Editorial
Kastriot Frashëri: Kanadaja, shansi që s’duhet ta humbasim
E enjte, 13.12.2007, 06:55 PM
Nga Kastriot Frashëri
![]() |
Kastriot Frasheri |
Por, duke u njohur me këto realitete, nuk mund të mos na tërhiqnin vëmendjen disa çështje që preokupojnë këtë komunitet, që ata të mund të shfrytëzojnë të gjitha mundësinë që u ka ofruar qeveria e Kanadasë për arsimimin dhe mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të tyre, një problem shqetësues ky që po shoqërohet me braktisjen e këtyre klasave, çka do të sjellë shumë shpejt mbylljen e tyre, për mosplotësim të numrit të nxënësve etj. Duke iu kërkuar bashkëatdhetarëve tanë të punojnë dhe jetojnë me ndershmëri, të arsimohen dhe edukohen për të përfaqësuar denjësisht emrin e shqiptarit në botë, si dhe duke iu sugjeruar atyre të punojnë pareshtur për forcimin e urave të miqësisë, për përparimin dhe begatimin e Kanadasë në botë, si atdheun e tyre të dytë, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse i ftojmë bashkëatdhetarët tanë të bëhen njësh me vendin mikpritës dhe të përfitojnë të gjitha shanset që iu ofrohen nga shteti kanadez. Në Toronto komunitei shqiptar ka në dispozicion të informimit një gazetë në gjuhën shqipe, gazetën “JON”, që botohet nga zoti Kliton Verli. Gjithashtu ka një program televizv në gjuhën shqipe “Pasqyra Shqiptare - OMNI TV”, që mundësohet falë kontributit të zotit Ilir Lena, producent dhe që transmentohet për shqiptarët nga Televizioni OMNI TV në Kanada. Duke i inkurajuar për këtë sipërmarrje atdhetare, iu kërkuam atyre të bënin të gjitha përpjekjet për pasurimin dhe vazhdimësinë e këtyre mediave, si të vetmet mjete informimi në gjuhën shqipe në Kanada, si shprehëse të opinionit publik dhe ente komunikimi të komunitetit shqiptar me mbarë botën.
Duke biseduar me lidershpin e shqiptarëve në Kanada, u evidentua roli i madh që duhet të luajnë këto bashkësi në organizimin e jetës në të gjitha fushat në komunitetin shqiptar dhe u diskutua mbi performancën që duhet të kenë në të ardhmen këto bashkësi për sa i përket evidentimit, organizimit dhe bashkimit të shqiptarëve në Kanada. Gjithashtu u ripërsërit shqetësimi ynë i përbashkët për arsimimin e fëmijëve dhe mësimin e gjuhës shqipe, të bërë realitet nga qeveria kanadeze, por të abandonuara nga vetë shqiptarët, veprime këto që do të çojnë shumë shpejt në mbylljen nga qeveria të këtyre shkollave.
Sikundër, nga ana tjetër, iu bëmë thirrje të pranishmëve të mbështesin gazetën “JON’ dhe programin televiziv në gjuhën shqipe “Pasqyra Shqiptare” që transmentohet nga Televizioni OMNI, si mjete të domosdoshme të informimit publik, të cilat me ekzistencën dhe veprimtarinë e tyre do t’i japin një peshë më të madhe këtij komuniteti në Kanada. Nuk mund të mos konstatonim se ky komunitet është më i organizuari në gjithë botën dhe është luks për ata që kanë një trashëgimi të pasur shqiptare.
Padyshim që këto marrëdhënie të mira midis dy vendeve tona u konfirmuan dhe në takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, në pritjen e zotit Yvan Jobin, Zv. Drejtor i Drejtorisë së Europës Lindore dhe Divizionin e Ballkanit. Në këtë takim, u tha se zanafilla e këtyre marrëdhënieve miqësore nis pothuajse rreth një shekull më parë, kur Hon. Mr. N. W. Rowell, delegat i Kanadasë në Lidhjen e Kombeve (League of Nations-K.F) në Gjenevë, më 1920, me përkushtimin dhe qëndrimin e tij bëri të mundur mbështetjen dhe pranimin e shtetit të sapo krijuar të Shqipërisë në familjen e madhe të Kombeve. Në këtë kontekst, u evidentua më tej mbështetja e madhe financiare, ndihma dhe asistenca teknike që ka dhënë në vite qeveria e Kanadasë për Shqipërinë. Nga ana tjetër, iu kërkua autoritetve kanadeze më shumë prezencë të Kanadasë në Shqipëri, duke përfshirë biznesin, teknologjinë e informacionit, letërsinë, kulturën, etj., si dhe u kërkua mbështetja e saj për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike. Qeveria shqiptare, nga ana e saj, duhet të gjejë rrugët dhe mënyrat e duhura dhe të ftojë pa rezerva biznesin kanadez për të qenë më i pranishëm në vendin tonë, duke gjetur rrugët e mundshme për afrimin e investitorëve dhe biznesmenëve nga Kanadaja. Duke mbetur në këtë çështje, u kërkua mbështetja e qeverisë së Kanadasë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, për pavarësinë e saj, si një faktor paqeje në Europën Juglindore. Mikpritësi shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e tij në konsolidimin dhe ecjen përpara të këtyre marrdhënieve, duke konfirmuar se zhvillimi pozitiv i tyre, ka gadishmërinë dhe mbështetjen e Kanadasë për Shqipërinë.
Në shërbim të konsoldimit të plotë të këtyre marrëdhënieve qeveria shqiptare duhet të jetë më aktive në të ardhmen për përparimin e tyre. Nga opinioni i shqiptarëve në Kanda duhet thënë se roli i ambasadorit shqiptar në Ottawa, z. Besnik Konçi, është i pranishëm dhe efikas në ndërtimin e këtyre urave tradicioanle që kanë ekzistuar midis dy vendeve tona, por nga ana tjetër ministria jonë e jashtme duhet të rritë numrin e diplomatëve atje.
Nuk mund të mos evidentohet edhe roli i Qendrës Munk për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Torontos dhe në veçanti i Prof. Dr. Robert C. Austin, një veprimtar i njohur që punon prej vitesh për konsolidimin e marrëdhënieve të Kandasë me Shqipërinë, në monitorimin e situatës në Kosovë, në negocimin e kësaj çështje kapitale jo vetëm për shqiptarët, por dhe për mbarë komunitetin ndërkombëtar si dhe në ndikimin e madh të kësaj qendre në zgjidhjen e problemeve jo vetëm në Ballkan, në Europën Lindore, por dhe në botë. Ky realitet dhe mjedis konkret, ku sendërtohen marrëdhëniet historike dhe aktuale shqiptaro-kanadeze të nxit të mendosh se kërkohet një angazhim më i madh jo vetëm i lobit shqiptar në Kanada, por dhe i shtetit e institucioneve të tjera të Tiranës zyrtare, i shoqërisë civile dhe individëve me kontribute atdhetare, ku vizita e kyeministrit Berisha, tashti së fundi, në Ottawa do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm dhe ecjes përpara të këtyre marrëdhënieve.