E premte, 26.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kolonel, Tahir Zemaj, mbetet emblemë e një strategu ushtarak

E marte, 04.01.2011, 08:57 PM


Nga ceremonia nderimit në përvjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt që u mbajt në Strellc të Deçanit
Nga ceremonia nderimit në përvjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt që u mbajt në Strellc të Deçanit
Adem Lushaj - Bota sot

 

Bashkëluftëtarë të Brigadave 131, 133 dhe 134 dhe qytetar të shumtë, në nderim të kolonel, Tahir Zemaj, kanë bërë nderime para varrit të tij, me rastin e shtatë vjetorin të vrasjes, së bashku më të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, që ishin vrarë në Pejë, nga persona, deri më tash të panjohur.

Sipas bashkëluftëtarëve të tij, Kolonel Tahiri, ishte intelektual dhe strateg i luftës, siç i ka hije një oficeri ushtarak, me të gjitha virtytet. Njëri ndër bashkëluftëtarët më të afërt të tij, Ismet Ibishi, ka thënë se, Tahir Zemaj, mbetet emblemë e një ushtaraku, me të gjitha virtytet që duhet të ketë një oficer shqiptar, aftësitë intelektuale dhe ushtarake.

“Tahiri ishte strateg, urtar dhe i përpiktë në vendimet e marra”, ka vlerësuar Ibishi, për të cilën, s’ka fjalë që të përshkruan ish-komandantin e tij, për respektimin e hierarkisë institucionale dhe zbatimin e vendimeve të marra nga këto institucione.

“Institucionet e drejtësisë, kanë dështuar në zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e kryesve të veprës kriminale, siç kanë dështuar, edhe në shumë raste të tjera”, ka nënvizuar, Ismet Ibishi.

Fadil Hadërxhonaj, po ashtu njëri nga bashkëluftëtarët e tij, duke fol për figurën e Tahir Zemaj, ka thënë se, Tahiri kishte, urtësinë dhe mençurinë, sinqeritetin, i afërm për koleget dhe shumë i dashur për ushtarët, këto që e bënin, njëri të madh.

“Ai kishte përgatitjen psiko-fizike, profesionale, të përmasave të një oficeri të çmuar, që kishte çdo herë para vetës, doktrinën ushtarake të NATO-s”, ka vlerësuar Hadërxhonaj, i cili ka treguar për afërsinë e tij me koleg, ushtar, por edhe vendosmërinë e një komandanti, në momentet e vendimmarrjes.

“Çdo herë konsultohej me koleg, por, në momentet e vendimmarrjes, ishte shumë i vendosur”, ka treguar Fadil Hadërxhonaj.

Tahir Zemaj, ishte person që mbolli farën e tolerancës dhe dashurisë mes njerëzve, jo të vëlla vrasjes, që dallon nga të tjerët që donin të mbjellin urrejtjen vëllazërore, ka treguar edhe Skënder Rexhahmetaj, që, sikurse, Ibishi, Hadërxhonaj, ishte njëri ndër bashkëluftëtarët e Kolonelit, Zemaj.

Ai ka kujtuar thënien e tij, “Unë nuk kam plumba për shqiptarë dhe civilë”, çka më këtë, ka treguar profesionalizmin e lartë dhe parandalimin e luftës vëllavrasëse, por, dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora