E premte, 26.04.2024, 05:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës

E diele, 09.01.2011, 01:56 PM


Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës ( AL-QU ) është një organizatë e Shoqërisë Civile e cila ka për mision përmirësimin e cilësisë së jetës së shoqërisë shqiptare.

 

Për realizimin e këtij misioni Unioni është regjistruar në Gjykatë dhe në të gjitha institucionet shtetërore për të plotësuar detyrimet ligjore.

 

Një nga drejtimet e punës së këtij Unioni në periudhën në të cilën ndodhemi është dhënia e një mbështetje për Zgjedhjet Lokale të vitit 2011. Qellimi i Projektit per mbeshtetjen e Proceseve Demokratike dhe Zgjedhjeve Lokale - 2011 eshte te mbeshtesë mbajtjen e zgjedhjeve Lokale 2011, ne Shqiperi dhe te promovojë pjesemarrjen e votuesve ne te gjitha ngjarjet me karakter demokratik qe lidhen me keto zgjedhje. Mbeshtetje do t’iu jepet grupeve  potenciale te interesit /votuesve siç jane grate, te rinjte, emigrantet shqiptarë dhe grupet me nevoja special. Nje aktor shume i rendesishem gjate procesit te zgjedhjeve mund te jete Shoqeria Civile e cila eshte “hapesira politike” ku qytetaret mund te debatojne, te bashkohen ne grupe dhe mobilizohen pa qene te frikesuar dhe kercenuar.

 

ALQU si nje ze i shoqerise civile beson se zgjedhjet e paanshme forcojne procesin zgjedhor ne teresi  dhe nuk ka diskutim ne lidhje me faktin qe edukimi i votuesve eshte nje element kyc dhe kritik ne arritjen e zgjedhjeve te lira,te drejta  dhe te besueshme.

 

Për realizimin e këtij projekti dhe marrjen e përgjegjësive lidhur me të, ALQU ka aplikuar per statusin e vezhguesit ne KQZ, i cili është autoriteti i ngarkuar nga ligji për administrimin e procesit zgjedhor.

 

Njëkohësisht, për mbarëvajtjen e këtij projekti dhe arritjen e qëllimit të tij është e dosmosdoshme që për veprimtarinë që do të zhvillohet në territorin e Bashkisë ( Komunës ) suaj, ALQU merr përsipër sigurimin e një stafi të kualifikuar për këtë qëllim, puna e të cilit ka nevojë për një sponsorizim nga ana Juaj.

 

Jemi në pritje të një përgjigje për realizimin e këtij bashkëpunimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora