Kulturë
Libra të rinj nga shkrimtari Kasam Shaqirvela
E hene, 29.11.2010, 08:54 PM
Nj O F T I M…!
Për botimin e librave të shkrimtarit Kasam ShAQIRVELA
nga ShB “ V E L A ”
BUQETA POETIKE 2
me moton
“PESË LIBRA E NDJEKIN AUTORIN”
- Edhe një herë shpërtheu vullkani letrar, me Buqetën poetike, të dytën me radhë, aty, në rrënzën e Sharrit Plak, pikërisht në Tetovën e kuqe, e cila, “lind luanë dhe rrit lulkuqe”.
- Tanimë dihet, që nga viti i kaluar, emri i vullkanit që shpërtheu edhe sivjet, për së dyti herë, duke nxjerrë në dritë lavën poetike të cilën poeti e mbante, që prej disa vitesh, brenda zemrës dhe shpirtit të tij poetik e të përflakur. Këtë e bën pikërisht në vigjiljen e festave të nëntorit, me moton autoriale, tashmë të njohur, “ pesë libra e ndjekin autorin ”. Ai pra, është poeti tetovar Kasam ShAQIRVELA, alias Vullkan Tetova, pseudonim të cilin shkrimtari e përdori në disa nga shkrimet e tij.
Buqetën poetike 2 e përbëjnë titujt në vijim:
7. AShT QË MBIN poezi
8. KthIM TEK RrËNjËT poema të shkurtra
9. KËNGË TË VONUARA poezi
10. DIALOG NDJENjASh E ËNDRrASh poezi, antologji
11. DIJALOG NA ?USTVA I SONIŠTA poezii, antologija( maq )