Editorial
Këze (Kozeta) Zylo: Ambasadori i Shqipërise në Washington, shkëlqesia e tij z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit
E enjte, 20.12.2007, 11:07 PM
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Ambasadori i Shqipërise në Washington, shkëlqesia e tij z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, ku u miratua unanimisht stadi i dytë i programit të pragut për Shqipërinë
Mbi takimin në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit [MCC] për Stadin e Dytë të Programit të Pragut për Shqipërinë.
![]() |
z. Sallabanda |
Takimi kishte për qëllim diskutimin mbi vendimin e Bordit Drejtues të MCC për miratimin e Shqipërisë në Stadin e Dytë të Programit të Pragut, për përzgjedhjen e indikatorëve me të cilët do të vlerësohet Shqipëria gjatë stadit të dytë si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional me palën shqiptare.
Znj Kladakis fillimisht shprehu konsiderata të larta për progresin e shpejtë që ka bërë Shqipëria në drejtim të objektivave të shprehur nga indikatorët e stadit të parë.
Megjithëse keni akoma për të bërë, tha ajo, në drejtim të përmirësimit të indikatorëve, si psh kontrolli i korrupsionit apo respektimi i shtetit ligjor, progresi është shumë i dukshëm dhe meriton inkurajimin dhe mbështetjen tonë. Shqipëria, tha ajo, është shembull pozitiv në mes të gjitha vendeve të tjera që zhvillojnë Programin e Pragut, MCC. Parametrat e indikatorëve në përgjithësi reflektojnë një progres të dukshëm dhe ne urojmë që Shqipëria të vazhdojë me këtë ritëm. Për këto rezultate, siç dhe ashtu pritej, tha ajo, Bordi Drejtues i MCC-s miratoi dje unanimisht Stadin e Dytë të Programit të Pragut për Shqipërinë.
Duke e falënderuar për këto konsiderime shumë të rëndësishme dhe inkurajuese, Ambasadori kërkoi nga znj. Kladakis të jepte disa sqarime lidhur me kriteret e përzgjedhjes së indikatorëve dhe parametrave të tyre për stadin e dytë të Programit të Pragut, për kohëzgjatjen e tij, për fondin maksimal të mundshëm që do të mbeshtes këtë stad të Programit, për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe informimin periodik mbi ecurinë e indikatorëve.
Per sa me siper Znj Kladakis informoi se përgjigjet për secilën nga pyetjet do dalin nga bashkëpunimi me palën shqiptare. Ne tha ajo, për të qenë sa më të frutshëm në këtë bashkëpunim, jemi duke bërë analizëen e indikatorëve aktualë, jemi duke studjuar problematikën dhe kryerjen e secilit prej parametrave të indikatorëve, shkaqet e dështimeve, fushat që kanë patur më shumë impakt pozitiv, etj. Kjo analizëdo të qartësoj shumë në drejtim të nevojës së vazhdimësisë së indikatorëve prezent dhe përzgjedhjes së të tjerëve. Psh. tha ajo, nga studimi i indikatoreve vihet re se indikatorët e kontrollit të korupsionit, forcimit te shtetit ligjor, politikave fiskale janë ende të nevojshëm .
Znj Kladakis tha se analiza e studimit të indikatorëve për Shqipërinë pritet të perfundojë nga fundi i muajit Janar 08 dhe se pas përfundimit të këtij studimi, është menduar që drejtorja për Programet e Pragut MCC, Znj Maria Longi, të vijë në Shqipëri për një diskutim me ekspertët e palës shqiptare. Qëllimi i këtij takimi është që të bëhet një analizëe e gjerë mbi indikatorët e programit në vazhdim, si dhe të përcaktohet programi i Stadit të Dytë dhe gjithë detajet e tij. Kjo vizitë pritet të realizohet nga muaji Shkurt 08.
Lidhur me fondin që mund të përfitojë Shqipëria znj. Kladakis tha se ai varet shumë nga vullneti i palës shqiptare dhe tipi i programeve që do të propozohen. Në gjykimin e saj optimist dhe dashamirës, Znj. Kladakis u shpreh se në këtë stad të Programit të Pragut MCC Shqipëria mund të mbështetet me rreth 30 milion USD.
Ambasadori z.Sallabanda në diskutimin e tij vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka Programi i MCC-s për Shqipërinë dhe aspiratën e saj për marrjen e ftesës në NATO në samitin e ardhshëm në Bukuresht. Ai vuri në dukje se vendimi unanim i Bordit Drejtues te MCC-s për të miratuar stadin e dytë të Programit të Pragut është një dëshmi e një rëndësie të vecantë për Shqipërine në prag të anëtarësimit në NATO, një besim dhe mbështetje e MCC-s për arritjen e këtij objektivi. Përfaqësuesit e MCC-s ndan të njejtin mendim për këtë konsiderim dhe uruan Shqipërinë për rezultate të tjera.
Në fund të takimit znj. Kladakis dhe ambasadori z.Sallabanda shprehën vullnetin dhe besimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional ndërmjet MCC-s dhe Shqipërisë, në interes të efektivitetit të këtij Programi të jashtëzakonshëm për nga rëndësia.
Washington, 2007
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Shqiptarët, Altruizmi dhe Atdhedashuria
Agim Gashi: Këngë për Shukrije Obertincen
Mërgim Korça: Liri Belishova dhe Ramiz Alia, dje dhe sot
Mërgim Korça: Qëndrime tejet nacionaliste në distancë 50 vitesh
Keze (Kozeta) Zylo: Presidenti Amerikan George W. Bush përshëndet Ambasadorin e Shqipërisë...
Kastriot Frashëri: Kanadaja, shansi që s’duhet ta humbasim
Mërgim Korça: Figura madhore e Hirësisë Tij, Peshkop Iriné Banushit
Mërgim Korça: Rreth Patër Anton Harapit
Shqiptarët etnikë banojnë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre
Ekskluzive: Jeton Kelmendi - Nëntori i Thaçit dhe vera e thate e LDK-së
Idriz Zeqiraj: Reagim, përgjithësimi si hapësirë manipulimi
Pierre-Pandeli Simsia: Misioni Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dha një...
Pierre-Pandeli Simsia: Flamuri Shqiptar valëvitet krenar përkrah Flamurit Amerikan në qendër të Nju Jorkut
Fjalimi i Veton Surroit nga bisedimet per status ne Baden
Fatmir Sejdiu: Kosova duhet të jetë e pavarur
Mërgim Korça: Një libër që duhet lexuar nga çdo shqiptar
Xhafer Leci: Qëndresa e Jasharajve, histori më vete...
Mërgim Korça: 95 vjetori i krijimit të Shtetit Shqiptar
Pierre-Pandeli Simsia: Intervistë me Drejtorin e Festivalit Folklorik të Diasporës në Sh.B.A. zotin Mark Shkreli
Mërgim Korça: Përkujtesë e drejtuar historianëve të Akademisë Shkencave...