E premte, 26.04.2024, 09:38 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Jahja Kokaj: Një konferencë ndërkombëtare për ndotjet dhe energjinë

E premte, 22.10.2010, 08:55 PM


NJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR NDOTJET DHE ENERGJINË

(FALENDËRIME PUBLIKE DR. BLERIM REXHA)

 

Para dy vitësh në Prishtinë u organizua një konferencë për NDOTJET DHE  ZHVILLIMET ENERGJETIKE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI. Këto ditë u botua libri i punimeve të recenzuara. Konferenca ishte mjaft e sukseseshme, dhe ishte njëra nga tetë Konferencat e Takimit të Tretë  IASH. MInistria e Energjetikës të Kosovës dhe posaçërisht zv. Ministri i kësaj ministrie Dr.  Blerim Rexha, professor i shkëlqyueshëm i Fakulteteit të Elektroteknikës në Prishtinë dhe studjues mjaft i sukseseshëm,  ka meritat dhe falënderimet e veçanta për botimin e librit, i cili pas një procedure profesionale të recenzimit, që bëhet në kuadër të IASH dhe këshillit botues në krye me Dr. Robert

Magarin, u botua si libër. Natyrisht i tërë aktiviteti është organizuar sipas udhëzimeve të Drejtorit Gjeneral të IASH, Dr. Niko Qafokut.

Falë kontributit të shkëlqyeshëm të Dr. Blerim Rexha, zv, Ministër i Ministrisë së Energjetikës në Kosovë, librat ku gjendeshim punimet e zgjedhura nga recenzentët, të cilat sipas disa komenteve shënojnë një kontribut të rrallë për problemet e energjisë dhe ndotjeve, janë shpërndarë falas, jo vetëm të gjithë autorëve (nëse dikush nuk i ka marrë akoma, le të lajmrohet) por edhe studjuesëve të tjerë. Për këtë, në emër të drejtorit general  të IASH, dhe kolegëve  të tjerë, unë falënderoj kështu në mënyrë publike Dr. Blerim Rexha. Ishte fat për Kosovën dhe shkencën shqipetare kur në ballë të një fukcioni të ketillë –zv ministër, ishte një shkencëtar me profil ndërkombetar.

Pas një suksesi të dukshëm të takimit të radhës të IASH dhe konferencës në fjalë, kishte zëra se cila ishte kompetenca e IASH për të organizuar një konferncë të këtillë, dhe posaçërisht ku është kompetenca profesonale e ime si kryetar i Konferencës për Ndotjet dhe zhvillimet energjetike.

Këtu me attachment mund të lexojnë të gjithë kolegët që dëshirojnë të marrin pjesë në një Forum ndërkombëtar lidhur me prodhimin e ENËRGJISË ME NIVELE TË ULTA TË KARBONIT QË MBAHET NË FUND TË NËTORIT NË Kinë, në fund tl këtij viti. Pra zemra e këtij formumi është energjia dhe ndotja.

Qëllimi i këtij mesazhi është të falënderoj Dr. Rexha dhe t’i njohtoj të gjithë kolegët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë Forum ndërkombetar, ku siqë shihet nga letra e bashkelidhur me këtë mesazh, unë jam njëri nga ligjëruesit e ftuar, në bazë të rezultateve të mija paraprake të botuara shkencore në lëmin në fjalë.  Detajet për vendin dhe kohën e mbajes së Forumit, mund të shihen në letrën e bashkelidhur, pasaj me adresat e shënuara këtu, ato mund të gjenden në internet.

 

Me respekt të sinqertë,

Jahja Kokaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora