar,pemët veshur me jeshile

Sa edhe një i moshuar,në pranverë  zë mbushet"xhinde"

 

Çupat zhvishen "lakuriq",veç dy rripëza mbajnë mbi supe

I shikon  dhe mbet"eksiq",mëndja shkon tek"molla e kuqe"

 

"Kapari"

 

Këtë puthje që ta dhashë,dua ta kesh veç për"kapar"

Se të thashë,moj,të thashë veç nga ty jam bërë"djalë"

Ti s'besoje,ndaj të putha;dhe,pas puthjes e di vet:

Ja dhe"firma",po dhe"vula";kot nuk jam plak sherret.

 

E "fshehura"

 

Një e dy,kur flet me mua,dorën tënde vë mbi gji

Se më mbetën sytë mua,i zbuluar është yti gji

Mirëpo dorën kur e ngre,mua më duket shënjë më bën

Se të duket,po e fsheh,por unë mëndjen kam në vënd.

 

Unë atje i mbaj sytë dhe atje marrë "vijëshënimi"

Mëndja doli nga burgjitë; se i madh më qe"hutimi"

Prandaj hiqe dorën ti,lëre gjirin të zbuluar

Se e"fshehura,mirë e di:gjithë botën ka"ngatërruar"

 

*janë shkruar në mars-prill 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora