E shtune, 27.04.2024, 05:23 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Plagosja, pranga djalit të Arta Dades

E enjte, 06.01.2011, 07:57 PM


Policia e Tiranës deklaroi gjatë një komunikimi për shtyp se, arrestoi nën akuzën e plagosjes së rëndë shtetasin Besnik Dabulla, djalin e deputetes Arta Dade.

Policia nuk bëri të ditur motivet e krimit, por deklaroi se para fillimit të konfliktit tre shtetasit ishin duke darkuar së bashku në ambjentet e një lokali në afërsi të Fakultetit Juridik, me Edrin Lufin, nipi i ish-kryeministrit në kohën e diktatures Adil Carcani, si edhe Shkëlzen Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

 

“Nga hetimet e kryera deri më tani, nga specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, u konkludua se në këtë konflikt janë përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar në ambjentet e lokalit “Liburn” në rrugicat e ish-bllokut, në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla. Ky i fundit dyshohet se është konfliktuar më pas me shtetasit e sipërcituar, ku për pasojë ka plagosur rëndë Edrin Lufin, 34-vjec, lindur e banues në Tiranë, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore”, ka saktësuar në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini.

 

Ndërkohë që shtetasi Eldrin Lufi ndodhet në Spitalin Ushtrak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Policia ia ka kaluar dosjen prokurorisë së rrethit Tiranë, e cila pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

 

Ndryshe nga sa ishte raportuar në fillim, shtetasi Shkëlzen Hoxha, i cili është edhe nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha, edhe gjatë dëshmive të shtetasve të përfshirë në konflikt, rezultoi se nuk ka qenë prezent gjatë konfliktit me armë zjarri.

 

Për këtë arsye policia e ka cilësuar atë vetëm si një dëshmitar në dijeni për ngjarjen. Ndërkohë që sipas policisë, i arrestuari Dabulla e ka kryer krimin në gjendje të dehur.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora