E marte, 29.09.2020, 06:09 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Korpusi Amerikan i Paqes...

E diele, 07.11.2010, 08:58 PM


Presidenti Kennedy me Drejtorin e  pare te Korpusit te Paqes, Shriver
Presidenti Kennedy me Drejtorin e pare te Korpusit te Paqes, Shriver

 

KORPUSI AMERIKAN I PAQES:  ME RASTIN E 50-VJETORIT TE THEMELIMIT DHE NE KUADER TE 20-VJETORIT TE MARREDHENJEVE SHQIPTARO-AMERIKANE

 

Nga Frank Shkreli

 

Pesedhjete vjete me pare, Senatori i atehereshem John F. Kennedy, mbajti nje fjalim historik gjate fushates se tij per president ne Universitetin e Michigenit, ne Tetor te vitit 1960,  qe nje vit me vone coi ne formimin e Korpusit te Paqes.  Me ate rast, John F. Kennedy u beri nje thirrje emoocionale studenteve universitare qe te shkonin si vullnetare per nje vit ose dy, ne vendet ne zhvillim. Ne shkallet e Univeristetit Michigen, John F. Kennedy i sfidoi studentet amerikane qe t'i sherbenin vendit te tyre ne kauzen per paqe duke jetuar dhe duke punuar ne vendet ne zhvillim, ane e mbane botes.  Vetem disa jave pas fjalimit,  studentet filluan te mblidhenin firma ne perkrahje te kesaje ideje dhe keshtu lindi Korpusi i Paqes.  Kongresi amerikan, si rrjedhim, miratoi ne vitin 1961 legjislacionin duke i dhene Korpusit te Paqes mandatin "per te promovuar paqen dhe miqesine ne bote".  Megjithese kane kaluar 50-vjete, kejo thirrje degjohet edhe sot, dhe shume te rinje i pergjigjen gjithnje apelit te Presidentit Kennedy per te sherbyer vullnetarisht ane e mbane botes, per kauzen e paqes dhe miqesise midis popujve.

 

 Misioni i Korpusit Amerikan  te Paqes, atehere dhe sot eshte qe vullnetaret e ketij enti qeveritar amerikan te ndihmojne  vendet ne zhvillim, me qellim qe ato vete te ndermarrin programe zhvillimi; qe te promovojne nje mirekuptim me te madh per amerikanet nga ana e te huajve dhe te kontribojne gjithashtu drejte nje mirekuptimi me te madh te popujve ane e mbane botes per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.  Fillimisht, vullnetaret punonin si mesues, por me vone puna e tyre u zgjerua edhe ne fushe te tjera sic eshte zhvillimi ekonomik dhe programe te sektorit te mjedisit, teknologjise, e tjera.

 

"Gjeja qe e ben edhe sot Korpusin e Paqes te mbrekullueshem eshte fakti se ne vazhdojme te jemi ajo ura qe ben te mundur arritjen e sukseseve te medha ane e mbane botes, nga nje person ne tjetrin dhe nga nje komunitet ne tjeterin",  i tha gazetes amerikane USA Today, me rastin e ketij pervjetori, Drejtori i Korpusit te Paqes, Zoti Aaron Williams.  Kejo "ure" e Korpusit te Paqes, per te cilen flet Zoti Williams, me Shqiperine nuk ekzistonte para Marsit te vitit 1991, date kejo kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia lidhen marredhenjet diplomatike pas 45 vjetesh.  Grupi i pare i vullnetareve i perbere prej 21 vetash, sipas Korpusit te Paqes, mberrijti ne Shqiperi ne Qershor te vitit 1992 dhe menjehere filluan veprimtarine e tyre duke dhene mesim ne anglisht ne shkolla te mesme dhe universitete.  Ky grup u pasua nga dergimi i 12 vullnetareve te tjere qe moren pjese ne nje projekt te zhvillimit te biznisit te vogel.  Programi per Shqiperine u zgjerua perseri ne vitin 1995 me 15 vullnetare te tjere per nje projekt bujqesor.  Ne vitin 1997, ishte ne plan qe programet e Korpusit te Paqes ne Shqiperi te shtoheshin dhe te zgjeroheshin edhe me shume, por tragjedia e vitit 1977 coi ne evakuimin e  te gjithe vullnetareve te Korpusit Amerikan te Paqes dhe ne mbylljen e misionit te tij ne Shqiperi.  Pas nje mungese prej gjashte vjetesh,  vullnetaret e Korpusit te Paqes ri-kethehen ne Shqiperi per te filluar trajnimet per nje projekt ne ndihmese te bashkive dhe per zhvillimin e projekteve per mesimin e gjuhes anglisht, si edhe per projekte te sherbimit shendetesor, nder te tjera.  Sipas Korpusit te Paqes vullnetaret e tij ne Shqiperi punojne dhe bashkrendojne  gjithe aktivitetin e tyre me organizma dhe ente te qeverise shqiptare, USAID, organizata jo qeveritare shqiptare, universitete  dhe me drejtore shkollash ane e mbane Shqiperise. Ata marrin pjese ne projekte sic jane  planifikimi urban, zhvillimi ekonomik, zhvillimi turistik, planifikimi strategjik si edhe ne promovimin e pjesemarrjes se qytetareve qe te kene nje ze ne vendimarrjen e tyre ne komunitetet  ku jetojne.

 

Korpusi i Paqes thote se eshte ne dijeni te shume perpjekjeve per te ndihmuar bashkite dhe komunat ne Shqiperi dhe se eshte duke kerkuar bashkpunim me ente te tjera qe  perkrahin qeverite lokale, organizatat jo-qeveritare, si dhe grupe te ndryshme te komuniteteve, ne perpjekje  per realizimin e objektivave te tyre ne nivelin lokal.  Zhvillimi dhe perforcimi i organizatave dhe enteve vendore eshte me rendesi jetesore per fshatrat dhe komunat  ane e mbane Shqiperise, po te merret parasyshe mungesa e besimit te publikut shqiptar ne politike dhe ne institucionet qendrore te vendit. 

 

 Puna dhe veprimtaria e vullnetareve te suksesshem te Korpusit Amerikan te Paqes eshte nje kontribut me vlere per te dy palet, pasi  ndihmon ne njoftimin dhe mire-kuptimin e perbashket midis popujve dhe shteteve.  Le te shpresojme qe ne kete 20-vjetor, te lidhjes se marredhenjeve midis Washingtonit dhe Tiranes qe po afrohet, vullnetaret e Korpusit te Paqes ne Shqiperi, te krijojne lidhje dhe njohuri pozitive me shqiptare ane e mbane vendit, te cilet rradhe here kane mundesi kontaktesh me amerikane dhe qe veprimtaria e ketyre vullnetareve amerikane ne Shqiperi te kontriboje edhe ne perforcimin e marredhenjeve midis dy popujve tane ne pervjetorin e 20-tet te vendosjes se marredhenjeve diplomatike midis dy vendeve.

 

Ne kete 50-vjetor, Korpusi Amerikan i Paqes vazhdon te  promovoje paqen e miqesine ane mbane botes me 7, 671 vullnetare ne 77 vende, duke perfshire edhe Shqiperine.   Kosova, sic duket eshte ne listen e 20 vendeve qe presin aprovimin e Korpusit te Paqes per te derguar vullnetare ne shtetin me te ri te botes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora