E shtune, 27.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Editorial

Neki Lulaj: Udhëheqësia politike, Akademia e shkencave, Intelegjenca dhe spektri i gjerë intelektual mban përgjegjësinë për gjendjën në Kosovë?

E hene, 19.07.2010, 09:59 PM


Udhëheqësia politike, Akademia e shkencave, Intelegjenca dhe spektri i gjerë intelektual mban përgjegjësinë për gjendjën në Kosovë?

 

Nga Neki Lulaj

 

Shkruhët e flitet shumë shpesh për feregjet e vajzave, nuseve të reja mjekrat e cjapave nëpër vende publike e besa ka arritur të depërtojë edhe në Kalatë e kulturës dhe të diturisë, pra edhe nëpër shkolla e besoj se do të arrijë të ngjitët edhe shkallëve të Universitetit.

Bëhen propozime dhe shihën pas asaj se duhet futur si lëndë shkollore Edukata religjioze, neve nuk u ngopëm akoma me 500 vjet shtypje e robëri ndër thundrën e egër të turkoshakve me thirrjën Allahu Agber e robëri deri në fytë e hareme për vehtën e vet. Bile bile, veshjet edhe të një pjese të meshkujve me rroba talibanqe e me mjekrra çetnikqe të jep me kuptuar se sa i ka hapë rrënjët Myslimanizmi, rrënjët në vendet publike në Kosovë, Shqipëri, Iliridë, Tetovë, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Dibër, Ohër, Ulqin dhe çdokund ku ka shqiptarë.......!

SHIK-u famëkeq me banditët e pushkëve të natës, dhe me emrat e apostrofuar që qindra herë nëpër mjetet elektronike, ata sigurisht kanë imunitetin e Qeverisë se Kosovës sepse si dukët atyre po u konvenon anarkia, ngase me kërcenime dhe anarki morën edhe pushtetin. Me vrasjat dhe likuidimet e atentateve polike duke vrarë atdhetaret dhe patriotet me të devotshëm të atdheut tanë, që nga Tirana, Prishtina dhe nëpër pjesët e ndryshme të Kosovës çka Dukagjini dhe Prishina ishin me te goditurat, nga atentatet politike.

Kosova akoma edhe sot e kësaj dite kullon gjak, asaj toke i vije era plagë varresh dhe erë gjaku e ata vazhdonin krimin e tyre sigurisht ata ishin argatët dhe shërbëtorët e Sllobodan Millosheviqit i cili kurrë nuk diti të ngopet me gjakun e shqiptarit që skuadrat vrastare të tyre vritnin fëmijë, nuse shtatzëna pleqë, plaka dhe çdo gjë që ishte shqiptare, ky ishte qëllimi i shkollarëve dhe gjakatarëve millosheviqian dhe vazhdimësia e bijëve duke kryer amanetet anë e kënd Kosovës?

Mirëpo me ardhjën e monistëve në pushtet krimi politik pushtoi ndërroi kahjen lumi i bastardimeve dhe vazhdoi avazhin krimi ekonomik për tu pasuruar qeveritarët e ardhur në pushtet për tu lidhur mirë e fortë me UNMIK-un dhe EULEX-in dhe haraqin e vjelur në popull dhe donacionet që i ndanë bota me i ndarë mirashejtas për gjysëm. Kurse në anën tjetër duke bërë propagandë çka as fëmijët e djepit e kanë kuptuar dhe nuk po u zënë me besë paqavurëve të tyre? Mjerë LDK-ja që mban këmbanën e turpit dhe qëndron me pushkagjinjët e krimeve në pushtet qëndron me Feregjet e bardha dhe talibanët dhe nuk i lufton ata në asnjë mënyrë. Është numër i madh i atyre familjeve që akoma sot e kësaj dite jetojnë në tenda, nuk është numër kurgjo më i vogël i të burgosurve të ndërgjegjës që jetojnë në varfëri të skajshme pas vuajtjes së dënimit me dy dekada e më shumë nëpër kazamatet serbe.

Një pjesë e tyre u rreshtuan në krahun e UÇK-së por pas luftës u zhgënjyen si shtresë e harruar nga shoqëria dhe nga qeveritarët në pushtet. Rast i freskët është i burgosuri i ndërgjegjës Rrahman Bahtiri i ndjerë i cili në mungesë të barërave dhe të kushteve elementare për jetë, ndërroi jetë në Prishtinë. Rasti tjetër ekletant është se historia e harroi luftën nëpërmes paqeruajtësve të huaj. Vetëvrasja e ushtarit të UÇK-së Haki Sadik Babaj nga Llausha e Skënderajt, invalid i luftës jap të kuptojmë se robëria nuk është përshëndetur me popujt e robëruar ndër shekuj.

Kjo na bind se vetëm popujt e robëruar i vrajnë heronjtë pas luftës, kjo ndodhi me atdhetarët tanë që lugetërit e natës nuk i kursyen dhe bijtë e Milloshit vranë Ahmet Krasniqin në Tiranë dhe Tahir Zemën në Pejë si dhe vrasjet e tjera politike nëpër Kosovë. Kurse në Kosovën e pasluftës vërshuan kultura të shumta talibaneze , turke, indiane e çka tjera , mjekrat e cjapave të bjeshkëve të Sharrit dhe të Alpeve të Kosovës zunë vendin dominant dhe askush spo ua ”prishë as tymin e duhanit”. Atyre duhet ndaluar rreptësisht aktivitetin e tyre kriminal, që as në vende publike të mos jenë prezent për ndryshe rrënjët e myslimanizmit talibanoturk nuk do mund ti luftojë as CIA dhe askush mbi këtë botë por secili ta pastroj rrethin e vet familjar dhe shoqëror.



(Vota: 50 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora