E premte, 26.04.2024, 01:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III)

E hene, 03.01.2011, 11:00 PM


Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994)

(III)

 

(Monografi)

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

                                                       

Kuvendi i Gërdeqit ( maj, 1945 )                

 

Gjatë kësaj periudhe kohore në të gjitha kuvendet që janë mbajtur prej Kuvendit të Dobërdolit e deri në Kongresin e e Lipovicës (1946), Aziz Zhilivoda ishte gjithmonë i pranishëm në të gjitha marrëveshtjet, ku fjala dhe mendimi i tij kishin një peshë dhe rëndësi të vaçantë.

 

Bashkëpunoi dhe luftoi kundër pushtetit komunist bashk  me Mehmet Gradicën, Jetullah Muharremin nga Rezalla, Kajtaz Kocën  nga Polaci, Bajram Bajraktarin nga Drenasi e të tjerë…  Gjatë kësaj periudhe kohore, në të gjitha kuvendet që janë mbajtur prej Kuvendit të Dobërdolit e deri në Kongresin e Lipovicës (1946), Aziz Zhilivoda ishte gjithmonë i pranishëm në të gjitha marrëveshtjet, ku fjala dhe mendimi i tij kishin një peshë dhe rëndësi të vaçantë… Në kuvendin që u mbajt në oborrin e shtëpisë së Bajram Miftarit, në afërsi të Gërdeqit (Dumnicë e Epermë) rrethi i Vushtrrisë, në maj të vitit 1945, muarren pjesë burrat më të njohur të Ballit Kombëtar si Ajet Gurguri, Mehmet Gradica, Adem Voca, Aziz Zhilivoda,  Ukshin Kovaqica, Osman e Shaban Bunjaku,  Bislim Bajgora, Sherif Tërstena, Fejzullah Saraçi e të tjerë. I biri i Bajram Miftarit, Sadik Musliu (1930 ) për përgatitjen dhe mbajtjen  e këtij kuvendi edhe pse ishte i ri , 15 vjeçar i kujtohet mirë kjo ngjarje e rëndësishme kombëtare. Për mbajtjen e këtij kuvendi babai i tij, Bajrami kishte pasur njohtime më herët. Por një ditë para se të mbahej ishte njohtua  në Prishtinë për ecurinë e këtij kuvendi, prandaj sipas konsultimeve dhe udhëzimeve kishte organizuar që ky kuvend të mbahet në livadhin , afër shtëpisë së tij në Dumnicë të Epermë, buzë malit të  Gërdeqit. Ai më parë kishte thirr gjashtë vëllezërit e tij dhe u kishte tregua  se neser do të mbahet një kuvend me rëndësi të vaçantë i Ballit Kombëtar në livadhin e tyre, afër shtëpisë, buzë Gerdeqit, prandaj duhet të janë të përgatitur dhe të kujdesshëm. Të nesermën para se të fillojë kuvendi mbi shtëpinë e tyre e vejnë dhe e ngrisin flamurin kombëtar. Avdiu,  vëllau i Bajramit ishte caktuar që ta ruaj flamurin derisa të mbahet kuvendi. Familja e Bajram Miftarit kishte lidhje të ngushtë me familjen e Aziz Zhilivodës, sepse mixha i Sadikut, Musliu e kishte gruan nga Zhilivoda (çikën e Limon Zhilivodës), prandaj Azizi gjithmonë kishte kontakte të shpeshta me familjen e Bajram Miftarit. Sadikut i kujtohet mirë kur Azizi dhe Mehmeti gjatë qendërimit nëpër male, në luftë kundër forcave partizane komuniste, këtheheshin në shtëpinë e tyre dhe strehoheshin, kohë pas kohe. Në kuvend ndër të parët kishin ardhur Azizi dhe Mehmeti-tregon Sadiku. Kuvendi kishte zgjatur disa ditë dhe në fund kishin zgjedhur kryesinë. Qazim Azemi, prof. nga Dumnica e Poshtme tregon se gjyshi i tij, Halit Quka kishte dhënë kontribut të dalluar në luftën kundër forcave partizane komuniste në këtë anë gjatë kësaj periudhe. Ai një kohë ishte kryetar i Komitetit të Ballit Kombëtar për rrethin e Samadrexhes (Lumkuqit), prandaj përveç bashkëpunimit që kishte pasur me krerët ballist, ai bashkëvepronte shpeshherë edhe me Aziz Zhilivodën për të cilin kishte thenë : “?shtë një stratek i madh i luftës kundër armikut dhe njohës i dëpërtimit dhe i pushtimit të bazave të armikut nëpër terenet më të vështira”….

 

Në Kuvendin e Gërdeqit, Aziz Zhilivoda zgjedhet komandant i forcave të armatosura

 

Megjithë kushtet për të marrë pjesë ishin të papërshtatshme dhe të vështira, në kuvend kishin marrë pjesë afër 300 pjesëmarës dhe kishin marrë disa vendime të rëndësishme. Aziz Zhilivoda zgjedhet komandant i forcave të armatosura.

 

Para së të mbahej kuvëndi, disa delegatë, ishin larg, prandaj për njohtimin e tyre ishin angazhue Sherif Igrishta dhe Bajram Miftari, të dy nga Dumnica e Epërme. Igrishta kishte shkua në Shalë dhe kishte njohtua Sherif Tërstenën, Bislim Bajgorën, Adem Vocën, Ukshin Kovaqicën dhe shumë të tjerë dhe se bashku me ta kishte ardhur në kuvend. Ndersa Bajram Miftari kishte shkua në malet e Qyqavicës dhe kishte njohtua Mehmet Gradicën, Aziz Zhilivodën, Fejzullah Saraçin e shumë të tjerë, për të marrë pjesë në këtë kuvend. Mëgjithë kushtet për të marrë pjesë ishin të papërshtatshme dhe të vështira, në kuvend kishin marrë pjesë afër 300 pjesëmarës dhe kishin marrë disa vëndime të rëndësishme. Kuvendin e kishte udhëhequr Ajet Gërguri. Rexhep Igrishta, gjithashtu e  kojton këtë ngjarje kur ishte 10 vjet, si bari kishte pa këto lëvizje dhe përgatitje të luftëtarëve të rezistencës kombetare  në malin Gërdeç, në afërsi të shtëpisë së tij për mbajtjen e një kuvendi me rëndësi. Ai në këtë kohë ishte bari, ruante delet në malin e Gërdeqit, shpeshëherë u dërgonte bukë luftëtarëve ballist, kur e kishte porositur babai, Sherifi. Rexhep Igrishta tregon se në shtëpinë e Bajram Miftarit ishte ngritur flamuri kombëtar dhe ruhej me kujdes të vaçantë. Avdi Miftari bënte roje gjatë mbajtjes së kuvendit, prandaj për këtë arsye, familja e Bajram Miftarit ka vuajtur shumë nga pushteti komunist. Gjatë aksionit për mbledhjen e armëve (1956), Avdiun e kishin maltretuar, e kishin rrahur më tepër se të tjerët, pse kishte bërë roje në këtë kuvend-tregon Rexhep Igrishta. Në këtë kuvend zgjedhet kryesia prej 33 antarëve. Kryetar zgjedhet Ajet Gurguri, ndërsa Aziz Zhilivoda zgjedhet komandant i forcave të armatosura. Për zgjedhjen e Azizit si komandant të forcave të armatosura e kishte konfirmua në një tubim burrash në Reznik, para disa viteve edhe Nebih Ujkani nga Rezniku i cili kishte marr pjesë si delegat në këtë kuvend të rendësishëm. Ai kishte folur gjerë e gjatë për këtë kuvend, për rrjedhat dhe organizimin e tij dhe e kishte ngritur lartë personalitetin e Aziz Zhilivodës. Këtu u zgjodhen edhe disa resore të tjera,  me disa personalitete të dalluara për të organizua dhe përcjellë rrjedhat e luftës në teren, për të mbledhur të holla dhe për të furnizua luftëtarët me ushqim dhe matërjal tjetër të nevojshëm. U zgjodh edhe gjyqi ushtarak prej pesë antarve i cili me kompetencat e marra do të denojë dhe do të pushkatojë bashkëpunëtorët e OZN-ës, menjëherë në teren. Kështu gjatë një operacioni të shkurtër ishin likuidua disa bashkëpunëtorë të OZN-ës dhe  tradhtarë të popullit.

 

Pushkatimi i Bajram Miftarit dhe nipave të tij

 

Bajramin e kishin maltretuar dhe munduar barbarisht, por ai nuk kishte zbuluar asnjërin nga pjesëmarsit në kuvend, prandaj e kishin pushkatuar në shtator të vitit 1945 në Sllakovc. Ndersa të Bajqinovcit (Podujevë) i kishin pushkatuar tre nipërit e tij,Feratin, Beqirin dhe Rizahin.

 

 Mirëpo pas mbajtjes se kuvendit fillojnë ndjekjet dhe operacionet kriminele të OZN-es. Menjëherë kishin burgosur antarët dhe vëllezërit e familjes  Miftari: Isufin,Musliun (dhëndërrin e Aziz Zhilivodës), Rexhepin dhe Rifatin. Pasi Musliu ishte dhëndërr i Azizit dhe Rexhepi mik i Sherif Tërstenës, më parë, i kishin lidhë dhe pastaj i kishin rrah e maltretuar barbarisht dhe i kishin burgosur 6 muaj ditë në burgun e Prishtinës. Bajram Miftari kishte dalë në mal me Aziz Zhilivodën, Sherif Tërstenën, Mehmet Gradicën e të tjerë dhe luftonte kundër pushtuesit komunist serb. Mirëpo duke parë se për shkak të tij familja është duke përjetuar vujtje, mundime dhe tmerre të mdha, një ditë kishte vendosur që të dorëzohet. Më parë disa krerë të njohur  shqiptarë që u shkonte fjala të pushteti komunist e kishin mashtrua se nese dorëzohet vullnetarisht do ta ket denimin më të lehtë dhe nuk do të pushkatohet. Pasi ishte dorëzuar në Komunën e Novoselles (Maxhunaj), ishte paraçitur në OZN-e, në Vushtrri. Ata njëherë i kishin thenë që të shkojë në shtepi, por në rrugë e kishin kapur, e kishin lidhur dhe  e kishin dorëzuar pranë Shtabit të Brigadë Malazeze në Sllakovc.Aty e kishin maltretuar dhe e kishin munduar barbarisht.Kishin kërkuar që t’i tregojë emrat e pjesëtarëve të  Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në Kuvendin e Gërdeqit, por Bajrami nuk kishte zbuluar asnjërin prej tyre.Prandaj duke parë se nuk mund të thyhet fizikisht Bajrami, me rrahje dhe mundime barbare, vendosin që ta pushkatojnë. Kështu  në shtator të vitit 1945 e pushkatojnë në Sllakovc dhe varroset në Ceceli. Në këtë kohë, në Sllokovc ishin pushkatuiar edhe shumë shqiptarë të tjerë. Gjatë kësaj kohe pushkatohen edhe nipat e Bajram Miftarit: Ferati, Beqiri dhe Rifati të Bajqinovcët (Podujevë). Kështu familja e Bajram Miftarit vazhdimisht ishte e ndjekur dhe e përcjellur nga  OZN-a -tregon i biri i tij Sadiku dhe shton se edhe ai si djal i Bajramit ishte keqtrajtuar dhe ishte burgosur disa herë. Në vitin 1949, Sadikun e kishin kapur në Prishtinë organet e sigurimit komunist dhe gjatë kontrollimit i kishin gjetur një revole. Menjëherë e kishin lidhur, e kishin rrahur mizorisht dhe e kishin burgosur, duke i thenë se me këtë revole ke dashur të vrasë ndonjërin nga udhëheqësit komunist, si hakmarrje për baban e pushkatuar. Sadiku kishte mbajtur 6 muaj burg… Aziz Zhilivoda gjithmonë respektonte këto familje, luftëtarët dhe prijsit e Ballit Kombëtar, prandaj në shumë tubime, kuvende dhe në biseda të tjera thoshte: “ Ata që kujdesen dhe strehojnë luftëtarët e radhëve tona, janë më trima dhe më patriotë se sa disa që mbajnë armën, për të shtuar në këtë rast: ” Nese dikush e nxjerrë Kosovën prej robërisë, të vetmit shqiptarë të ndergjegjshëm të kohës ishin  Xhafer Deva, Gjon Serreqi, Marije Shllaku, Ymer Berisha e të tjerë…”

 

Djali i Azizit, Faiku dhe Hysen Dobra ushtar i UÇK-së me mashinkën e Aziz Zhilivodës
Djali i Azizit, Faiku dhe Hysen Dobra ushtar i UÇK-së me mashinkën e Aziz Zhilivodës
Përpjekja për kalimin e kufirit për Greqi dhe prita e organizuar nga   forcat ushtarake komuniste

 

Azizi me grupin e tij të luftetarëve ballist kishte mbetur një kohë të gjatë i rrethuar ( pesë, gjashtë ditë ), i lodhur, i raskapitur dhe i uritur. Më në fund, duke parë se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar, kishte vendos që ta provojë taktikën që shpeshëherë e kishte përdorur. U kishte bërtitur ushtarëve partizanë komunistë që e kishin rrethuar: Hej, ju që me keni rrethuar, largohuni nga rrethimi se përndryshe, më pare, do t’u vrasë, pastaj të shohim çka do të ndodhë…

 

Në Kuvendin e Dobërdolit dhe në Kongresin e Lipovicës, Aziz Zhilivoda kishte ndërhyrë disa herë gjatë fjalës se tij dhe kishte kërkua që lufta për çlirimin e Kosovës të vazhdojë deri në fund, pa luhatje, përkundër kushteve të vështira që paraçiten. Nga ky kongres (25. V.1946) të cilin e kishte hapur Ajet Gërguri, ishin marr shumë vendime. Ajeti  kishte shpiegua se kishin vëndosur të gjithë ballistët nga Kosova të kalojnë në Greqi. Kjo do të bëhet gjatë disa ditëve, kur edhe do të nisemi- kishte thenë. Ndersa Gjon Serreçi në fjalën e tij ishte shprehur: “Vëllëzer shqiptarë, ne kemi dalë në male që të luftojmë për atdheun tonë, që të çlirojmë vëndin tonë nga okupatorri. Ne do ta çlirojmë vendin në kufijtë që ishin deri me 1912. Ne luftojmë për Shqipërinë etnike, për çlirimin e popullit tonë që ta shpëtojmë nga robëria dhe shfarosja”…Prandaj njëra ndër vendimet e marra ishte edhe kalimi i kufirit për Greqi. Osman Bunjaku me disa shokë nuk ishte pajtua. Ai kishte thenë se më mire është që të luftojmë në vendin tonë, në Kosovë se sa të dalim në Greqi. Ai gjatë kundërshtimit kishte qenë mjaft i ashpër…Aziz Zhilivoda me një grup shokësh kishte mësye për ta kalua  kufirin për Greqi. Në grupin tjetër kishte qenë Fejzullah Saraçi, me të birin  Emin Saraçin e disa të tjerë nga Artakolli. Mirëpo si duket dikush i kishte tradhtuar dhe kështu kishin ra në priten e organizuar të forcave ushtarake komuniste.Në këtë pritë dhe rrethim  të befasishme ishin vrarë disa pjesëtarë, luftëtarë të Ballit Kombëtar. Ndër të vrarët ishte edhe Emin Saraçi nga Bivolaku i cili në këtë luftë kishte qenë vezhgues i terenit dhe pasi kishte ra në pritë kishte luftuar dhe  rezistuar trimërisht me mitrolezin e tij, deri në momentin e fundit, kur edhe kishte ra në altarin e lirisë. Në këtë sulm të armikut ishin vrarë edhe Isuf Muharremi nga Petrova dhe Beqë Zeqiri nga Gjurakoci. Fejzullah Saraçi ishte përpjekur për ta shpetuar djalin, Eminin derisa ishte ende gjallë, por Emini pas një kohe të shkurtur kishte vdekur në prehrin e babait, Fejzullahut (8 gusht 1946). Ai pas një lufte të ashpër dhe të përgjakshme memzi kishte arritur që të shpëtojë dhe të këthehet përseri në Kosovë. Ndërsa trupi i pajetë i Eminit kishte mbetur dhe nuk dihet vendi ku është varrosur më vonë.  Këtë e kishte konfirmua vet Fejzukllahi në biseda që kishte pasur në familje , kur kishte dalur nga burgu. Fejzullahi i lodhur nga përjetimet e luftës, të vuajtjes së burgut famëkeq komunist dhe i molisur nga pleqëria, vdes në fshatin e tij në Bivolak me 1962…

 

Aziz Zhilivoda shpërthen rrethimin në saj të gjeturisë dhe taktikës

 

Kur Aziz Zhilivoda, në vitin 1949 kishte dalë në Shqipëri, mashinkën i kishte lënë Ramadan Dobres. Ndersa më vonë Ramadani këtë mashinkë i kishte lënë djalit të vëllaut, Hysenit i cili si luftëtar i UÇK-së e kishte përdorur kundër forcave serbo çetnike. Mashinka e Azizit tani ruhet në Muzeun e Kosovës.

 

 Xhemail Breznica tregon se Aziz Zhilivoda me grupin tjetër të luftëtarëve ballist kishte mbetur një kohë të gjatë i rrethuar, pesë, gjashtë ditë: i lodhur, i raskapitur dhe i uritur.Më në fund duke parë se nuk ka rrugëdalje për të shpetua, kishte vendos që të provojë në mënyrën që ai shpeshherë e kishte përdorur: U kishte bërtitur ushtarëve partizanë që e kishin rrethuar: “Hej, ju që na keni rrethua!  Largohuni nga rrethimi se për ndryshe më parë do tu vras e pastaj të shohim çka do të ndodhë”!… Ushtarët komunist ishin frigua dhe e kishin lëshua pozicionin dhe kështu Azizi kishte dalë nga rrethimi. Kthehet përseri në malet e Qyqavicës deri në momentet e fundit, pranë fshatit dhe njerëzve të vetë që e mbanin dhe e ushqenin në një msheftësi të madhe… Në një intervistë të botuar në “Zëri” Aziz Zhilivoda pati porositur: “Mos hyni në luftë nese nuk mund ta fitoni, mjaft kemi humbur. Por nese filloni luftën edhe pse në moshë të shtyrë do të me shihni më mashinkë në krah në malet e Qyqavicës”… Mashinka e tij bëri punë gjatë luftës çlirimtare (1998 – 1999 ) sepse me mashinkën e tij luftoi kundër armikut ushtari i UÇK-së Hysen Dobra, nipi i Ramadan Dobrës nga Vërbovci. Ramadani ishte miqësisht i lidhur me familjen e Aziz Zhilivodës. Ai gjatë tërë kohës së luftës ishte në kontakt të përhershëm me Aziz Zhilivodën dhe jo vetëm që e kishte strehuar, por edhe krah për krah kishte luftuar kundër armikut. Kur Azizi në vitin 1949 kishte dalë në Shqipëri, mashinkën i kishte lënë , Ramadan Dobrës. Ndersa më vonë Ramadani këtë mashinkë i kishte lënë djalit të vëllaut, Hysenit i cili si luftëtar i UÇK-së e kishte përdorur kundër forcave serbo çetnike. Mashinka e Azizit tash ruhet me krenari në Muzeun e Kosovës…

 

Përtrirja e emrit të Aziz Zhilivodës

 

Faiku ishte lutur që ta ket një djal dhe ta përtrijë emrin e babas për së gjalli. Një mengjesi të hershëm në shtëpi i kishin “marr myzhde” se i ka lindur një djal si molla e kuqe. Menjëherë i kishte dhënë emrin Aziz dhe kishte shkrepur disa breshëri plumbash në drejtim të Qyqavicës…

 

Faiku djali i dytë i Azizit gjithmonë e kishte mendjen të babai. Gjithmonë kishte ëndërrua që ta shoh një ditë, por kushtet nën sundimin komunist, në këto kohëra ishin të vështira për të mëndua një gjë të tillë, sepse gjithmonë ishte i përcjellur nga pushteti dhe sigurimi shtetror serbë.. Emrin e babas e mbante me krenari në zemer dhe sa herë flitej për jetën dhe vepren e tij në shpirtin dhe në zemren e Faikut zente hapsirë të gjerë malli dhe dhembja që nuk e kishte pranë.Ai përkundër të gjitha  kishte mendua që emri i babait të  përtrihet një ditë në familjen e tij. Gjatë vitit 1979, gruaja e tij ishte shtatzënë. Faiku ishte lutur që të lind djalë dhe ta përtrijë emrin e babas për se gjalli. Një mengjesi të hershem në shtepi i kishin “marr myzhde” se e ka një djalë të shëndosh si molla e kuqe. Menjëherë  i kishte dhënë emrin Aziz dhe kishte shkrepur disa breshri plumbash në drejtim të Qyqavicës. Ishte një gëzim i papërshkruar në këto momente. I kishte lindur Azizi i vogël. I ngjante gjyshit të tij. Vaji i tij tingëllues, Faikut i dukej se është zëri i babait të tij kur ishte i vogël. Tash Azizi i dytë i ka mbushur të 26 vjet dhe me dashuri dhe krenari mban emrin e gjyshit të tij. Ka krye shkollën e mesme në Vushtrri. ?shtë i martuar dhe ka një djal. Bedri Shyti kur ishte profesor i tij, në shkollën e mesme në Vushtrri e kishte verejtur këtë djalosh të urtë dhe të sinqertë. E kishte pyetur shpeshëherë në shaka se a i ka  ngjarë gjyshit dhe kështu Bedriu kishte filluar të flasë për personalitetin e Aziz Zhilivodës si luftetarë dhe patriot i madh. Nxënësit me vëmendje dhe kujdes e kishin përcjell fjalën e profesorit Bedri dhe kishin drejtuar shikimin nga Azizi i dytë i cili në ato çaste ndihej i lumtur dhe krenar që kishte pasur një gjysh, siq ishte Aziz Zhilivoda…

 

Aksionet e sukseshme të Aziz Zhilivodës të  “Zabeli i Shahës” dhe të “Ura e Gllavotinit”

 

Të “Ura e Gllavotinit” ishin takua me Brigadën Partizane të Vranjës. Si kalojnë urën partizanët, pasi ishte natë e errtë dhe nuk dukej kurgjë për rreth, Azizi padiktueshëm hyn në kolonë dhe rreshtohet. Pastaj me shpejtësi të rrufeshme ,hudh bombën në kolonë dhe me mashinkën e tij shkrep rafalët e plumbave  në partizanët e rreshtuar që kishin mësyer në drejtim të Drenicës.

 

Sadik Musliu (Miftari) i biri i Bajram Miftarit të pushkatuar
Sadik Musliu (Miftari) i biri i Bajram Miftarit të pushkatuar
Azizi kishte pohuar se gjatë kontaktëve me njerëz, me qytetarët e fshatit të tij ishte ndihmuar dhe ishte ruajtur në fsheftësi vendstrehimi në malin Qyqavicë, sepse përveç njerëzve të besuar të tij, për qenderimin e tij në Qyqavicë kanë ditur edhe gratë e fisit dhe fëmijtë, por nuk e kanë zbulua kurrë. Në dhjetor të vitit 1944 Brigada partizane komuniste serbe dhe Brigada partizane komuniste e Shqipërisë, operonin dhe gjurmonin në këtë hapsirë për t’i zënë kundershtarët e pushtetit komunist, në veçanti Aziz Zhilivodën që ishte në këtë teren, në Qyqavicë dhe luftonte kunder forcave komuniste. Në këtë kohë (1944) forcat partizane komuniste serbe kishin caktuar si zakonisht vëshguesit që prej Bivolakut ku ishte shtabi komunist partizan të vezhgojnë terenin deri në Zhilivodë. Azizi me të kuptuar se po qarkullojnë këta vëzhgues komonistë partizanë, vendos një ditë që të zhdirgjet nga Qyqavica, posht në “Zabelin e Shahës” dhe t’i pres kur të vëzhgojnë në këtë hapsirë. Vezhguesit partizanë si zakonisht një ditë kur kishin ardhë të “Livadhet e Saraçit”, Azizi i kishte pritur dhe i kishte vrarë… Të nesermen kishin ardhur grupi partizan i përgatitur dhe kishte  kuptuar se ata ishin vrarë… Në këto momente kishin hyrë në mullirin e Hilmi Limanit nga Zhilivoda që ishte afër vendit ku ishin vrarë vezhguesit partizanë. E marrin Hilmiun që ishte i përbaltur nga puna  në mulli, e lidhin dhe e dergojnë në shtab, në Bivolak e rrahin, e maltretojnë disa ditë me radhë, mirëpo  më vonë e vertetojnë se ai nuk  ishte autori i vrasjes, por Aziz Zhilivoda. Megjithate nuk e lëshojnë, por e marrin me veti në brigaden e tyre, në sherbimin partizanë deri në mbarim të luftë. Pas këtij aksioni ishte bashkua me vëllaun, Azemin dhe me kusheririn, Ramadanin dhe kishin shkuar në drejtim të Urës së Gllavotinit ku mendonin të shkojnë në Breznicë të motra e  tij, Hafizja. Mirëpo të “Ura e Gllavotinit” ishin takua pa pritmas me Brigadën Partizane të Vranjës që shkonte në drejtim të Qyqavicës, për në Drenicë. Azizi menjëherë kishte zënë pusinë afër urës, me Ramadanin dhe Azemin. Si dalin partizanët kendej urës, pasi ishte natë e errët dhe nuk dukej kurgju për rreth, Azizi, padiktueshëm, hynë në kolonë dhe rreshtohet. Pastaj hudhë me shpejtësi të rrufeshëm, bomben në kolonë  dhe me mashinkë e tij shkrep rafalet e plumbave në kolonë. Në anën e kundërt në pusi ,gjuajnë menjëherë vëllëzerit Azemi dhe Ramadani. Në këto momente vriten shumë partizanë komunistë… Sipas shpiegimit që kishte marrë Xhemaili nga daja i tij Azizi, shumë prej tyre nga frika dhe hutija ishin mbytur në Sitnicë që kishte dalë atë natë nga shtrati prej borës së shkrirë. Shapkat u shkonin përmbi ujë dhe britmat e tyre degjoheshin larg. Pas këtij aksioni nëpër breshëri të plumbave këthehen përseri në drejtim të Qyqavicës…   Aziz Zhilivoda shpeshëherë këthehej në mullirin mbi Sitnicë ( Pantinë ). Aty gjente pushim dhe ushqim nga mullisi të cilit i ka harrua emrin Xhemaili. Një ditë i kishte ardhur lajmi se partizanët komunist e kishin hetua se po këthehet në mulli për t’u strehuar Aziz Zhilivoda, prandaj kishin mësyer që ta zënë. Mirëpo Azizi pasi ishte njohtua kishte dal me mjeshtri, pa e rrezikua mullisin i cili në këto momente ishte frigua shumë. Azizi i kishte dy armë me veti. Njëren e len në mulli me gjithë rrobët dhe ik duke kaluar Sitnicën. Partizanët kishin rrethuar mulliun dhe kishin hyrë brenda.  Menjëherë e kishin kapur mullisin për të treguar se ku është Azizi. Më pare e kishin munduar dhe e kishin maltretuar, por mullisi siq ishte marr vesh me Azizin u kishte shpieguar se Azizi është mbytur në lum dhe si deshmi u tregon rrobet dhe armen e lënë në mulli… Pas këtij sqarimi partizanët komunist kishin marr armen dhe rrobet e Azizit si deshmi se më të vërtet është mbytur në lumin e Sitnicës që aso kohe ishte rrit nga vërshimet e dimërit dhe kishin filluar që ta kërkojnë trupin e mbytur në Sitnicë, por nuk e kishin gjetur kurkund…

 

Në burg, në Shtëpin e Isak llapashticës dhe të Popit

 

Gjatë vitit 1946 i kishin burgosur të gjithë antarët e familjes së Aziz Zhilivodës, në odën e Hajrë Isufit (Zhilivodë), ku kishin qënderua disa muaj, të lodhur, të uritur, tës raskapitur dhe të maltretuar. OZN-a kontrollonte çdo lëvizje dhe vështirë ishte që të mos hetohet ndonjë përpjekje për të ndihmuar. OZN-a mendonte se duke ushtruar këtë terror, në këtë formë, do të zbulohet Aziz Zhilivoda.

