Editorial
Ekskluzive - Albert Vataj: Në vend të një kartoline për Vitin e Ri
E merkure, 26.12.2007, 01:03 PM
Në vend të një kartoline për Vitin e Ri
Nga Albert Vataj - Ekskluzive per Zemra Shqiptare
Esse
Albert Vataj |
Përkundrull, një batërdi e inxhinierisë motorike që të grushton me absurdin më fort se grushti i Migjenit “mbi malin që s’bzan”, parakalon gjithë tërsëllimë e neveri. Në kënd, ballas një kulle që nuk e di pse vazhdon të quhet “Kulla e Sahatit” që si përkrenare mban një orë që mund të tregojë vetëm orën e politikës dhe shtetit, kurrnji orë tjetër, qëndron e stampuar si në një tablo kubiste gjëneza e shformuar biologjike dhe gafa gjenetike e një lypësi.
Tej, anë e kënd atmosfera e festave të fundvitit zë e kumton gëzueshëm përmes një ornamenti dritash vezëllitëse e trajta ngjyrash që zhbëhen, ndërsa përfshihen në kryqkalim nga trumba kalimtarësh që nxitojnë për s’di se ku. Përmes shikimesh zhbiruese që të ngërthejnë dhe pllakave të çjera të trotuarit, bartesh për t’u yshtyr më tej. Nga trotuari në tjetrin duhet të qasesh t’ia dalësh me mendje në kokë, se veç mbi kofkën e një makine, apo mbi flakadanin e të sharave, mund të përfundosh në Spitalin Ushtarak. Ia del, edhe kësaj here paq. Edhe kjo është një sfidë në metropolin shqiptar. Papritmas një turrë me letra shumëngjyrshe të ngrihet si barrierë. Tenton ta shmangësh, por diçka nga thellë teje të josh, si magjia e një bukurie që farfërinë në grinë e frikshme të Tiranës. “Babai vret të bijën”, “I moshuari lë shtatzënë të mituren”, “Vriten katër persona për një pëllëmbë tokë”, “Hakmarrja vret nënë e bir”, “Pakujdesia përgjak autostradën”, “Vetvritet adoleshentja”, “Krimi në familje merr edhe tri jetë”. Janë këto disa nga titujt e stampoar në faqet e para të gazetave, e si për ironi të fatit vendin e fotongjarjeve tagjike e zënë portretet tragjikomike të politikanëve dhe buzëqeshjet e tyrë të stampoar si nekrologji mbi pllakën e mermert të një varri masiv. Përmes tingëllimës së qindarkave bën tënden një nga fotokopjet e këtyre gazetave, ndryshe këtyre zanafillave të krimit ekologjik, që mbi supët e kërrusura mbajnë misionin e informimit publik. Zhagitesh më tëj në të sotmen e kryeqytetit e duke gjarpëruar përmes zhgarravinave të formësimit të lëvizjeve, për të sosur tej në një rrekje për të qenë i dobishëm, tash në paisjen me një certifikatë personale për... Përmes kryqëzimit të zërave që këto ditë fundviti duket sikur fashiten në spotelet e gjëndjes civile, pikasim një zë gjysëm të mekur që përkundër një certifikate vdekjeje kërkon një vizë të kuqe që hiqet mbi regjistrin themeltar. Kaq mjafton për ta përjashtuar nga kjo botë një emër, një jetë, qindra ëndrra e vuajtje pafund, qasje dhe rrapëllima nëpër shtigjet e rëndjes.
Largohesh duke përjashtuar të drejtën për të figuruar më në shtetësinë e Shqipërisë, në pretendimet numerike të babëzisë politike, në tançka ai ishte. Ikën duke tërhequr zvarrë hijen dhe pezmin. Sakaq përmes thirrjeve që gërshetohen e shkresurinave të drobitura të regjistrave themeltar të shtetasve, dallohet një zë që zë te kacarritet mbi të tjerët. “Certifikatë lindjeje”, disa frymëmarrje pauze dhe një “Të ketë jetën e gjatë”. E ndërsa minutat shfletohen në sintoni me ritmin e fëshfërimave të shkresurinash e letrash mbartesh me barrën e rëndë të këtij përjetimi dhe duke i kthyer kurrizin kësaj tabloje bardh e zi hidhesh rishtaz në rrugë, përfshihesh në llavën përvëluese të vërshimit. Kubeja bruzt e qiellit të ndjek nga pas, duke u lajkatuar me ornamentin shumëformësh të hijes, ndërsa rend. Data mbi monitor është ende ajo që ke lënë. Nesër një ditë më pak do të qëndrojë e varur mbi blunë që shakadahet përsipër ecejakeve të kalimtarëve, sytë e të cilëve do ta shohim me ngulm, ndërsa ajo zbret sekondat e ndarjes me vitin 2007.
Kanë mbetur edhe pak ditë nga viti 2007, dhe viti i ri ndër ne do të vijë me kurrëçka të re, veç një rendi plus numerik dhe një rinisjeje të shfletimit kalendarik. Tu shkruaj të gjithëve munda vetëm kësisoj. Se mos harroj. Gëzuar Vitin e Ri 2008
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Çka po ndodhë me Shqipninë!?
Mërgim Korça: Dyfytyrësía e Bedri Spahiut sipas kundërthënjeve të tija
Albert Vataj: Mbetin “jetim” fëmijët e mëdhenj të filmit shqip
Ndue Ukaj: Kosova dhe Perëndimi
Agim Gashi: Rapsodi - Nobelistës së parë shqiptare
Kadare: Problemi i Kosovës, një problem i madh i lirisë...
Këze (Kozeta) Zylo: Ambasadori i Shqipërise në Washington, shkëlqesia e tij z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit
Baki Ymeri: Shqiptarët, Altruizmi dhe Atdhedashuria
Agim Gashi: Këngë për Shukrije Obertincen
Mërgim Korça: Liri Belishova dhe Ramiz Alia, dje dhe sot
Mërgim Korça: Qëndrime tejet nacionaliste në distancë 50 vitesh
Keze (Kozeta) Zylo: Presidenti Amerikan George W. Bush përshëndet Ambasadorin e Shqipërisë...
Kastriot Frashëri: Kanadaja, shansi që s’duhet ta humbasim
Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
Mërgim Korça: Figura madhore e Hirësisë Tij, Peshkop Iriné Banushit
Ekskluzive - Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
Mërgim Korça: Rreth Patër Anton Harapit
Shqiptarët etnikë banojnë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre
Ekskluzive: Jeton Kelmendi - Nëntori i Thaçit dhe vera e thate e LDK-së
Idriz Zeqiraj: Reagim, përgjithësimi si hapësirë manipulimi