 

Shtepia famëkeqe e Popit në Vushtrri
Shtepia famëkeqe e Popit në Vushtrri
Tani forcat ushtarake komuniste kishin fillua të ushtrojnë një terror të paparë ndaj familjes, të afërmeve, miqëve dhe fshatarëve të Zhilivodës që dyshonin se dijnë për vendstrehimin e Aziz Zhilivodës dhe ballistëve të tjerë… Kështu gjatë vitit 1946  i kishin burgosur të gjithë antarët e familjes së Azizit në odën e Hajrë Isufit (Zhilivodë), ku kishin qendërua disa muaj të lodhur, të raskapitur dhe të maltretuar. Siq tregon Faiku djali i Azizit gjatë kësaj kohe më tëper kishin durua uni, sepse OZN-a kontrollonte çdo lëvizje dhe vështirë ishte të mos diktohet ndonjë përpjekje e ndonjerit për të ndihmua. OZN-a mendonte se duke ushtrua këtë terror, në këtë formë do të zbulojnë Azizin, prandaj një mbrëmjë kur kishte shkua shefi i OZN-es njëfarë “Tushi” i kishte gjetur duke ngrërë bukë, disa copa që tinzisht e zoja e shtepisë, gruaja e Isuf Hajrës, Mehremja u kishte sjellur, kishte bërtitur dhe kishte marrë masa.… Ndersa në shtator të vititi 1947 i burgosin përseri në burgun e Vushtrrisë, në shtepinë e Isak Llapashticës dhe në podrumin e shtepisë së Popit, ku OZN-a e kishte vendqendërimin dhe merrtë në pytje shqiptarët dhe ushtronte terror të paparë ndaj shqiptarëve. Në shtëpinë e Isak llapashticës ishte burgosur tërë familja e Azizit: Nëna Shehidja, baba Mustafa, gruaja Hida  vajzat, Nuria, Habibja dhe djemet: Ragipin, Faikun dhe shaipin (Faiku tregon se në atë kohë kishte vetëm 6 vjet), dy vëllëzërit, Hajrizi dhe Azemi, gruaja e Hajrizit e cila ishte shtatzënë. Ajo  pasi kishte dalur nga burgu kishte shkua të vëllëzërit në Breznicë dhe aty kishte lindur djalin Ahmetin- Ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në egzil . Bashk me familjen e Azizit ishte burgosur edhe familja e Sherif Tërstenes: nëna ,Hata, gruaja , Hyla, vëllau , Zahiti. Gjatë qendërimit në këtë burg famkeq, këto dy familje kishin përjetua tmerre të papara. Kur një ditë e kishin marr nënën e Sherifit, Hatën në hetime për Sherif Tërstenën, duke kaluar urën mbi Sitnicë, në hyrje të Mitrovicës, nëna e Sherifit kishte këcye prej ure në Sitnicë, por nuk ishte mbytur, kishte shpëtua në saj të intërvenimit të shpejt të OZN-s… Në podrumin e kësaj shtepije famëkeqe ishin vrarë shumë shqiptarë të pafajshëm. Xhemail Breznica tregon se bashkëfshatari i tij nga Breznica, Sejdi Gllobari (një bashkëluftar i Osman Bunjakut) i kishte tregua, kur OZN-a e kishte marrë në pytje, në këtë shtepi famëkeqe kishte parë në podrumin e burgut dy sanakë të grave me plotë plisa të shqiptarëve të mbytur me stupca dhe gjakun e tyre që kishte mbetur nëpër mure… Më vonë gjatë punimeve në ambulancën e vjetër dhe të kazermes ushtarake në Vushtrri, janë gjetur shumë eshtra të trupave të pajetë të shqiptarëve të cilet OZN-a i kishte vrarë dhe i kishte mbulua me dhe. Fatkeqësisht ky objekt famëkeq, (Shtëpia e Popit në afërsi të Kalasë) është edhe sot, nuk është rrenua…



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku! Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II) Skënder R. Hoxha: Dyzet e pesë vjet me poezinë, me urtinë popullore dhe me epikën tradicionale Valon Kurtishi: Humbje e madhe për diplomacinë amerikane dhe botërore Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar Agim Vinca: Vdekja e dytë e Din Mehmetit Murat Gecaj: Ferid Imami - një arsimtar kosovar, me ideale demokratike Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora